Kurtin dhe Osmanin i presin me picë në Obiliq

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me presidentene e Kosovës, Vjosa Osmani, janë takuar ditën e sotme me qytetarët e Obiliqit.

Ata iu kanë premtuar qytetarëve një jetë më të mirë dhe pa korrupsion në katër vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, në kohën që ata po ecnin në sheshin e Obiliqit, një nga qytetarët iu ka ofruar atyre një picë, të cilën Kurti e ka pranuar dhe e ka konsumuar gjatë kohës që ka përshëndetur qytetarët.

Në vazhdim të tubimit, Osmani iu ka bërë thirrje qytetarëve për mbëshetje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurti, në fjalën e tij ka thënë se këto zgjedhje janë referendum dhe se ai bashkë me Vjosa Osmanin është është një shtet të së drejtës dhe punësimit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më datë 14 shkurt.