Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kufizimi politik i kandidatëve të çiftit Berisha-Meta!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kufizimi politik i kandidatëve të çiftit Berisha-Meta!

Nga: Ylli Pata

Megjithë teatrin e zhvilluar për një muaj për atë që u thirr si “bashkim” i opozitës, duket se gjithçka ishte e paravendosur. Bëhet fjalë për aleancën mes Sali berishës dhe Ilir Metës, si një koalogim inkluziv i asaj që ata e quajnë opozitë. Është një tandem politik i vendosur që para 6 marsit, por në zgjedhjet e pjesshme pati përballjen direkte në terren.

Lidhja e marrëveshjes së Sali Berishës me Ilir Metën, e paramenduar në detaj edhe për ndarjen e vendeve në këshillin bashkiak, nuk është gjë tjetër veçse një përjashtim i të gjithë elementëve dhe përbërësve të opozitës, të paktën politike që është në fushë prej vitesh. Duke nisur nga partitë e vjetra tradicionale të së djathtës e deri tek Fatmir Mediu, Agron Duka, Shpëtim Idrizi, Dashamir Shehi etj.

Ky tandem politik, sipas të gjitha sondazheve apo perceptimeve publike shikohet jo vetëm me siklet, apo nuk mirëpritet, por kundërshtohet nga një pjesë e madhe e atij opinion publik që nuk voton Partinë Socialiste.

Pasi është logjike që çdokush në vend, qoftë edhe militant më radikal të kërkojë një ndryshim ajri në mjedisin ku frustrimi si pasojë e dominimit të klikës së vjetër ka prodhuar një situatë që ka përçarë opozitën.

Kjo përçarje nuk ka ardhur për konkurrencë, për ide politike apo pikëpamje ekonomike, por thjesht si pasojë e këmbënguljes së Sali Berishës për të marrë drejtimin e opozitës, pasi u ndëshkua fort nga qeveritë e dy fuqive të mëdha të Perëndimit: Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, edhe këmbënguljes së Ilir Metës, që të rikthehet nga e para në ciklin politik, edhe pse e ka bërë të plotë të gjithë rrethin vicioz të pushtetit në Shqipëri, si asnjë personazh tjetër në historinë e shtetit shqiptar.

E në këtë situatë, kur Berisha e Meta kanë ndarë postet e zonat e influencës, kandidatët që ata do të nxjerrin në zgjedhje lokale si sigël politike, janë thjesht product politik i këtij çifti, e jo një kundërpeshë e opozitarizmit politik e social në vend, ndaj qeverisë dhe mazhorancës socialiste.

Sado që establishmenti politik i Berishës dhe Metës mundohet t’i vizatojë deputetët e grupit parlamentar të PD-së thjesht si individë, rezistenca e tyre politike është një “farë” politike që do të mbijë në një mënyrë apo tjetër në tokën djerrë të opozitës shqiptare.

Belind Këlliçi, apo edhe kandidatët e tjerë që pritet të përballen në mjedisin e foltores për të marrë kandidimin zyrtar për kryetar bashkie, në fund, pra në fushatën që do të nisë në pranverën e ardhshme, ata do të jenë përkatësisht kandidatë të Berishës dhe Metës dhe jo të krejt opozitës.

Pasi çifti politik 30 vjçar është imponuar në publik me aleancën e tyre si subjekt politik, e që në fushatë do të dalin së bashku, duke u përballur me mazhorancën. Kjo aleancë mund të jetë invazive publikisht, apo protagonist në aksione politike si protesta, greva, emisione, intervista, konferenca, por kjo nuk e shmang ngjarjen reale brenda arqipelagut politik të opozitës, por edhe mjedisit të PD-së.

Ngjarja reale është se një pjesë shumë e konsiderueshme e Partisë Demokratike nuk do qëSali Berisha të jetë në krye të saj, nuk do që PD të jetë në aleancë ekskluzive me Ilir Metën, kur ky i fundit paracakton edhe postet që do të marrë në pushtetin e bashkive që fiton opozita. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për një fjalë në ajër apo propagandë politike, por që ka një zhvillim konkret në terren.

Në Shkodër, bastion 30 vjeçar i Partisë Demokratike, kryebashkiaku Bardh Spahia, i cili ka fituar si pjesë e aleancës “Berisha-Meta, ka larguar nga puna militantët e PD-së për t’i zëvendësuar me ata të LSI-së, që sot janë Partia e Lirisë. E kjo fshesë që atje konsiderohet si politike, nuk ka shkurajuar strukturën e bazës së PD-së, por e ka mbledhur më shumë për të qenë një grupim solid politik anti-berishist dhe kundër Metës.

Madje, siç mësohet, demokratët e Shkodrës po përgatiten fort për një betejë të fortë kundër tre palëve të fuqishme: mazhorancën në qeveri, partisë së Tom Doshit, si partisë Berisha-Meta. E sipas gjasave, nga ajo betejë do të krijohet një lëvizje krejt e re politike në Shqipëri. Fiks si në vitin 1996, kur rrëzimi i Berishës erdhi nga Shkodra dhe jo majtas, por nga e djathta tradicionale shqiptare…

Tags: BerishaMetaopozita

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Tensionohet situata, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut lëshojnë raketa në brigjet e njëra-tjetrës

Tensionohet situata, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut lëshojnë raketa në brigjet e njëra-tjetrës

Dështimi i marrëveshjes/ Si do të regjistrohet PD në zgjedhje, tani që nuk u arrit bashkimi?

Dështimi i marrëveshjes/ Si do të regjistrohet PD në zgjedhje, tani që nuk u arrit bashkimi?

Prezantohet paketa e dytë anti-krizë/Paga minimale 34 mijë lekë, rritje për punonjësit e administratës dhe Policisë së Shtetit

Rama nxjerr dokumentin: Ja si funksionon shantazhi, kërkohen 120 mln lekë nga AZHBR

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Trump do takohet me udhëheqësit evropianë, Zelensky do bashkohet virtualisht
Bota

Trump do takohet me udhëheqësit evropianë, Zelensky do bashkohet virtualisht

by mirseda
11:50 | 13/08/2025
0

Presidenti ukrainas Zelensky do t’i bashkohet takimit të sotëm midis Trump dhe udhëheqësve evropianë virtualisht nga Berlini....

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

11:44 | 13/08/2025
GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

11:38 | 13/08/2025
I moshuari gjendet i mby*ur në plazhin e vjetër të Vlorës

I moshuari gjendet i mby*ur në plazhin e vjetër të Vlorës

10:33 | 13/08/2025
Situata e rëndë nga zjarret/ Vengu: 3 helikopterë po operojnë në Gramsh, 2 të tjerë në Delvinë

Situata e rëndë nga zjarret/ Vengu: 3 helikopterë po operojnë në Gramsh, 2 të tjerë në Delvinë

10:25 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com