Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kush e mund me vota Sali Berishën?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Keni vrarë njerëz në mes të Bulevardit, gazetari përplaset me ish-kryeministrin

Nga: Kreshnik Spahiu

Loja “Luftash” e çiftit Basha-Berisha ka mbaruar. Tashmë Sali Berishës i fillon një tjetër sfidë, ajo me SHBA.

Zgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar partie i rezultoi shumë e suksesshme Sali Berishës:

– E emëroi kur deshte

– E përdori si deshte

– E ngarkoi me pëgjegjesite që deshte

– E hoqi kur deshte

Berisha rikthehet krye të opozitës në momentin që i intereson atij, pasi i faturoi çdo humbje dhe çdo dështim Lulzim Bashës.

Rikthehet pas 9 vjetësh, a thua sikur nuk ka aspak faj dhe përgjegjsi për humbjet.

Rikthehet jo me doreheqjen e Lulzim Bashës, por me poshtrimin e tij.

E përdori Lulzim Bashën në mënyrën më të duhur të një politikani dhe e flaku si leckë.

A do e largonte dot edhe Sokol Olldashin në këtë mënyrë?

Sigurisht që jo, sepse Lulzim Basha është politikani më vetmitar, që nuk ka asnjë mik dhe shok. Ai babë, shok, mik, vëlla kish Sali Berishën.

Për sa kohë e mbronte Berisha, ai s’kishte nevojë për askënd tjetër, por ditën që Berisha nuk e mbështeti, atë e lëshuan të gjithë.

Askush tjetër si Lulzim Basha nuk mund të ishte kryetari “tele-komanduar” i Berishes.

Lulzimi me kostumin e zi dhe kollare, s’kishte asnjë lidhje me fasadën dhe performancën. Kostumi dhe kollarja nuk e bëri dot lider as përballe Edi Ramës që fitoj disa gara pa brekë ose me tuta.

Kostumi kinez 4 numra më i madh që vishte çdo ditë Luzimi, nuk e fshehën dot mediokritetin dhe paaftësinë e tij.

Lulzimi u përdor nga të gjithë dhe e flakën të gjithë njëkohësosht.

– e përdori Edi Rama që nga viti 2017 kur e futi në bashkëqeverisje

– e përdori Sali Berisha 9 vjet për çdo vendimarrje që i interesonte

– e përdori Ilir Meta për të mbush sheshet me demokrat “populli 2 Marsit”

– e përdorën amerikanët për të larguar Berishëm nga partia

– e përdorën rusët që i financuan 700.000 nga banka ukrainase dhe skoceze

Lulzim Basha u vet-përdor me kënaqësi sepse s’kish asnjë pasion për politikën.

Vetëm një kleptoman apo i çmendur mund të blente 4 vila me pishinë 4 muaj para zgjedhjeve në të cilat garonte për kryeministër.

Nuk kishte durim as 4 muaj që të priste.

Por faji nuk është i Luzimit, por i atyre që e mbështesnin Lulzimin, edhe kur ne prej vitesh dhe çdo ditë e denonconim Lulzimin, ata e mbështesnin.

– I shkuan pas në 2017 ndonese ai shiti kauzën e “Çadrës së Lirisë”

– I shkuan pas kur SHBA dhe BE i thanë: “Mos digjni mandatet”

– I shkuan pas kur bojkotoi zgjedhjet lokale

– I shkuan pas kur bënte pazare me qeverinë

– I shkuan pas kur humbi në 25 Prill

– I shkuan pas kur u rizgjodh në 20 korrik

– I shkuan pas ku blindoi dyert me çelik

Në fakt në shumicën e tasteve i shkuan pas sepse ashtu e donte Saliu.

Të gjithë ishin me sy nga Berisha, dhe ishin të bindur që ai edhe me një status në Facebook mund ta largonte.

Lulzim Basha deklaroi para 4 muajsh se do udhëtonte në SHBA, si mysafir i Departamentit Amerikan të Shtetit. Çuditërisht vizita e tij u anulua sërish dhe në Maj mbush plot 5 vjet që ai s’ka shkelur në tokën amerikane.

Po cila është arsyeja e vërtetë që u anulua vizita e fundit e Lulzim Bashës në SHBA?

Dyshime të forta hedhin dritë-hije mbi një tentativë për marrëveshje mes Bashës dhe Berishës, sepse të dy kanë ruajtur ende kontakte të fshehta mes tyre.

PD sot u rikthye në vitin 2013, pikërisht në ditën ku militantët u përlotëm nga doreheqja por që ai de fakto kur nuk hoqi dorë nga posti kryetarit në hije.

Skema me zgjedhjen e një “Lulzimi” që aktron si kryetar ju dogj dhe nuk mund të përsëritet duke emëruar një Luzim tjetër.

Nga sot Berisha nuk do ketë më “luftë” me Lulzimin, por me Washingtonin dhe për këtë duhet zgjidhet kryetar i Partisë Demikratike.

Berisha ndoshta shpreson se Amerika do ndryshoj qëndrim, ashtu siç bëri pas ngjarjeve të 1997, por këtë rradhë me një ndryshim. Berisha s’ka më vite për të rikuperuar. Zgjedhjet e 2025 janë fisheku fundit i Berishës por edhe treni fundit për demokratët, sepse humbja do e gjente Berishën 88 vjeç deri në 2029, ndërsa demokratët 16 vjet rrugeve duke u rrahur me njëri-tjetrin se kush e ka fajin.

2025 rrezikon të shkrijë Saliun dhe partinë e cila natyrisht është 10 herë më e dobët se në 2013 kur Berisha ishte kryeministër i “sukseseve”.

Mos harroni Berisha me “Bush” në krah si kryeministër dhe humbi me 1 milion vota.

Po me “Biden” kundërshtar me sa vota do humbë?

Tags: bashaBerishaPD

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Në Gjermani uji po pakësohet

Në Gjermani uji po pakësohet

Çfarë ndikimi mund të ketë rifitimi i territorit nga Ukraina?

Çfarë ndikimi mund të ketë rifitimi i territorit nga Ukraina?

Marrëveshje për a*mëpushim në rajonin e Luhanskut

Marrëveshje për a*mëpushim në rajonin e Luhanskut







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com