Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kush duhet ta përdorë emrin “Maqedoni”?

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Kush duhet ta përdorë emrin “Maqedoni”?

Nga Neophytos Loizides, “Transitions Online”/Në “breshërinë” më të fundit të një mosmarrëveshjeje të gjatë mbi të drejtën e përdorimit të emrit “Maqedoni”, rreth 300.000 qytetarë të Maqedonisë greke, u mblodhën në Selanik më 21 janar kundër përdorimit të emrit nga fqinji verior, emri kushtetues i të cilës është Republika e Maqedonisë.

Madhësia e turmave dhe ndenja e forcës që shpaloset, e bën të qartë që pas disa dekadash mllefi, është koha t’i jepet fund këtij konflikti. Pjesa më e madhe e mosmarrëveshjes e ka origjinën thellë në histori.

Grekët mbërritën në rajon në shekullin XII Para Krishtit, dhe qytetet helene krijuan lidhjet me mbretërinë e lashtë maqedonase shumë kohë para se t’ia behnin sllavët në shekullin VII Pas Krishtit.

Ndërsa Maqedonia pranoi shumë kultura të ndryshme për shekuj me radhë, banorët e saj e konsideronin veten “maqedonas” – dhe që nga periudha osmane, ata e përdorën përgjithësisht këtë term për veten, pavarësisht nga gjuha ose përkatësia kombëtare.

Në zemër të argumentit, është nëse ndonjë prej grupeve etnike të Ballkanit, duhet të monopolizojë apo jo trashëgiminë e Maqedonisë, apo nëse ky emër mund të përdoret në mënyrë konstruktive nga të gjithë në rajon.

Sot,  më shumë se 100 vende e njohin fqinjin verior të Greqisë si Republika e Maqedonisë, kështu që deri kohët e fundit, udhëheqësit e saj nuk kishin ndonjë nxitje për kompromis mbi këtë çështje. Por tanimë ata synojnë seriozisht hyrjen në BE-së dhe NATO – dhe në të dyja rastet, Greqia do të duhej të japë votën e saj pro.

Perspektiva që republika të mund t’u bashkohet dy organizatave, është shumë e mirëpritur në Perëndim, si një mënyrë për të kufizuar ndikimin e Rusisë. Prandaj shtysa për të zgjidhur mosmarrëveshjen është përtërirë. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, kanë shfrytëzuar disa mundësi për ta zgjidhur këtë problem.

Shansi i tyre i fundit më i mirë ishte para krizës financiare të vitit 2008, kur Greqia kishte  udhëheqës të moderuar, të gatshëm për të normalizuar marrëdhëniet e jashtme të vendit. Aktualisht, ajo po përpiqet ende ta rimarrë veten nga një krizë financiare 10-vjeçare dhe qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Alexis Tsipras, i mungon koha dhe energjia për nismat e paqes.

Tsipras qeveris vendin në koalicion me Grekët e Pavarur të krahut të djathtë, të cilët kanë gjasa të kundërshtojnë çdo lloj kompromisi mbi emrin “Maqedoni”. Por Tsipras nuk është aq i dobët sa mendojnë disa në mediat e huaja.

Një kompromis, do t’i sigurojë mbështetjen e fortë të partisë së tij, dhe së paku, një prej partive më liberale të Greqisë, duke kontribuar kështu në një rikonfigurim konstruktiv në politikën greke.

Grekët e krahinës së Maqedonisë në pjesën veriore të vendit, e konsiderojnë trashëgiminë e lashtë maqedonase një pjesë integrale të kulturës së tyre, dhe kundërshtojnë çdo përdorim të emrit (nga republika fqinje).

Maqedonia greke ruan një ndikim disproporcional mbi qeverinë në Athinë, dhe në dekadat e fundit çështja e emrit ka përcaktuar madje deri edhe fatin e zgjedhjeve parlamentare.

Rajoni është në fakt më i madh në popullatë dhe në hapësirë, sesa fqinji i tij sovran në veri – megjithatë nuk ka një zë zyrtar në negociatat e të dyja vendeve. Ndryshe nga anëtarët e tjerë të BE-së, Greqia është një shtet shumë i centralizuar.

Mund të imagjinojmë struktura të reja të decentralizuara në të ardhmen, dhe një “Republikë të Maqedonisë” brenda vetë Greqisë, me parlamentin e vet dhe administratën lokale.

Por në mungesë të strukturave të decentralizuara, vetë Tsipras duhet të bindë elektoratin e tij dhe banorët e Maqedonisë greke, se një marrëveshje do të sigurojë përdorimin prej tyre të emrit dhe trashëgimisë kulturore. Duhet të ekzistojnë përpjekje në bazë, për të bashkuar liderët lokalë dhe qytetarët.

Për të mbrojtur legjitimitetin lokal, Tsipras duhet të shmangë një referendum tjetër të rrezikshëm kombëtar, dhe në vend të kësaj të kërkojnë një miratimin “e një shumice të dyfishtë” në parlamentin grek, ku një shumicë e deputetëve të Maqedonisë greke, do të duhet të mbështesin çdo vendim.

Ndërkohë, në kryeqytetin e fqinjit verior, Shkup, qeveria e re e moderuar e kryeministrit Zoran Zaev po përballet tani me nacionalizmin e paraardhësve të tij, të cilët e përdorën 10-vjeçarin e kaluar për të pasuruar veten, dhe për të ndërtuar kopje të monumenteve të lashtë maqedonas në Shkup.

Statuja gjigante prej bronzi e Aleksandrit të Madh, e ngritur në qendër të qytetit në vitin 2011, shkaktonte humbjen e miqve ndërkombëtare dhe simpatisë së tyre, por më e rëndësishmja, ajo nxiti përçarje dhe ngriti pritshmëri jorealiste në mesin e qytetarëve të republikës.

Negociatori udhëheqës i OKB-së, Matthew Nimetz, ka sugjeruar opsionet e përdorimit sllav të termit – si Republika Nova Makedonija dhe Republika Makedonija (Shkup) – por deri më tani, këto propozime duken të pakëndshme për të dy palët.

Një opsion i tretë i imagjinueshëm, do të ishte që ajo të përqafonte një emër që pasqyron arritjet e fundit të vendit, si një shoqëri multietnike pas marrëveshjes së paqes të vitit 2001 me pakicën e madhe shqiptare.

Qeveria në Shkup, ka ndërmarrë një sfidë tjetër duke pranuar mbajtjen e një referendumi pas arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë. Siç dëshmojnë ngjarjet e fundit në Qipro, Kolumbi dhe Britani të Madhe, referendumet nuk janë mjeti më i mirë i zgjidhjes së problemeve komplekse.

Megjithatë, për avantazhin e Zaevit, shqiptarët e Maqedonisë, që përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë, kanë gjasa të votojnë me shumicë dërrmuese në favor të kompromisit ose – në varësi të përcaktimit të pyetjes – të abstenojnë. Ose mund ta bënin shumë të vështirë, që ata që kundërshtojnë marrëveshjen të arrijnë pragun e kërkuar prej 50 për qind.

Megjithatë, ndërsa Zaev e përshkroi referendumin si një garanci për Greqinë se marrëveshja do të jetë e përhershme, disa pjesë të çdo marrëveshjeje mund të kërkojnë gjithashtu një miratim prej dy të tretash në parlament, shumicë që qeveria e tij nuk e ka.

Ka shumë lojtarë të jashtëm, të cilët mund të ndihmojnë në ecjen e procesit përpara, qoftë BE-ja me perspektivën e anëtarësimit të plotë, apo OKB-ja me rolin e saj ndërmjetësues. Por, përfundimisht, ky problem mund të zgjidhet vetëm nëse udhëheqësit, karrierat e të cilëve varen nga produktit që japin, mund të tregojnë aftësitë politike dhe diplomatike që kërkohen prej tyre.

Shënim: Neophytos Loizides, është profesor i Analizës së Konflikteve Ndërkombëtare në Universitetin e Kentit.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: AthineemrinGreqiakushmaqedonipërdorëShkup

TË LIDHURA

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Next Post
Kreu i Policisë së Shtetit e nis punën nga Shkodra. Takime të ethshme një ditë pas…

Kreu i Policisë së Shtetit e nis punën nga Shkodra. Takime të ethshme një ditë pas…

Ish-deputetja socialiste, në mes të dimrit pushime në shkretëtirë

Ish-deputetja socialiste, në mes të dimrit pushime në shkretëtirë

Vdes nga fruthi foshnja 7-muajshe në Pediatrinë e QSUT-së

Vdes nga fruthi foshnja 7-muajshe në Pediatrinë e QSUT-së







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com