Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kur lufta është më e lehtë se paqja: Si u shpartallua Sadami në vitin 1991

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kur lufta është më e lehtë se paqja: Si u shpartallua Sadami në vitin 1991

Mundësia e shpërthimit të një lufte mes SHBA-së dhe Iranit, është diskutuar shumë ditët e fundit, pas sulmeve mbi ambasadën amerikane në Irak dhe vrasjes së gjeneralit iranian, Kasëm Sulejmani. Luftërat e gjata dhe në dukje të pafundme në Irak, Afganistan apo Siri vitet e fundit, janë një paralajmërim sesa aventurë e rrezikshme mund të jetë një konflikt i ri.

Megjithatë Lufta e Gjirit Persik e vitit 1991 e koalicionit ndërkombëtar kundër Irakut të Sadam  Huseinit, përfaqëson modelin e kundërt. Ajo mbaroi në pak javë, i dha fund pushtimit të Kuvajtit, e dërrmoi ushtrinë irakiane që në atë kohë renditej e pesta në botë përsa i përket armëve konvencionale, edhe pse Sadami qëndroi në pushtet edhe 12 vite të tjera.

Në atë kohë Iraku u kishte mbi 80 miliardë dollarë borxhe vendeve të huaja për shkak të luftës me Iranin në vitet 1980-1988. Sadam Huseini i kërkoi Arabisë Saudite dhe Kuvajtit, që t’i falnin 30 miliardë dollarë borxhe Irakut.

Kur ato refuzuan, Sadami akuzoi Kuvajtin për vjedhje të naftës në Irak. Sadami shpresonte të shlyente borxhet e tij duke rritur çmimin e naftës, përmes uljes së prodhimit të naftës nga vendet e OPEC. Por Kuvajti e shtoi prodhimin më shumë se kuota e tij, duke ulur çmimet në përpjekje për t’i zgjidhur mosmarrëveshjen e tij kufitare me Irakun.

I tërbuar nga inati, diktatori irakian urdhëroi pushtimin e vendit fqinj. Ushtria irakiane kishte nën armë më shumë se 1 milionë njerëz, edhe pse vetëm një e treta e tyre ishin profesionistë. Sadam Husein nisi pushtimin e Kuvajtit më 2 gusht me 120.000 trupa dhe mbi 2.000 tanke. Rezistenca e forcave të pakta kuvajtiane ishte modeste, dhe u shtyp shpejt.

Forcat pushtuese irakiane vranë të paktën 1.082 civilë, përfshirë gra, fëmijë dhe njerëz me të meta mendore. Pastaj ata modifikuan puset e naftës që të shpërthenin nëse sulmoheshin. Ai mendoi se SHBA-ja do ta toleronte këtë akt, madje edhe që shtetet  tjera arabe nuk do të reagonin shumë ashpër.

Por 2/3 e shteteve të Lidhjes Arabe iu bashkuan OKB në një rezolutë që dënoi pushtimin, ndërsa Mbreti Fahd i Arabisë Saudite dhe udhëheqësit e Kuvajtit i kërkuan ndihmë NATO-s. Iraku e aneksoi Kuvajtin si provincën e saj të 19-të dhe vuri si guvernator Ali Hasan Al-Maxhid (i njohur me nofkën Ali Kimiku).

OKB bëri disa herë thirrje Sadamit të ndalte agresionin dhe të tërhiqej. Ajo vendosi sanksione ndërkombëtare. Dhe kur dështuan të gjitha përpjekjet diplomatike, SHBA nisi organizimin e Operacionit “Stuhia e Shkretëtirës” për dëbimin me forcë të irakianëve nga Kuvajti.

Në krye të forcës ndërkombëtar prej 670 mijë trupash nga 28 vende të botës, së bashku me 425 mijë trupa amerikane ishte gjenerali Norman Shvarckopf.

I rrethuar, Saddam Husein shpalli një xhihad kundër koalicionit të udhëhequr nga SHBA. Mediat shtetërore shfaqnin pamje të tij duke  u lutur në xhami, dhe duke mbështetur kauzën palestineze. Por kjo nuk funksionoi. Teologu i famshëm saudit Sheik Abdul-Aziz Bin Baz, e quajti Sadamin ”Armikun e Zotit”.

Në orën 4:30 të mëngjesit të 16 janarit sipas orës lokale, avionët e parë luftarakë u nisën nga Arabia Saudite, ndërsa aeroplanmbajtëset amerikane dhe britanike në Gjirin Persik, për të bombarduar Irakun. Gjatë gjithë mbrëmjes, avionë e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, goditën objektiva në Bagdad dhe përreth tij, teksa bota ndiqte operacionin e transmetuar drejtpërsëdrejti nga televizionet nëpërmjet satelitit. Forcat Ajrore Amerikane, ndërmorën më shumë se 100 mijë misione ajrore, dhe hodhën më shumë se 88.500 ton bomba.

Gjatë 6 javëve të ardhshme, forcat aleate u angazhuan në një luftë masive ajrore kundër infrastrukturës ushtarake dhe civile të Irakut, dhe hasën pak rezistencë efektive nga forcat ajrore dhe kundërajrore irakiane. Forcat e koalicionit kapën rreth 70.000 irakenë rob gjatë gjithë së luftës. Ndërkohë Iraku kapi vetëm 26 ushtarë armiq:22 amerikanë, 2 britanikë, 1 italian dhe 1 kuvajtian.

Forcat tokësore irakiane, qenë të pafuqishme gjatë kësaj faze të luftës, dhe masa e vetme hakmarrëse e udhëheqësit irakian Sadam Husein, ishte nisja e sulmeve me raketa SCUD kundër Izraelit dhe Arabisë Saudite. Sadami shpresonte që sulmet me raketa, do ta provokonin Izraelin të përfshihej në konflikt, duke e shpërndarë kësisoj mbështetjen arabe ndaj luftës.

Megjithatë, me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, Izraeli mbeti jashtë luftës. I dëshpëruar ai nisi të përdorë naftën si një armë lufte. Inxhinierët irakenë gërmuan llogore të mbushura me naftë, dhe i vunë atyre zjarrin, në përpjekje për të ngadalësuar përparimin e trupave të koalicionit të drejtuar nga SHBA.

Ata derdhën 4-11 milionë fuçi naftë në Gjirin Persik, në përpjekje për të penguar zbarkimin e marinsave amerikanë. 610 zjarret e ndezura qëllimisht nga Iraku shkatërruan 85 për qind të puseve të naftës së Kuvajtit. Sasia e përgjithshme e naftës e djegur vlerësohej të ishte rreth 1 miliardë fuçi, me vlerë 28 miliardë dollarë.

Lufta përfundoi më 28 shkurt me humbjen poshtëruese të Irakut, që u tërhoq nga Kuvajti.  Sadami u detyrua të kërkojë publikisht ndjesë për aktin e kryer. Koalicioni ndërkombëtar pati mbi 380 të vrarë, shumica amerikanë. Ndërkohë sipas BBC, midis 60.000-200.000 ushtarë irakenë gjetën vdekjen në atë luftë. Ndërsa vdekjet në radhët e civile, vlerësohen midis 100.000- 200.000 njerëz.

Ndërkohë kjo luftë i kushtoi SHBA-së 61 miliardë dollarë. Kuvajti, Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit mbuluan 36 miliardë dollarë, ndërsa Gjermania dhe Japonia mbuluan 16 miliardë dollarë. Ndërkohë kostoja e luftës për të gjithë rajonin ka të ngjarë të ishte më shumë se 676 miliardë dollarë./TIRANA TODAY

Tags: 1991luftapaqjaSADAMISHPARTALLUA

TË LIDHURA

Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron për rritjen e kërcënimit nga Rusia
Bota

Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron për rritjen e kërcënimit nga Rusia

12:32 | 19/11/2025
Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

21:51 | 18/11/2025
Trump pret princin saudit: 600 mld $ investime dhe 48 avionë F-35
Bota

Trump pret princin saudit: 600 mld $ investime dhe 48 avionë F-35

19:01 | 18/11/2025
Next Post
OSHEE parashikon 73 milionë euro investime për 2020

OSHEE parashikon 73 milionë euro investime për 2020

“Çfarë do bëhet me ne?”, banorët i kërkojnë llogari Ramës në sy të komisionerit

"Çfarë do bëhet me ne?", banorët i kërkojnë llogari Ramës në sy të komisionerit

Brexit/ Merkel thyen heshtjen, frikësohet për të ardhmen e BE-së

Brexit/ Merkel thyen heshtjen, frikësohet për të ardhmen e BE-së







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Demokratët braktisën Kuvendin kur foli zv.kryeministrja,“Opozita duhet të merret me Ballukun….
Politikë

Demokratët braktisën Kuvendin kur foli zv.kryeministrja,“Opozita duhet të merret me Ballukun….

by mirseda
14:11 | 19/11/2025
0

Kreu i Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se e gjithë opozita duhet të merret me çështjen e Belinda...

Balluku i përgjigjet opozitës: Nuk i falni sukseset, ndaj përdorni sulme personale

Balluku i përgjigjet opozitës: Nuk i falni sukseset, ndaj përdorni sulme personale

13:32 | 19/11/2025
Zvkryeministrja flet në Parlament për akuzat ndaj saj, Shehaj i drejton pankartën: Balluku në SPAK!

Zvkryeministrja flet në Parlament për akuzat ndaj saj, Shehaj i drejton pankartën: Balluku në SPAK!

13:24 | 19/11/2025
Balluku në Kuvend: Gënjeshtra dhe baltë ndaj meje! Asnjë koment për akuzat, pres të flasë drejtësia

Balluku në Kuvend: Gënjeshtra dhe baltë ndaj meje! Asnjë koment për akuzat, pres të flasë drejtësia

13:21 | 19/11/2025
Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron për rritjen e kërcënimit nga Rusia

Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron për rritjen e kërcënimit nga Rusia

12:32 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com