Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kur Enver Hoxha dhe Byroja Politike merrnin pjesë në ceremonitë zyrtare

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Kur Enver Hoxha dhe Byroja Politike merrnin pjesë në ceremonitë zyrtare

Memorie.al publikon dy foto me imazhe të panjohura të zhvillimit të ceremonive zyrtare shtetërore të festave të 28 dhe 29 Nëntorit, gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri. Në foton e parë shihet qartë e gjithë Byroja Politike e Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe kabineti ministror i kryesuar nga Kryeministri Mehmet Shehu, e cila është shkrepur gjatë ceremonisë së festimeve me rastin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u zhvillua në vitin 1962 në qytetin e Vlorës.

Asokohe e gjithë Byroja Politike dhe pjestarë të nomeklaturës komuniste të kohës, do ta vizitonin qytetin bregdetar dhe me atë rast, ata do të pozonin për foton në fjalë, e cila është realizuar në hyrje të godinës së ish Komitetit Ekzekutiv të Vlorës (sot Bashkia e këtj qyteti), godinë e ndërtuar që në vitin 1918, në mbarim të Luftës së Parë Botërore, në vorbullën e së cilës ishte përfshirë edhe Shqipëria.

Nga e majta në të djathtë, aty janë: Haki Toska, Abdyl Këllezi, Ramiz Alia, Spiro Koleka, Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Mihallaq Gjinikasi, Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Gogo Nushi, Manush Myftiu, Adil Çarçani, Kadri Hazbiu. Ndërsa lart nga e majta, (rreshti i dytë), Beqir Balluku, Bilbil Klosi, Rita Marko, Josif Pashko, Tonin Jakova, Spiro Moisiu, Thoma Deliana, dhe Peti Shamblli. Më sipër tyre, (rreshti i tretë dhe i katërt), dallohen: general-leitnant Sadik Bekteshi, Todi Lubonja, Behar Shtylla, Vito Kapo, Shefqet Peçi, Pilo Peristeri, Kiço Ngjela, Koço Theodhosi, Ciril Pistoli, Aleks Verli, Pjetër Kosta, dhe Xhaferr Spahiu.

Në foton e dytë paraqitet Byroja Politike duke ndjekur nga tribuna e instaluar para Kryeministrisë, paradën ushtarake, të zhvilluar për nder të festimeve të 40 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Parada u zhvillua në 29 Nëntor të vitit 1984, dhe në këtë imazh shikohet qartë në qëndër të fotos, Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxha, duke përshëndetur kuadratet ushtarake që parakalonin para tribunës së tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Në krah të Enverit (nga e majta e fotos), ndodhet Ramiz Alia dhe Simos Stefani, kurse pas tyre në rreshtin e dytë, dallohen qartë: Shefqet Peçi, Vito Kapo dhe Spiro Koleka. Ndërsa në krahun tjetër të Enverit (nga e djathta e fotos), ndodhen: Prokop Murra, Adil Çarçani dhe Haki Toska, ndërsa pas tyre, janë: Vaid Boriçi (Shefi i Protokollit Qeveritar), Rrahman Hanku, Tahir Minxhozi, Xhaferr Spahiu dhe Themie Thomai.

Vendimi për të marrë pjesë Enver Hoxha në atë aktivitet jubilar, erdhi pas kërkesës së Ramiz Alisë dhe miratimin e “shokëve” të Byrosë Politike, pasi asokohe në popull, qarkullonin fjalë për gjëndjen tejet të rënduar shëndetsore të “udhëheqësit kryesor të partisë”, madje sipas fjalës së Ramiz Alisë të mbajtur ato ditë në një nga mbledhjet e Byrosë Politike ku diskutohej për “shëndetin e Enver Hoxhës”, ai do të shprehej se: “Disa gazeta të huaja, kanë dhënë lajme të rreme, ku thuhet se shoku Enver Hoxha kishte vdekur”!

Për këtë arsye, me miratimin e Nexhmije Hoxhës dhe të stafit mjekësor, dhe me insistimin e Ramiz Alisë, i’u kërkua që Enveri të ishte prezent në atë aktivitet, ku është realizuar edhe foto në fjalë.  Kjo do të ishte dhe dalja e fundit në publik e udhëheqësit kryesor komunist shqiptar, Enver Hoxha, pasi rreth katër muaj më vonë, më 11 prill 1985, në moshën 77 vjeçare, ai do të vdiste në shtëpinë e tij, pas një sërë sëmundjesh./ Memorie.al

Tags: byroja politikeceremonite zyrtareenver hoxha

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
“Vdekshmëria vlerësohet rreth 0.5%”/ Dasho: S’është grip i zakonshëm, mund të zgjasë me vite

"Kanë vdekur 20 mjekë e infermierë”, Dasho: Hapni urgjent spitalet rajonalë

Aksidenti/Ylli i Formula 1 pjesërisht i djegur e me brinjë të thyera (FOTO)

Aksidenti/Ylli i Formula 1 pjesërisht i djegur e me brinjë të thyera (FOTO)

“Frikë për një tragjedi”, mjeku i njohur grek: Izolimi duhet deri në mars

“Frikë për një tragjedi”, mjeku i njohur grek: Izolimi duhet deri në mars







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com