Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kur FSHF e ka shndërruar futbollin në një garë të trukuar kuajsh

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kur FSHF e ka shndërruar futbollin në një garë të trukuar kuajsh

Nga: Plator Nesturi

Debati i ditëve të fundit si rrallë herë nuk ka qenë politika, por futbolli. Jo futbolli i sportdashësve dhe i stadiumeve, por fatkeqësisht zgjedhjet e afërta për kreun e FSHF. Dhe si për çdo zgjedhje, nuk do të mungojë në fakt dhe përpjekjet që segmente të politikës të nakatosen zhgërrueshëm në baltovinat në të cilat është futur prej shumë kohësh institucioni që duhej të merrej me drejtimin e futbollit e jo të shalimit të tij, pasi nuk ka sportdashës shqiptar që nuk e di që FSHF e ka shaluar futbollin e vendit për një garë të trukuar kuajsh.

Absurditeti madje shtyhet më tej, kur nga këto hone nga ushtrohet pushtet okult dëgjohen thirrjet: Politika duhet t’i rrijë larg futbollit. Pasi është e vështirë të mendosh se kjo bëhet në emër të futbollit, sesa si justifikim që gjithçka të mos ndryshojë, që fitimet dhe ndarja e dividentëve me të cilat mbahet i kënaqur tarafi të vijojnë me të njëjtat ritme e të pandryshuara.

Nëse nuk do të ish kështu dhe FSHF kërkon t’i rrijë larg politikës, përse duhej që federata e futbollit të kopjonte segmentet më anakronike të politikës për procesin e zgjedhjeve? Si ka mundësi që përzgjedhja e delegatëve për Shoqatat Rajonale i përngjan përzgjedhjes së delegatëve të Bashës e të Berishës për Kuvendet përkatëse? Gjetja e çdo lloj formule për të mbajtur të njëjtat fytyra, më së paku dëshmon se vetëm zgjedhje nuk janë, ndërsa po të zhbirosh paksa më tej do të shohësh se situata është shumë më e rëndë. Realisht ruajtja e kreut për një mandat të gjashtë të Dukës është për të mbrojtur një skemë prej së cilës FSHF është shndërruar në një makinë parash për një grup të vogël drejtuesish, që me fuqinë ekonomike të grumbulluar arrijnë të ushtrojnë pushtet përtej futbollit.

Dokumenti i Autoritetit të Konkurrencës që u botua së fundmi në media, jep një pasqyrë të pjesshme të gjithë pushtetit okult që shkon përtej futbollit dhe që ka të bëjë me përqindje kuotash në kompani që ndërthuren nga sektori i ushqimit deri te të drejtat televizive të ndeshjeve, nga sektori i shërbimeve deri tek shitja e biletave. Është një botë e ndërlikuar në të cilën protagonistë nuk janë kontribuesit dhe përfaqësuesit e futbollit shqiptar, por biznesmenë që përveç kuotave në kompanitë gjithmonë e më fitimprurëse, qarkullojnë me çanta me para që vërviten në pika bastesh.

Këtu është dhe pjesa më e ndjeshme, nëse me këto çështje do të merret SPAK. Shkelja e procedurave për të manipuluar zgjedhjet për kreun e FSHF është tepër pak, për të hedhur dritë se çfarë ndodh realisht në botën rrotull futbollit. Meseleja qëndron pikërisht tek interesat e ndërlidhura të shumë botëve që përfitojnë nga bukuria e futbollit dhe hapja e kapakut të skemave në të cilat janë përfshirë drejtuesit e FSHF do ta qelbte me erën e rëndë gjithë mjedisin rrotull.

Strategjia që po ndjek Duka dhe të tijtë për t’i shpëtuar përgjegjësisë ndaj kësaj situate është viktimizimi se po sulmohen nga politika. Në fakt do të ishte shumë më mirë, që në këtë betejë për të shpëtuar futbollin të mos mbetej Kryetari i Bashkisë së Tiranës si protagonist i dorës së parë, por që në këtë protagonizëm të ishin përfshirë figurat më të shquara që kanë kontribuar dikur në futbollin aktiv dhe që ende pritet prej tyre në ecurinë e mëtejshme të politikave të FSHF.

Por si i bëhet kur shumë nga këto figura ose rrinë pasivë nga zhgënjimet ndër vite, ose më e keqja manipulohen prej këtij pushteti okult dhe me fuqi ekonomike? Duhet të heshtin të gjithë apo dikush duhet të flasë, pavarësisht faturës që merr? Është për të ardhur keq kur sheh se idhuj e simbole të sportit shqiptar ndër vite arrijnë të përdoren si arinjtë që u kanë shpuar hundën e që kërcejnë nën ritmin e defit të FSHF. Kështu veç bëhen bashkëpërgjegjës së vijimit të degradimit të atij sporti që i kanë përkushtuar dikur jetën. Pesha e lavdisë së dikurshme si idhuj të tifozëve duhet të shndërrohet në peshë përgjegjësie, për të dhënë gjithsecili kontributin e tij për t’i kthyer frymëzimin e dikurshëm, pasi në fund të fundit, futbolli është pasion, dhe jo llogaritje e ftohtë votash për të siguruar kryetarllëkun.

Tags: DukafshfPlator NesturiVeliaj

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Pas arrestimit të Lefter Kokës, dy biznesmenët e njohur në kërkim ndërkombëtar

Pas arrestimit të Lefter Kokës, dy biznesmenët e njohur në kërkim ndërkombëtar

Pastrim parash/Gjykata merr vendimin për shoferin dhe kunatin e Rezart Taçit

Pastrim parash/Gjykata merr vendimin për shoferin dhe kunatin e Rezart Taçit

Zgjedhjet/Celibashi apel qytetarëve: Kontrolloni vlefshmërinë e ID

Zgjedhjet/Celibashi apel qytetarëve: Kontrolloni vlefshmërinë e ID







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com