Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kur do fillojnë bisedimet Kosovë-Serbi? Përgjigjet i dërguari i posaçëm i Trump

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kur do fillojnë bisedimet Kosovë-Serbi? Përgjigjet i dërguari i posaçëm i Trump

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell, tha të dielën se “posa të hiqen tarifat dhe reciprociteti, (mbase këtë javë) atëherë bisedimet fillojnë seriozisht”.

“Unë kam biseduar me udhëheqësit në Serbi dhe në Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë”, shkroi ambasadori Grenell në rrjetin social Twitter.

Ai i bëri këto komente duke shpërndarë një postim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili paralajmëroi se “javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga parlamenti, e aftë për të luftuar COVID-19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën”, shkroi presidenti Thaçi.

Më 25 mars parlamenti i Kosovës miratoi një mocion votëbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, i cili qe hedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Koalicioni u përça për shkak se Lidhja Demokratike kërkoi që tarifat ndaj mallrave serbe të hiqen në tërësi sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 janë hequr që nga një prilli nga qeveria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, por duke vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë.

Vendimi i tij u mirëprit nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara.

Që nga rrëzimi i qeverisë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar katër herë me radhë kryeministrit Kurti, njëherësh kryetar i lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë emrin për mandatarin e ri.

Presidenti Thaçi mbështetet në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës në të cilin thuhet që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Lëvizja Vetëvendosje dhe zoti Kurti kërkojnë që të veprohet sipas nenit 82 të Kushtetutës, sipas të cilit “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.

Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas përfundimit të pandemisë.

Në një letër të së premtes, kryeministri në detyrë shkroi se nuk e refuzon kërkesën e presidentit, mirëpo, “ajo që nuk e kam te qartë është standardi i dyfishte qe Ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rruge jokushtetuese, pas këtij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme”.

Zoti Kurti i referohet faktit se në vitin 2010 dhe në vitin 2017 me mocion mosbesimi të suksesshëm ka rënë qeveria dhe më pas është shpërndarë parlamenti dhe janë shpallur zgjedhjet.

Aktualisht të gjitha partitë tjera politike kërkojnë që të formohet një qeveri e re dhe të shmangen zgjedhjet e reja, përveç lëvizjes Vetëvendosje e cila kërkon zgjedhje pas pandemisë. /Voa

Tags: bisedimei derguarkosoveserbi

TË LIDHURA

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Rajoni

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Beograd, reagon Vuçiç: Më mirë për kombëtaren
Rajoni

Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Beograd, reagon Vuçiç: Më mirë për kombëtaren

10:22 | 15/09/2025
Makina përplaset me një shtyllë ndriçimi gjatë ndjekjes nga policia, humb jetën 18-vjeçari shqiptar
Rajoni

Makina përplaset me një shtyllë ndriçimi gjatë ndjekjes nga policia, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

13:10 | 12/09/2025
Next Post
Kur studiuesi francez u kërkonte bashkëkombasve të mos harronin fjalët e popullit shqiptar

Kur studiuesi francez u kërkonte bashkëkombasve të mos harronin fjalët e popullit shqiptar

Bizneset që lejohen të hapen nesër/ Rama bën një tjetër sqarim

Bizneset që lejohen të hapen nesër/ Rama bën një tjetër sqarim

COVID-19 në Kosovë/ Komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për mënjanim të politikës

COVID-19 në Kosovë/ Komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për mënjanim të politikës

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025




TË FUNDIT

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…
Aktualitet

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

by mirseda
15:06 | 19/09/2025
0

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane, duke u bërë me...

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

Shefi i Inteligjencës Sekrete Britanike paralajmëron botën: Nuk ka prova që Putin dëshiron paqe

14:44 | 19/09/2025
Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

Ndërtues pa leje dhe falsifikator”, Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant!

14:05 | 19/09/2025
E rëndë në Shkodër! Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…

E rëndë në Shkodër! Gjendet pa shenja jete në banesë një shtetase amerikane, dyshohet se…

13:48 | 19/09/2025
Abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës

Abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës

12:51 | 19/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com