Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kur sporti ndryshon historinë

8 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Kur sporti ndryshon historinë

 

Njerëzit janë kafshë sociale, dhe një nga mënyrat me të cilat ne lidhemi me njëri-tjetrin është duke luajtur së bashku lojëra. Dhe kur një i rritur luan lojëra dhe e merr këtë seriozisht, ky është një sport. Natyra konkurruese e sportit, i ka dhënë atij një rol vendimtar në histori – teksa një komb konkuron kombin tjetër, dhe individët përpiqen të jenë më të mirët. Prandaj nuk është çudi, pse sportet e kanë ndryshuar më shumë se një herë rrjedhën e historisë.

 Diplomacia e Ping-Pongut

Lufta e Ftohtë e ndau botën më dysh. Vendet komuniste, ngritën një mur të ftohtë ndaj Perëndimit. Pasi u bë komuniste, Kina qe në fakt një nga kombet më të padepërtueshme. Muri i Madh Kinez u kalua më në fund nga një top ping-pongu. Ndërsa ekipi kombëtar amerikan i ping-pongut ndodhej për një turne ndërkombëtar në Japoni në vitin 1971, mori një ftesë për të vizituar Kinën.

Ajo qe ftesa e parë për amerikanët në Kinën Komuniste. Kjo e interpretuya si një lloj hapjeje, dhe presidenti Nikson nxitoi të përfitojë nga situata.

Ai dërgoi shumë shpejt në Pekin Sekretarin e Shtetit Henri Kisinger, për të hapur më tej marrëdhëniet dypalëshe. Brenda një viti, vetë Niksoni zhvilloi një vizitë zyrtare në Kinë.

Ai e përshkroi vizitën e tij si “java që ndryshoi botën”. Ndërsa kryeministri kinez Çu En-Lai tha se “kurrë më parë në histori një sport nuk është përdorur ndonjëherë në një mënyrë kaq efektive si një mjet i diplomacisë ndërkombëtare”.

Ndeshja e mundjes mes mbretërve të Anglisë dhe Francës

Marrëdhëniet ndërkombëtare midis monarkive evropiane në shekullin XVI, qenë gjithmonë të tensionuara. Tekat e sundimtarëve, ishin ato që formësonin shpesh botën. Humori i mbretërve, mund të vendoste fatin e kombeve. Në vitin 1520, Mbreti Henri VIII i Anglisë dhe Mbreti Fransua I i Francës u takuan, për të vendosur një paqe të qëndrueshme midis dy mbretërive.

Ky takim u mbajt pranë Kalesë në Francë. Të dy monarkët u takuan dhe zhvilluan një bisedë të këndshme me njëri-tjetrin. Ata më pas sfiduan njëri tjetrin në disa gara kalorsiake. Secili shfaqi anën e tij më të mirë.

Në një moment mbreti Fransua e sfidoi Henrin në një ndeshje mundjeje.  Fatkeqësisht, Fransua e mund Henrin. Ky i fundit nuk e mori me shumë sporvititet këtë humbje. Anglezi besonte se monarku francez, kishte përdorur një hile tike franceze për ta mposhtur.

Të gjitha shpenzimet e atij takimi rezultuan një harxhim i kotë, pasi në fund nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje, edhe pse jo tërësisht për shkak të garës së mundjes. Po kjo e fundit sigurisht që nuk ndihmoi në nxitjen e ndjenjës së vëllazërisë midis dy mbretërve.

Ndeshja e futbollit Turqi-Armeni, i parapriu vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ekzistojnë disa tema historike, që ka të ngjarë të shkaktojnë një debat të ashpër sikurse është Gjenocidi Armen.

Të thuash se vdekja e 1.5 milionë armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte një genocid i kryer nga turqit, kjo është diçka e diskutueshme (sidomos për turqit). Kështu, kur Turqia u shfaq e vendosur të luajë ndeshjen e futbollit kundër Armenisë në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës 2010, u duk se do kishte një ndeshje të tensionuar. Armenia nuk kishte lidhur marrëdhënie diplomatike me Turqinë pas vitit 1991, kur dhe fitoi pavarësinë e saj nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Por ajo që mund të ishte një katastrofë, u bë një shembull i “diplomacisë së futbollit”. Presidenti armen Serzh Sargizjan, e ftoi homologun e tij turk Abdullah Gul për të qenë në stasium dhe u ul pranë tij. Sargizjan tha:Cilatdo qofshin dallimet tona, mes popujve tanë ekzistojnë lidhje të caktuara kulturore, humanitare dhe sportive, edhe në kushtet e kufijve të mbyllur”.

Pati sigurisht protesta kundër vizitës së presidentit turk, por ndeshja kaloi paqësisht edhe me një fitore të turqve. Shumëkush e cilëson atë ndeshje si një ndihmesë të madhe për rikthimin e marrëdhënieve të plota diplomatike, diçka që ndodhi shumë shpejt.

Ndeshja e futbollit mes armiqve gjatë Luftës së Madhe, dhe armëpushimi natën e Krishtlindjeve.

Kur nisi Lufta e Parë Botërore, ekzistonte një besim i përbashkët se ajo “përfundonte e shumta në Krishtlindjet e atij vitit”. Në fakt lufta zgjati më shumë se 4 vjet. 

Të rinjtë në mbarë Evropën u rregjistruan në ushtri për të luftuar, nga frika se do të humbnin shfaqjen e madhe nëse nuk do t’i bashkoheshin shpejt frontit.

Në Krishtlindjet e vitit 1914, dukej qartazi që lufta kishte terren do të zgjaste për shumë kohë. Në prag të festës, ushtarët në njërin front dëgjuan të këndoheshin këngë për Krishtlindjet në kampin kundërshtar. U përcollën mesazhe me zë të lartë midis dy llogoreve.

Ditën e Krishtlindjeve, të dyja palët kundërshtare u takuan në hapësirën midis dy llogoreve. Ata shkëmbyen dhurata, dhe me pas luajtën futboll me njëri-tjetrin.

Është e pamundur të thuhet se cilat qenë efektet e këtij armëpushimi të përkohshëm. Sa njerëz arritën të mbijetojnë, që përndryshe mund të ishin vrarë atë ditë? Po sikur armët qe heshtën atë ditë, të kishin qëlluar për vdekje një ushtar gjerman me emrin Adolf Hitler?

Si ndikoi tek ushtarët, vetëdija se kundërshtarët e tyre nuk qenë përbindësha, por djem të rinj ashtu si dhe ata vetë? Të frikësuar nga rreziku se ushtarët mund të mos luftonin me aq vendosmëri sa pritej, udhëheqësit në të dyja kampet u përpoqën të ndalonin çdo përsëritje të atij armëpushimi të rastësishëm.

Princi Fredrik i Britanisë, dhe topi i kriketit

Ka të ngjarë që po të mos ishte një top kriketi, Britania e Madhe, mund të mos i kishte humbur kolonitë e saj në Amerikën e Veriut. Shumë pak njerëz mund të kenë dëgjuar për Mbretin Frederik të Mbretërisë së Bashkuar, dhe kjo pasi ai vdiq përpara se të mund të merrte kurorën.

Frederiku, djali i madh i Xhorxhit II, u godit aksidentalisht në kraharor nga një top kriketi. Trashëgimtarit të fronit iu qelbëzua plaga.

Gjendja e tij shëndetësore u rëndua, dhe Frederiku vdiq në vitin 1751. Ky qe edhe shkaku zyrtar i vdekjes, i raportuar në atë kohë nga historianët e oborrit. Ndërkohë, ka nga ata që pretendojnë se Frederiku vdiq nga pneumonia, e cila nuk kishte lidhje me lëndimet e tij sportive.

Nëse loja e kriketit e vrau princin, ky qe një lajm i keq për të, por një lajm i mirë për djalin e princit. Ai u bë trashëgimtar i ri i fronit. Ky djalosh u rrit për t’u bërë Xhorxhi III, qeveria e të cilit i humbi kolonitë amerikane. Kush e di se si Mbreti Frederik do ta kishte trajtuar rebelimin?

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: diplomaciahistorinekinaKur sporti ndryshon historinëLufta e Parë Botërorendryshoiniksonping-pongSHBAsporti

TË LIDHURA

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi
Aktualitet

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali
Aktualitet

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza
Aktualitet

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

21:16 | 26/06/2025
Next Post
Motra e Niçes, redaktoi veprat e të vëllait për t’ia përshtatur ideologjisë së saj anti-semite

Motra e Niçes, redaktoi veprat e të vëllait për t’ia përshtatur ideologjisë së saj anti-semite

Shtypi nga bota, 10 gusht 2017

Shtypi nga bota, 10 gusht 2017

Çfarë ka ndodhur më 10 gusht?

Çfarë ka ndodhur më 10 gusht?

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com