Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kultura e justifikimit të barbarisë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ngërçi fallco për reformën zgjedhore në pritje të “pazarit”

Nga: Mero Baze

Masakra e Vjenës i ka ekspozuar shqiptarët, si terroristë, si viktima, dhe si mbrojtës të rendit, por për asnjërën prej këtyre roleve, nuk kemi as përgjegjësi dhe as merita. Në të gjitha rastet ajo është një tablo që vizaton Austrinë, qytetërimin e saj, aftësinë e saj për të integruar brenda vetes, raca dhe popuj të ndryshëm, mes të cilëve lindin edhe terroristë, edhe policë të mirë, ashtu siç ndodh të ketë dhe viktima fatkeqe.

Por shoqëria shqiptare në Ballkan, më shumë Kosova e Maqedonia, e më pak Shqipëria, nuk kanë pse turpërohen apo krenohen për atë që ndodh në Vjenë, pasi ajo është një histori me të cilën përballet Austria. Dhe Austria e ka aftësinë, identitetin dhe fuqinë e një qytetërimi të ndriçuar, t’ia dalë mbanë. Ne mundet vetëm të solidarizohemi me të.

Por shoqëria shqiptare nuk mund të fshehë kokën si struci për fenomenin e terrorizmit islamik në trojet tona. Nuk po dua të identifikoj grupe dhe individë konkretë, që në këtë hapësirë janë zëdhënës të terrorizmit islamik, pasi kjo tashmë është punë e policisë, por në shoqërinë tonë ekziston kultura e justifikimit të kësaj barbarie publikisht. Dhe kjo duhet denoncuar.

Edhe nëse shikoni reagimet e sotme, ju e kuptoni që një pjesë e shoqërisë tenton të justifikojë barbarinë me të ashtuquajtura provokime të Perëndimit, lajthitje të Macronit apo Sebastian Kurz.

Më e fortë ishte kjo në rastin e Francës, kur ambasadori i Kosovës në Paris, “guxoi” të shpërndajë një raport korrekt të “Le Figaro”, që bënte përmbledhje kronologjike të aktit terrorist në Francë, pasi i prenë kokën një mësuesi.

Hordhia e barbarëve shqiptarë u çua në këmbë t’i pritej koka ambasadorit, i cili jo vetëm që nuk mori qëndrim në atë histori, por thjesht shpërndau një lajm që sqaronte historinë.

Në të njëjtin moment, barbarëve u vriste sytë më shumë e vërteta, se sa vetë krimi. Ata nuk donin të ishte e qartë ajo që kishte ndodhur, por e donin të vërtetën e tyre të manipuluar, si të “provokuar” nga Perëndimi.

Medie të tëra në hapësirën shqiptare i hapën rrugë barbarisë së justifikimit të krimit. Në Shqipëri, në krye të kësaj hordhie qëndron një portal televiziv i djalit të Sali Berishës, një adhurues i kësaj race.

Një komentator islamik nga Maqedonia, Kim Mehmeti, që ka edhe një pjesë të origjinës shqiptare, bëri thirrje për linçim publik të ambasadorit.

Në Kosovë, rrjetet sociale ishin të mbushura me komente plot urrejtje të një kategorie trushpëlarësh që kërkojnë të vihet në vend nderi i Profetit, pas asaj që bëri Macroni.

Në Shqipëri, një dizenjator si Bujar Kapexhiu, që ilustron çdo ditë lajthitjet e presidentit Ilir Meta, kërcënoi në debat televiz një gazetar, duke i thënë se “unë të vras po më preke idhullin tim” (në fakt ai maksimumi mund të të spiunojë diku, se për të vrarë të merr të keqen.)

Edhe dje në mbrëmje figurina kryesore e portalit të Sali Berishës në Tiranë, postimin e parë e bëri kundër presidentit të Austrisë, i cili sipas tij, kishte “zgjuar” terroristët, që duhet t’i linte të flinin gjumë.

Shoqëria shqiptare në Ballkan është më shumë se kurrë e bombarduar nga këta barbarë, në emër të gjoja të drejtës për të mbrojtur fenë nga provokimi.

Detyra jonë është të përballemi me kulturën agresive dhe barbare të terrorizmit islamik, këtu ku jetojmë. Dhe kjo nuk bëhet vetëm me propagandë.

Kjo është një betejë e përjetshme e shoqërisë shqiptare, prej ngjizjes së kombit shqiptar. Në çdo kohë kanë ekzistuar ata që na tërhiqnin nga Lindja dhe nuk ndjeheshin shqiptarë, por myslimanë, dhe ata që vunë kombin mbi fenë.

Kjo betejë nuk ka mbaruar, përkundrazi është bërë sërisht e gjallë dhe rrezikshme. Dhe duket se fitoren e parë që ka arritur, është justifikimi i barbarisë, në emër të gjoja provokimeve.

Kjo është ideologjia e tyre, është miti që po ngrejnë për të justifikuar terrorin dhe pastaj për të justifikuar dhe krimet.

Kjo bëhet haptazi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nga grupe të caktuara fanatikësh, por dhe elementë të depërtuar në grupe mediatike, apo njerëz që mbajnë kartëvizita intelektualësh.

Ndaj përballuni me këtë betejë këtu dhe lërini rënkimet për atë treshen shqiptare të Austrisë. Atë e përballon Austria, si një vend që e ka të qartë identitetin e saj, fuqinë e saj për të triumfuar mbi barbarinë dhe idenë e qartë për të ndarë fenë nga shteti. Ata që ndalën hordhitë osmane pesë shekuj më parë në portat e Vjenës, do t’ia dalin dhe kësaj here.

Beteja jonë është këtu, ku merr zemër barbaria kundër jetës, ku prindër trushpëlarë marrin peng fëmijët e tyre dhe i çojnë në Siri për të na gjunjëzuar si shoqëri dhe ku zëra publik artikulojnë linçime publike kundër çdokujt që nuk justifikon krimet në emër të fesë.

Për këta duhet jo vetëm betejë publike, por dhe ligjore, derisa të kthehet në breza të tërë në kulturë kombëtare. Një komb që ka mundur të ngrihet mbi tre fe të ndryshme, nuk e ka luksin të trimërojë disa barbarë, që vënë indoktrinimin e tyre fetar mbi kombin. Është detyrë kombëtare beteja ndaj tyre.

Tags: masakra e Vjenesmero bazesiri

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Ky është djali im Beau”, Biden ngatërron mbesën me djalin e vdekur

"Ky është djali im Beau", Biden ngatërron mbesën me djalin e vdekur

Aurelien Hejman, i riu që kujton në detaje çdo ditë të 14 viteve të fundit

Aurelien Hejman, i riu që kujton në detaje çdo ditë të 14 viteve të fundit

Bilanc tragjik/Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Turqi, sa shpëtuan

Bilanc tragjik/Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Turqi, sa shpëtuan







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Operacionet ushtarake/ Benjamin Netanyahu: Do të vazhdojmë me forcë të plotë deri në eliminimin e…
Bota

Operacionet ushtarake/ Benjamin Netanyahu: Do të vazhdojmë me forcë të plotë deri në eliminimin e…

by mirseda
13:36 | 06/04/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij do të vijojë operacionet ushtarake me intensitet...

Rritet bileta Korçë–Tiranë, shkon në 1000 lekë nga shtrenjtimi i naftës

Rritet bileta Korçë–Tiranë, shkon në 1000 lekë nga shtrenjtimi i naftës

13:34 | 06/04/2026
Fluks i lartë në Morinë–Vërmicë, mbi 32 mijë qytetarë kaluan fundjavën Shqipëri–Kosovë

Fluks i lartë në Morinë–Vërmicë, mbi 32 mijë qytetarë kaluan fundjavën Shqipëri–Kosovë

13:32 | 06/04/2026
Fermerët në Myzeqe: Po falimentojmë, skemat kombëtare dështim total!

Fermerët në Myzeqe: Po falimentojmë, skemat kombëtare dështim total!

13:31 | 06/04/2026
Ç’po ndodh në Vlorë? Brenda pak orësh, dy gra i japin fund …

Ç’po ndodh në Vlorë? Brenda pak orësh, dy gra i japin fund …

12:46 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com