Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kumbari në Shtëpinë e Bardhë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kumbari në Shtëpinë e Bardhë

Simon Maloy, “The Week”/Dëshmia e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey para Komitetit të Senatit mbi Inteligjencën, është një dokument i spikatur. Ai konfirmon shumë nga raportimet skandaloze dhe me burime anonime, që dolën nga shkarkimi i menjëhershëm i Comey nga ana e Donald Trump, dhe kjo tregon një president që është konsumuar plotësisht nga skandalet që rëndojnë mbi administratën e tij ende të re.

Por, më e rëndësishmja, kjo dëshmi portretizon një president në detyrë të Shteteve të Bashkuara, i cili e drejton qeverinë si biznesin e një lloj mafiozi të dorës së dytë.

Sipas narrativës së Comey, Presidenti Trump e ftoi për një darkë private menjëherë pas inaugurimit, ku e pyeti shefin e FBI-së nëse donte të mbetej në këtë detyrë.

Pasi Comey u përgjigj po, Trump i tha prerë: ‘‘Kam nevojë për besnikëri. Pres besnikëri nga ti”.

Në takimin e radhës kokë më kokë, të mbajtur në Zyrën Ovale të nesërmen pasi Trump pushoi nga detyra këshilltarin e sigurisë kombëtare Michael Flynn, Trump supozohet se i ka bërë presion Comey për të hequr dorë nga hetimi i FBI-së ndaj Flynn. “Ai është një djalë i mirë dhe ka punuar shumë”- i ka thënë Trump, sipas dëshmisë së Comey.

“Unë shpresoj se ju mund të shihni si më të përshtatshme ta lini rehat Flynn-in. Ai është një djalë i mirë. Unë shpresoj që ju mund ta bëni këtë”.

Një muaj më vonë, Trump i telefonoi Comey për të folur mbi hetimin e FBI-së ndaj hakerimit rus të zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, duke e quajtur atë një “hije” mbi presidencën e tij, dhe duke e pyetur Comey se çfarë mund të bënte për ta “hequr atë hije”.

Një muaj pas kësaj, Trump i telefonoi sërish Comey për t’u ankuar në lidhje me “hijen”, dhe iu rikthye çështjes së besnikërisë. “Unë kam qenë shumë besnik ndaj jush, shumë besnik”- i tha presidenti Comey sipas dëshmisë së këtij të fundit, duke shtuar me një gjuhë të drunjtë: ‘‘Ne e kemi pasur atë gjë që ju e dini”.

Më pak se një muaj më vonë, Trump pushon nga detyra Comey. Ajo çka më tregon e gjitha kjo, është se pikëpamja e Trump mbi qeverinë, është e rrënjosur fort në patronazhin dhe përbuzjen e thellë ndaj idesë se presidenti është i kushtëzuar nga ligjet. Nëpunësit publikë pritet të tregojnë besnikëri ndaj Kushtetutës, dhe ata betohen për këtë qëllim.

Megjithatë, të shërbesh në administratën Trump, do të thotë t’i shërbesh këtij të fundit, duke bërë çdo gjë që ai kërkon me besnikëri dhe respekt. Dëshmia e Comey, zbulon abuzimet e përsëritura dhe flagrante me autoritetin nga ana e Trump, të cilat meritojnë një hetim të thellë.

Ai u përpoq pa sukses për ta futur në thes drejtorin e FBI-së, përmes kërcënimeve të maskuara dobët, dhe të përqendruara tek “besnikëria”, dhe më pas duke ushtruar presion ndaj Comey për të ndikuar tek hetimet e Departamentit të Drejtësisë, që ishin politikisht shqetësuese.

Pasi Comey ruajti besnikërinë e tij ndaj Kushtetutës, dhe refuzoi të përmbushë kërkesat e Trump mbi Rusinë dhe Flynn, ai u shkarkua. (Ne s’kemi pse të mendojmë se Trump e pushoi Comey mbi hetimin e Rusisë, për shkak se ai tregoi shumëçka në televizionin kombëtar).

Për momentin ne mund të lëmë mënjanë pyetjen nëse Trump është duke e penguar aktualisht drejtësinë, duke pasur parasysh se republikanëve në Kongres u duhet Trump për të miratuar axhendën e tyre, dhe nuk do të bëjnë asnjë përpjekje për të kontrolluar abuzimet e tij, pa marrë parasysh se sa të mirë-dokumentuara janë ato.

Duke e bërë “besnikërinë” kushtin kryesor për të shërbyer në degën ekzekutive, Trump është duke siguruar, që nëse njerëzit kërkojnë të kenë sukses në shërbimin publik, ata duhet të jenë ithtarë dhe servilë të tij.

Sjellja e kaotike e presidentit, dhe konstelacioni i skandaleve rreth tij, e kanë bërë tashmë gati të pamundur gjetjen e rekrutëve kompetentë për postet kryesore të administratës që mbeten të zbrazëta.

Trump madje pati jo pak vështirësi në gjetjen e këshilltarit të jashtëm, për ta përfaqësuar atë në hetimet mbi ndërhyrjen ruse, teksa studiot kryesore ligjore u shqetësuan se ai nuk do t’i përfillte më.

Lloji i personit që do të nënshkruante i lumtur me një qeveritë që nxit trazira, dhe që kërkon besnikëri skllavëruese ndaj presidentit, me shumë gjasa nuk do të ketë interesin e publikut si gjënë kryesore në mendjen e tij.

Ana tjetër e kësaj dinamike helmuese, është se shërbëtorët e mirë dhe kompetentë publikë, që vlerësojnë betimin e vet ndaj Kushtetutën mbi besnikërisë ndaj presidentit, në fund do t’u lëshojnë vendin të tjerëve. Sjelljet e përshkruara nga James Comey në dëshminë e tij, duhet të kenë shqetësuar çdo punonjës të administratës që nuk është ende skllav i Trump, se një ditë do të duhet të zgjedhë mes punës së tij dhe kërkesave të shefit autokrat të qeverisë.

Dhe sigurisht, çdokush që vjen në një pozitë të nivelit të lartë në kuadër të administratës, do të vihet automatikisht në dyshim. Dëshmia e Comey u parapri nga njoftimi i Trump se do të propozojë avokatin Christopher Wray për të udhëhequr FBI-në.

Pse nuk duhet të supozojmë se edhe Wray i është kërkuar të puthë unazën e Trump? Çfarë sigurie mund të kemi se ai nuk do t’i premtojë besnikëri zoti Trump, si një parakusht për emërimin e tij?

Senatorët demokratë padyshim do t’ia shtrojnë këto pyetje Wray në seancën për konfirmimin e tij, por pse dikush duhet të presë që ai t’i jetë betuar për besnikëri Trump-it? Me drejtimin e qeverisë si një gangster me kohë të pjesshme, Trump është duke kultivuar kalbëzimin institucional, dhe duke e bërë të pamundur punësimin në poste të larta të njerëzve që veprojnë në mirëbesim. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ComeyFBIflynnkumbarirusiashtepia e bardheTrump

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Tentativa për grusht shteti në Turqi, shpallet vendimi i parë gjyqësor

Tentativa për grusht shteti në Turqi, shpallet vendimi i parë gjyqësor

Athinë, vihen në dispozicion autobusë falas për votime, ja kushti…

Athinë, vihen në dispozicion autobusë falas për votime, ja kushti...

Shoqata Policët në Lirim: Artan Cukun e vrau shteti, e hodhën në rrugë për militantë droge!

Shoqata Policët në Lirim: Artan Cukun e vrau shteti, e hodhën në rrugë për militantë droge!







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Si e mësoi vdekjen tragjike të partnerit? Rrëfehet për herë të parë Juela
Showbizz

Si e mësoi vdekjen tragjike të partnerit? Rrëfehet për herë të parë Juela

by mirseda
13:47 | 28/03/2026
0

Një rrëfim i ndjerë dhe mjaft personal është ndarë së fundmi nga Juela gjatë një bisede me...

Berisha: Patronazhimin do e shpallim krim shtetëror!

Berisha: Patronazhimin do e shpallim krim shtetëror!

13:44 | 28/03/2026
Shpërndanin drogë në lokalet e natës në Bllok, 9 në pranga, dy në kërkim

Shpërndanin drogë në lokalet e natës në Bllok, 9 në pranga, dy në kërkim

13:42 | 28/03/2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

13:06 | 28/03/2026
Nafta 218 lekë/litër, Berisha: Revoltohuni dhe bllokoni rrugët

Nafta 218 lekë/litër, Berisha: Revoltohuni dhe bllokoni rrugët

13:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com