Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Kur adoleshenti Marcel Proust i kërkonte para gjyshit të tij për të shkuar në bordello

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, TT
Kur adoleshenti Marcel Proust i kërkonte para gjyshit të tij për të shkuar në bordello

Shkrimtari kishte një shpjegim të përkryer logjik për kërkesën e tij të debatueshme. Me sa duket, dyshimet e babait të Marcel, në lidhje me kërkesat e tij personale, rezultuan në marrjen e masave alternative. Ai ishte i detyruar ta dërgonte në një shtëpi publike, në mënyrë që të “kuronte” zakonin e tij të pahijshëm të masturbimit, sipas babait të tij. Megjithatë, e gjithë situata e vështirë se mund të cilësohej si diçka qesharake.

Valentin Louis Georges Eugène Marcel Proust (10 korrik 1871-18 nëntor 1922) është padyshim një nga shkrimtarët më të mëdhenj francezë. I njohur për romanin e tij gjigant “Në kërkim të kohës së humbur”, i cili u botua në shtatë vëllime, ai konsiderohet si një nga autorët më me ndikim të shekullit XX-të. Nëna e tij vinte nga një familje e pasur, duke e bërë edukimin e tij të frytshëm dhe të lavdërueshëm.

Edhe pse i gjymtuar nga problemet e astmës dhe anomalive të tjera shëndetësore, i riu tregoi rezultate premtuese gjatë rritjes së tij. Marcel trashëgoi ndjenjën e humorit dhe sharmit nga nëna e tij, teksa ajo qe e mirë-lexuar dhe shkolluar, një fakt i dukshëm në letrat dhe shënimet që la pas.

Babai i tij, Adrien Proust, ishte një mjek i shquar, i specializuar mbi epidemiologjinë dhe patologjinë, ndërsa kishte publikuar disa studime mbi sëmundjen e kolerës. Si një shkrimtar i shumë librave dhe shënimeve mbi higjienën, metoda kryesore e pedagogjisë së Adrien-it ishte t’i mësonte të birit rëndësinë e zakoneve të shëndetshme dhe të mirëqenies.

Ai druhet realisht se djali i tij po vuante nga zakonet e pakontrollueshme të masturbimit, për të cilën asokohe mendohej se mund të çonte drejt homoseksualitetit. Pra, për t’i “shpëtuar kësaj sëmundje”, ai i kërkoi Marcel që në atë kohe qe vetëm 16-vjeç të shkonte në një shtëpi publike duke i dhënë për këtë qëllim 10 franga.

Sipas letrës, mësohet se i prishi paratë e marra nga babi për disa gjëra të tjera, ndaj e kishte të vështirë t’i kërkonte sërish. Për këtë arsye, me sugjerimin e nënës së tij iu drejtua gjyshit të tij. Në një stil me humor, Marcel-i i çuditshëm hartoi një letër mjaft zbavitëse, duke kërkuar kompensim për nevojën e tij aventureske.

Letra e shkruar bukur e 16-vjeçarit, përmban një humor të ndershëm që reflekton të metat dhe nevojat e një njeriu, ndërsa nuk është tërësisht e zhveshur nga tonaliteti i sinqertë i një kërkese formale:

“18 Maj 1888

Mbrëmja e të enjtes.

I dashuri gjyshi im i vogël,

I bëj thirrje mirësisë tuaj për të më dhënë shumën e 13 frangave, të cilat do të dëshiroja t’ia kërkoja zotit Nathan, por mamaja preferoi që t’ua kërkoj juve. Dhe ja pse. Unë kam nevojë të verifikoj, nëse një grua mund të ndalojë zakonin tim të tmerrshëm të masturbimit, për të cilin babai më pati dhënë me herët 10 franga, për të shkuar në një bordello.

Por së pari, për shkak të gjendjes së acaruar emocionale, theva pa dashje një vazo në dhomën time:kushton 3 franga; pastaj, ende i shqetësuar, nuk qeshë në gjendje të përmbush kërkesën e babait. Kështu që ja ku jam, duke pritur gjithnjë e më shumë teksa të kalojën orët për të pasur sërish 10 franga, në mënyrë që të lehtësoj veten, plus 3 franga për vazon që theva.

Por unë nuk guxoj t’i kërkoj kaq shpejt babait sërish para, prandaj shpresoj që ju të më ndihmoni mbi një rrethanë, e cila siç e dini, nuk është thjesht e jashtëzakonshme, por edhe unike. Nuk mund të ndodhë dy herë në jetë, që një person të jetë shumë i acaruar për shkak se kërkon të shkojë me një femër.

Ju puth njëmijë here, dhe guxoj t’iu falënderoj paraprakisht. Do të jem në shtëpi nesër në orën 11 të paradites. Nëse jeni i prekur nga situata ime dhe mundeni t’i përgjigjeni lutjeve të mia, shpresoj që t’iu shoh së bashku me shumën e nevojshme të parave. Pavarësisht gjithçkaje, ju falënderoj për vendimin tuaj, të cilin e di se rrjedh nga një ndjenjë e ngrohtë dhe miqësore”.

Është i njohur tashmë fakti se Marcel qe një homoseksual i fshehur, por ai arriti ta mbante të fshehur nga shoqëria, përveç anëtarëve të familjes dhe disa miqve të ngushtë. Ndoshta ai qe duke u përpjekur të shtynte “terapinë” apo të ndryshonte temë, duke shpresuar që shokët e tij do të bënin një sy qorr, dhe do të harronin gjithçka.

Sido që të jetë, kombinimi i ndershmërisë naive dhe mirësjelljes absolute ndaj gjyshit të tij, derdhet në letër, me qasjen letrare të nënës së tij, çka është vazhdimisht e dukshme. Sjellja e tij me këmbë në tokë, ishte tejet i qartë që nga koha e adoleshencës së tij, duke qëndruar i qetë por me një sjellje dinake, pa e fshehur frustrimin e tij në një letër formale. Shembulli i Proust, tregon se edhe shkrimtarët e pasur, nuk janë të imunizuar nga çmenduritë e adoleshencës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: adoleshentibordellogjyshiti kërkonteMarcel Proustparashkuar

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Rikonstruksioni i plotë shpëton Urën e Niçës nga shembja
Kultura

Rikonstruksioni i plotë shpëton Urën e Niçës nga shembja

09:30 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Euro po rifiton terrenin e humbur, i afrohet 134 lekëve

Euro po rifiton terrenin e humbur, i afrohet 134 lekëve

Basha: Reforma zgjedhore urgjente, marrëveshja e 18 majit “vdiq” pas vjedhjes së votave

Basha: Reforma zgjedhore urgjente, marrëveshja e 18 majit “vdiq” pas vjedhjes së votave

iPhone 8 vjen me ekran të ri

iPhone 8 merr shumë vlerësime, ja përse







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com