Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kujdes, kujdes nga banania!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Lulëzon” tregtia me Kolumbinë, importet rriten me 136 %

Nga: Lutfi Dervishi

Banania nga një frut i ndaluar është kthyer në frutin më të pëlqyer për konsumatorët shqiptarë dhe sipas lajmeve të fundit jo vetëm për konsumatorët!

Sipas doganave në Shqipëri janë 47 firma që merren me import bananesh. Shifra merr kuptim më të plotë kur i vendos përballë numrit 10 të kompanive që merren me import gruri dhe mielli. Pra 47 firma importuese të bananes dhe 10 të miellit dhe grurit!

Ne konsumojmë 7.3 kilogram banane për frymë, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut konsumohen vetëm 0.5 kilogram për frymë.

Maqedonasit e kanë konsumuar këtë frut edhe gjatë komunizimit. Mesa duket ne sot kompensojmë mungesën e bananes gjatë periudhës së komunizimit.

Asgjë nuk shijon më shumë se “fruti i ndaluar”! Kjo duket është arsyeja që për konsum ja kalojmë Kinës (2 kilogramë për banorë) dhe vetë Francës që konsumon 7 kilogramë. As Republikat e Bananeve nuk konsumojnë kaq shumë banane!

Marketingu duhet të ketë pjesën e vet në këtë triumf të bananes. Një prej këngëve të njohura në vitet ’90 ishte “Banania” Edhe spotet e tanishme televizive janë mjaft ndjellëse për konsumatorin: “Për një jetë plot energji”; “Banania fruti magjik”.

Për herë të parë në Europë këtë frut e sollli Marco Polo dhe spotet këtu për bananet më shumë se për origjinalitet spikasin për plagjiaturë. Vetë Marco Polo e quajti bananen “Molla e Parajsës”.

Por molla e parajsjës këto vitet e fundit po sjell edhe telashe për importuesit. Aq shumë telashe sa ndonjëherë nuk është e qartë nëse policia sekuestron kokainë mes bananesh apo banane mes kokainës?

Ne i impotojmë bananet nga Amerika Latine. Por nëse i hedh një sy statistikave, eksportuesit më të mëdhenj janë gjetkë. Në Indi prodhohet 26% e bananes, në Kinë 10% e gjithë sasisë.

Eshtë e çuditshme se pse firmat tona nuk importojnë nga këto dy vende aq më tepër që nga këto dy vende nuk ka kokainë, dhe në këtë mënyrë nuk rrezikojnë t’u kompromentohet ngarkesa dhe emri i mirë.

Edhe diçka tjetër: importi nga Kina dhe India është me leverdi ekonomike. Për shembull nëse një arkë me banane në Ekuador është 6.5 USD, po e njëjta arkë me banane në Kinë kushton 3.7 USD dhe në Indi vetëm 3 USD.

Pra ka vende ku banania mund të blihet më lirë dhe të vij në Shqipëri e pa shoqëruar me probleme që në të shumtën e rasteve dërgojnë në burg shoferë dhe punëtorë ngarkim- shkarkimi. Ndaj siç thoshte teksti i këngës së mirënjohur: “kujdes, kujdes nga banania”.

Tags: Bananialende narkotikeLutfi Dervishi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Bleona dhe Roberti munguan në spektakël, zbulohet arsyeja (VIDEO)

Bleona dhe Roberti munguan në spektakël, zbulohet arsyeja (VIDEO)

Pse asnjë grua nuk merr pjesë te Formula 1

Pse asnjë grua nuk merr pjesë te Formula 1

Hyn në fuqi detyrimi për pasaportën e vaksinimit

Hyn në fuqi detyrimi për pasaportën e vaksinimit







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Meta publikon dëshminë e plotë: SPAK fshehu provat që rrëzojnë akuzat për CEZ-DIA
Aktualitet

Meta publikon dëshminë e plotë: SPAK fshehu provat që rrëzojnë akuzat për CEZ-DIA

by mirseda
13:17 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale shkruan se ka vendosur...

Rama mbledh kryebashkiakët, takimi zgjat 2 orë

Rama mbledh kryebashkiakët, takimi zgjat 2 orë

13:14 | 03/04/2026
Pezullohen 7 efektivë policie në Peqin për shpërdorim detyre

Pezullohen 7 efektivë policie në Peqin për shpërdorim detyre

13:01 | 03/04/2026
Siguria e të dhënave tek AKSHI, PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor

Siguria e të dhënave tek AKSHI, PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor

12:48 | 03/04/2026
Spiropali reagon pas përplasjeve: Konflikti banal po zëvendëson funksionin

Spiropali reagon pas përplasjeve: Konflikti banal po zëvendëson funksionin

12:34 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com