Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kur drejtori i ALUIZNI-it Vlorë nuk ka fatin e atij të Beratit, ja përgjigja blic që i kthen të moshuarës (VIDEO)

9 vjet ago
in Të Gjitha

Që nga rasti i fundit në qytetin e Beratit, dëgjesat publike të kryeministrit Edi Rama janë kthyer në një makth për drejtuesit e administratës shtetërore.

Kjo ka përfshirë veçanërisht ato institucione që kanë lidhje direkte me qytetarët, siç është edhe ALUIZNI.
Në dëgjesën e radhës në qytetin e Vlorës, Rama është përballuar me ankesat e shumta të qytetarëve.
Midis tyre, një qytetare tha se do ta çonte dosjen në Prokurori pasi ishte e pakënaqur me punën e ALUIZN-it, duke pretenduar gabime procedurale në punën e këtij institucioni, pasi nuk po i legalizonte objektin e ndërtuar.

“Hallin e kam me ALUIZ-in. Por fatkeqësisht deri më sot nuk është zgjidhur, me këtë dosje që kam sot me firmat e ALUIZN-it, me mbivendosje të pronës, mbi pronën tonë prej 27 vjetësh, me leje ndërtimi, me certifikatë, me numër regjistri në hipotekë. Por, të shkretën e shkelëm me 20 metra katror. Unë po vuaj dhe po jetoj në ajër. Kjo dosje është për ndjekje penale. Por, unë s’po e çoj në gjykatë, por djemtë e rinj që kanë bërë gabime ta shikojnë sërish”, iu ankua e moshuara kryeministrit Rama.

Por, në përgjigjen e tij drejtori i ALUIZNI-t, Vlorë, Egon Velaj i shpjegoi kryeministrit gjithë problemin në detaje duke e korrigjuar edhe të moshuarën se ka më shumë shtesë në metra se sa ajo pretendonte.

Sipas tij, pritet përgjigje zyrtare nga Ujësjellësi, pasi bie rrjeti në shtesën e qytetares. “Problemi është i tillë që zonja ka një objekt me leje ndërtimi që në vitin 1996, në mos gaboj, e ka regjistruar në Hipotekë. Në të njëjtën kohë ka aplikuar te ALUIZNI për pjesën tjetër që ka dalë më vonë për një shtesë anësore rreth 27 metra. Nga verifikimet në terren dhe nga përpunimi i dosjes është konstatuar se poshtë objektit të zonjës kalon rrjeti i Ujësjellësit. Duke qenë se cenon rrjetin e ujësjellësit dhe përjashtohet nga procesi i Legalizimit i kemi bërë një shkresë drejtorisë së ujësjellësit Vlorë. Nga komunikimi del se objekti e cenon rrjetin e ujësjellësit”, është shprehur Velaj.

Ndërsa nga ana e tij, kryeministri Edi Rama, theksoi se nuk mund të legalizohen objekte mbi ujësjellës dhe kanale kulluese.
Në dëgjesën në qytetin e Beratit, drejtori i ALUIZNI-it u shkarkua nga kryeministri Rama për shkak të zgjatjes së procedurës së legalizimit të një objekti të një moshuare. Por, jo gjithmonë qytetarët kanë pasur të drejtë në ankesat e tyre, siç rezultoi edhe në rastin e fundit në qytetin e Vlorës.

Diskutimin e të moshuarës dhe drejtorit të ALUIZNI-t e gjeni në minutën 05-7:00

Tags: ALUIZNIdegjesatdrejtoriE MOSHUARAramavelajvlore

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Defekt në motorin e skafit, gjashtë pushues rrezikojnë të mbyten në Sarandë

Raporti: 4 qytetet më të ndotura në Shqipëri, kryeson Tirana

Shkarkohen dy drejtorë teknikë, ja kush i zëvendëson







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

KAPITUJT E INTEGRIMIT/ Gonzato: Siguria ushqimore nuk është thjesht një procedurë teknike

by mirseda
10:46 | 08/06/2026
0

Ushqimi që qytetarët konsumojnë çdo ditë është gati t'i nënshtrohet një transformimi rrënjësor falë një investimi masiv...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin: Është shkelur armëpushimi

10:32 | 08/06/2026

Ish-ministri Genc Ruli paraqitet në Gjykatën e Posaçme, do të dëshmojë për dosjen “Partizani”

10:12 | 08/06/2026

Sulm me thikë në New York, pesë të plagosur

10:00 | 08/06/2026

Lufta Ukrainë-Rusi/ Droni godet trenin e pasagjerëve në Krime, humb jetën makinisti

09:56 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com