E premte, 3 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Kur studiuesi francez u kërkonte bashkëkombasve të mos harronin fjalët e popullit shqiptar

Më të lexuarat

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën...

749 të arrestuar, finalizohet operacioni i madh në Britani

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britani bëri me dije se një sistem i fshehtë komunikimi i përdorur nga kriminelët për të tregtuar drogë...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

Të shtëna në ajër pas një konflikti të çastit, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13, teksa pranë një...

Hungaria s’e përfill rekomandimin e BE-së për kufijtë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se nuk do të zbatojë rekomandimin e Bashkimit Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimit për më shumë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para

Qyteti bredetar i Durrësit është tronditur nga të shtënat me armë zjarri. Burimet paraprake, ende jo zyrtare, bëjnë me dije se të shtënat me armë...

Dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar, zbardhet identiteti i viktimave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura brenda banesës së tyre. Burime për...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Prill 2020

“Le Phare de la Loire” ka botuar, të mërkurën e 19 janarit 1898, në ballinë, manifestin e popullit shqiptar të 1 janarit 1898, të përkthyer asokohe nga studiuesi, gazetari dhe shkrimtari francez Léon Cahun, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Manifesti i parë i popullit shqiptar, i gatshëm për të marrë armët, sapo është botuar; e kisha për detyrë ta bëj të njohur në Francë, përtej lidhjes personale të miqësisë dhe respektit që kam ndaj kombit “Chkipe”; përtej miqve të mi Qemal Beut, Besim Omerit dhe Frank Spiro begut (Faik Konicës), edhe sikur popullin shqiptar ta zbuloja për herë të parë, unë do të duhej t’a publikoja deklaratën me të cilën ai pohon autonominë dhe vullnetin e tij; këtë gjë e kam për detyrë si francez, si republikan, si ushtar i vjetër në betejën për liri, për drejtësi, për njerëzim, në të cilën luftoi, këtu dhe atje, për gati dyzet vjet.

Manifesti është i datës 1 janar, dhe i drejtohet të gjithëve :

“Në emër të popullit shqiptar, të Lidhjes së Prizrenit, të lidhjeve dhe komiteteve të tjera të formuara në tokat e Chkipérie (Shqipërisë) për mbrojtjen e atdheut; Shoqëria Kombëtare Shqiptare në Itali, Shoqëria Shqiptare “Dituria” në Bukuresht; Komiteti Shqiptar në Kostandinopojë, “Vëllazëria” shqiptare në Egjipt, dhe Shoqëria “Deshire” në Sofje; u bën apel shqiptarëve nga Italia, Greqia, Egjipti, Bullgaria, Serbia, Rumania dhe Dalmacia. Popujve fqinjë, ai (populli shqiptar) u ofron një paqe besnike dhe një miqësi të sinqertë, nëse heqin dorë nga pretendimet e padurueshme “nëse grekët, bullgarët, serbët, malazezët deklarojnë veten si vëllezërit tanë, ata do të jenë të mirëpritur; ne, si të tillë, do t’i pranojmë. Pra, secili le të qëndrojë zot në shtëpinë e tij. Ne nuk kemi pretendime në territoret e tyre; Ne duam Shqipërinë për Shqiptarët.”

Fuqive, populli shqiptar u kërkon vetëm respekt për të drejtën ndërkombëtare, pra asnjanësinë. Për herë të parë, në Lindje, një komb flet me vetëdije të plotë për veten, për të drejtën e tij, për nderin e tij, për burrërinë e tij; Kërkoj nga lexuesit francezë të mos harrojnë këto fjalë të forta të popullit shqiptar :

“Ne nuk ngremë zërin për të bërë kërcënime arrogante; ne nuk kërkojmë gjithashtu nga të huajt që të kenë mëshirë ndaj racës sonë. Ne i bëjmë thirrje nderit dhe besnikërisë së fuqive; që ato të respektojnë ndaj Shqipërisë parimin e mosndërhyrjes, bazën e së drejtës ndërkombëtare, garantimin e evolucionit progresiv të popujve.”

E thjeshtë dhe e qartë është kërkesa e shqiptarëve, të cilën ata janë të gatshëm ta mbështesin me armë :

“Të gjithë, për sa kohë që jemi, pavarësisht bindjeve tona fetare, të gjithë njëzëri dhe në marrëveshje, i kërkojmë Shkëlqesisë së Tij Sulltan Abdyl Hamid Khan II autonominë administrative në tokat e Shqipërisë.”

Nga autonomia administrative e Shqipërisë do të lindë revolucioni i madh i cili do t’u japë forcë dhe jetë popujve të Lindjes, të rraskapitur, anemikë, të mërzitur, të shpërndarë jashtë vendit nga urrejtja fetare; dhe pikërisht në emër të fesë, ky komb fisnik shqiptar, këta myslimanë, këta katolikë, më në fund denoncojnë padrejtësinë e shkuar, nga e cila Lindja po vdiste, nëse, në fund të fundit, ata nuk do të ishin ngritur, të fortë me besimin e tyre në vetvete !

“Shkëlqesia e Tij Sulltani do të duhet t’i dëgjojë këto dëshira të drejta të një populli të tërë dhe do të duhet t’i plotësojë ato sepse Kurani ia imponon atij. Për herë të parë, ai nuk do të dëshirojë të rebelohet kundër ligjit suprem të atyre që besojnë në profet.

Në të njëjtën mënyrë, dhe me të njëjtin besim, ne i bëjmë thirrje famulltarit të Jezu Krishtit në tokë, hierarkit sovran të Fesë së Krishterë në Romë; i kujtojmë atij respektimin e Ligjit hyjnor, që farisenjtë (Pharisiens), varret e zbardhura nën rrobat e ministrave të Ungjillit, shfrytëzojnë për armiqtë ndaj fisnikëve; duke nxitur mosmarrëveshje dhe përçarje midis të krishterëve dhe myslimanëve, ata sjellin vetëm gjakderdhje.

Sepse Ungjilli, ashtu si Kurani, është ligji më i lartë i dashurisë dhe vëllazërimit dhe nuk mund të lejojë që të vazhdojë urrejtja midis vëllezërve dhe vëllezërve.”

Kjo është fjala e kombit shqiptar; Jam i lumtur që e përktheva atë dhe ua bëra të njohur francezëve. Pas një nate kaq të gjatë, dita më në fund po zbardh, në Lindjen e Evropës: “Ex Oriente Lux.”

Léon CAHUN
(Léon Cahun, i lindur me 23 qershor 1841 në Haguenau (Bas-Rhin) dhe vdiq më 30 Mars 1900 në Paris, ishte një shkrimtar, gazetar, specialist në çështjet e Lindjes dhe studiues francez, autor i romaneve aventureske.)

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-phare-de-la-loire-1898-kur-studiuesi-francez-leon-cahun-u-kerkonte-bashkekombasve-te-tij-te-mos-harronin-fjalet-e-popullit-shqiptar-ne-manifestin-e-1-janarit-1898-qe-sapo-kishte-perkthyer/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Duam pagë tjetër”, punonjësit e Transportit Publik në Tiranë sërish në protestë

Duket se është ende i largët vendimi për qarkullimin me urbanë. Edhe pas thirrjeve të kreut të Bashkisë në Tiranës, Erion Veliaj, asnjë vendim...

Aktakuza ndaj Thaçit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, ja çfarë thotë Rama (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Rama komentoi aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe...

Hoti sot në Tiranë/ Rama paralajmëron zhvillime të reja, çfarë pritet të ndodhë në shtator e nëntor

Vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti ka zgjedhur ta bëjë në Tiranë. Vizita e tij pason pas asaj...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

Dorëhiqet kryeministri francez

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka dhënë dorëheqjen përpara se të ndodhë një riorganizim i qeverisë nga presidenti, Emmanuel Macron. Pallati Elysee tha përmes një...