Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kundër këngëtarit serb, Tifozat Kuq e Zi lëshojnë thirrjen e fundit

4 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha, W-Instant

Këngëtari serb Goran Bregovic ka shkaktuar shumë zhurmë në Kosovë e Shqipëri, pasi është ftuar për të kënduar këtë vit në Festën e Birrës në Korçë. Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët, sepse Bregovic është konsideruar si frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë, sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Goran Bregovic i këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica, i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Bashkia Korçë është shprehur se Festa e Birrës nuk duhet të ngatërrohet me politikën. Gjithashtu thuhet se këngëtarët propozohen nga një kompani që merret po ashtu me organizimin e festës, por aprovimi apo jo i tyre, i takon Bashkisë.

“Bashkia është organizatorja e Festës së Birrës, pjesa e kontraktimit të këngëtarëve është një marrëveshje që kemi me një kompani e cila na sugjeron se cilët këngëtarë mund të marrim. Patjetër, aprovimi kalon nga Bashkia, por këngëtarët propozohen, pra pjesa e organizimit të show-it, propozohet nga një kompani e kontraktuar. Ne faktikisht akoma nuk e kemi promovuar dhe nuk kemi nxjerrë materiale promocionale sa i takon kësaj pike. Nuk e kemi aprovuar akoma. Varet prej nesh”, ka deklaruar për “Express” Larisa Katundi, nga zyra për media e Bashkisë së Korçës.

Ajo shtoi më tej se kjo nuk është hera e parë që ai vjen në Shqipëri, dhe se kjo çështje po trajtohet më shumë politikisht se sa artistikisht.

“I kam lexuar portalet dhe e di që në fakt është kontestuar dhe është diskutuar shumë kjo pjesë. Por nuk është hera e parë që ai vjen, sepse ai ka bërë dhe një koncert në vitin 2006 në Tiranë, kështu që nuk është hera e parë që ai po vjen në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën ka qenë. E di që është kontestuar kjo, e di që është diskutuar, por besoj se trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht, në fund të fundit Festa e Birrës është një festë që nuk ka lidhje me politikën, është art dhe nuk është se ka lidhje me respektimin e politikave”, ka deklaruar Katundi.

Tifozët kuq e zi kërkojnë tërheqjen e Bregovic nga festivali

Tifozat Kuq e Zi, me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook, kërkuan nga Bashkia e Korçës që të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për Festivalin e Birrës.

“Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës. Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë, sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO. Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës. Kjo është thirrja e fundit!”, shkruhet në postim.

Capital T anulon performancën e tij: Konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur

Kundër ardhjes së tij është edhe Capital T, i cili nëpërmjet një njoftimi për fansat e tij, ka treguar se ishte i ftuar për të bërë hapjen e eventit, por me lajmin e ardhjes së Goran Bregovic-it aty, është detyruar që të anulojë performancën e tij.

“E ndjeva të rrugës që të reagoja për eventin e Festës së Birrës në Korçë, për faktin se unë isha i ftuar për të bërë hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur që të jem aty, afër njerëzve që e duan muzikën time edhe e duan prezencën time aty, por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic, prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova që të anuloja performancën time. Iu kërkoj falje të gjithëve! I bëj thirrje Bashkisë së Korçës, absolutisht që të anulojë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur edhe nuk i takon asaj si institucion shtetëror që të sjellë një artist serb këtu në Shqipëri”, është shprehur Capital T.

Tags: “Tifozat Kuq e Zi”Capital TGoran Bregović

TË LIDHURA

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet
Bota

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura
Aktualitet

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura

20:29 | 15/08/2025
Plago*ja e 27-vjeçarit në Korçë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën
Aktualitet

Plago*ja e 27-vjeçarit në Korçë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

20:03 | 15/08/2025
Next Post

“Pro miqësisë shqiptaro-serbe”, Ballist Morina i uron mirëseardhjen Bregovicit

Beteja e ‘berishëve’ për të ndryshuar Amerikën!

Audio-përgjimet e Lames/ Manjani: Hë ta lumsha, dele jeni!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Zelensky reagon sërish për Samitin e Alaskës: Duhet të arrihet paqja e vërtetë, jo thjesht një pauzë tjetër
Bota

Zelensky reagon sërish për Samitin e Alaskës: Duhet të arrihet paqja e vërtetë, jo thjesht një pauzë tjetër

by mirseda
13:15 | 16/08/2025
0

Presidenti Zelensky ka lëshuar një deklaratë tjetër pas takimit të Trump me Putinin, duke këmbëngulur se “duhet...

Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë

Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë

12:45 | 16/08/2025
Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

12:04 | 16/08/2025
Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025
A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com