Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kur do të eliminohet Berisha?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Referendumi” i 18-të dhjetorit, si firmat piramidale (VIDEO)

Nga: Spartak Ngjela 

Gjendja në Shqipëri është nën këtë pyetje:

Kur do të eliminohet Berisha?

Por, kjo pyetje tani është e lidhur me historinë tonë. Dhe historia si proces kombëtar ka rregullat e veta strikte. Kurse, kjo histori 30 vjeçare ka kaluar nga korrupsioni moral i Sali Berishës, gjatë viteve 90′, në korrupsionin e tij material, gjatë viteve 2005-2013.

Por, kjo vijë korruptive që ka ngrirë zhvillimin shqiptar, tani po shkallmohet tërësisht.

Po, çfarë po kërkon të arrijë Saliu ndërkohë me lëvizjen e tij që nuk thotë asgjë?

l.

Saliu është nongrata në Amerikë dhe mendon të pushtojë Shqipërinë për t’i shpëtuar hatasë që e pret me ndëshkimin për korrupsion.

Ambasadorja amerikane, në 19 janar, duke folur, me kast, në një nga stacionet televizivë të Berishës, e bëri të qartë përpara shqiptarëve mendimin amerikan për korrupsionin dhe ndëshkimin e Saliut.

Ajo, diplomatikisht, ishte tallëse ndaj gazetares së Saliut, e cila e pyeste me pyetjet dhe argumentet pa sens logjik të Saliut. Veçse, nga teksti i drejtpërdrejtë i politikës amerikane në Tiranë, që pamë nëpërmjet ambasadores Yuri Kim, dhe nga ecuria e ngjarjeve politike dhe nga kjo që po ndodh këto ditë; kuptohet se ndëshkimi i Saliut është domosdoshmëri për zhvillimin perëndimor të Shqipërisë.

A ka ndonjë gjest politik të dukshëm për këtë gjykim? Po ka një gjest dhe akt të drejtpërdrejtë të ambasadores amerikane në Tiranë: ajo; ndërsa dje e tha hapur se “korrupsionin Berisha do ta ndëshkojë ligji”; dje, me kryeministrin shqiptar, ishte në inagurimin e fillimit të punimeve për ngritjen e bazës ushtarake amerikane në aeroportin e Kuçovës.

ll.

Politika amerikane kërkon likuidimin e Saliut; dhe për këtë ka marrë në mbrojtje-drejtim prej saj Lulzim Bashën. Dhe kjo u tha hapur dje nëpërmjet ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Gazetarja e Saliut me pyetjet e Saliut mbeti e shokuar nga elokuenca diplomatike e ambasadores dhe nga pohimi disaherësh i saj se “Saliu nuk mund të bëjë përjashtim nga lufta antikorrupsion që ka në program politika aktuale amerikane”.

Dhe, gjatë këtij artikulimi, ajo u tall me “fantazinë” Berisha duke theksuar se “asnjë shkelës ligji që ka grabitur shqiptarët me forcën e pushtetit politik nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar”.

Kurse dje, siç e thamë më lart, Ambasadorja Yuri Kim shkoi për inaugurimin e aeroportit amerikan të Kuçovës.

Foli për aleancë ushtarake dhe për rivendosjen e drejtësisë në Shqipëri.

lll.

Duhet të jemi të qartë se Saliun sot nuk e lufton ndonjë forcë e huaj, por ligji shqiptar i rivendosur. Pyetja është: a e ka shkelur ligjin Saliu duke qenë në pushtet për të bërë korrupsion dhe duke grabitur shqiptarët? Provat amerikane thonë se po, është një ish kryeministër që ka dhunuar ligjin për pasurim korruptiv.

Po Saliu? Saliu kujton se me një kryengritje do të pushtojë Shqipërinë. Po ku do shkojë pas këtij pushtimi? Sigurisht, tek armiqtë shekullorë të Shqipërisë.

Por, këta armiq shekullorë janë edhe kundër Amerikës. Atëherë?

Kjo, kuptohet që kjo është substanca e kësaj kohe.

Shumë e thjeshtë; gjeopolitika amerikane është bashkuar me interesin e shqiptarëve për të likuiduar korrupsionin Berisha. Atëherë?

E pra, çfarë humbasin shqiptarët nga çlirimi i korrupsionit Berisha?! Asgjë. Shqiptarët fitojnë dinjitetin e tyre individual, fitojnë krijimin e shtetit ligjor në Shqipëri dhe hyjnë në rrugën reale të zhvillimit të tyre kombëtar.

Ja, kjo është e vërteta, që për historinë e këtyre viteve të trazuara, kaloi nga korrupsioni moral në korrupsionin material të Sali Berishës.

lV.

Në fakt, kriza shqiptare është mungesa e ligjit. Dhe shqiptarët kanë njëqind vjet që e kërkojnë.

Ata që me forcën e pushtetit kanë grabitur shqiptarët dhe kanë vënë prona të paligjshme e kanë depozituar para të vjedhura, do të ndëshkohen nga vendosja e ligjit në Shqipëri nëpërmjet pushtetit të ri gjyqësor – SPAK- ut.

Dhe, pikërisht për këtë, ka një aleancë të fuqishme shqiptaro-amerikane për drejtësinë në Shqipëri; dhe ka edhe një shpresë konkrete të shqiptatëve që drejtësia do të vendoset me reformën që tani është në veprim – kjo është substanca e deklarimit Kim në ndihmë të optimizmin të shqiptarëve, se e keqja më në fund, shumë shpejt do të largohet nga ky vend.

Po Saliu çdo të bëjë?

Kërkon të kryejë një revolucion antishqiptar.

Por, në favor të kujt?

Kjo pyetje e ka përgjigjen brenda se është vetëm një: në favor të antishqiptarizmit.

Tags: BerishaSHBASpartak Ngjela

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Ndërron jetë njeriu më i vjetër në SHBA, vdes në moshën 115-vjeçare

Ndërron jetë njeriu më i vjetër në SHBA, vdes në moshën 115-vjeçare

Berisha insiston te fshehja e firmave, Kokalari: Bashës t’ia çojmë në krevat

Zgjedhjet e 6 Marsit, beteja për bazën në PD

Kosovë/Masat që pritet të hyjnë në fuqi nesër

Kosovë/Masat që pritet të hyjnë në fuqi nesër







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së
Aktualitet

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

by mirseda
09:00 | 24/02/2026
0

Tiranë – Këtë të martë, 24 shkurt, do të mbahet seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, për...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

08:58 | 24/02/2026
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar

08:56 | 24/02/2026
Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë

08:54 | 24/02/2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit në burg, sot seanca në Apel për shqyrtimin e kërkesës  Veliajt

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit në burg, sot seanca në Apel për shqyrtimin e kërkesës Veliajt

08:29 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com