Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kufizimet e energjisë/Ministria e Ekonomisë në Kosovë jep detajet

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kufizimet e energjisë/Ministria e Ekonomisë në Kosovë jep detajet

Ministria e Ekonomisë ka përcjellë detaje rreth reduktimit të energjisë elektrike në Kosovë. Pas njoftimit të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) lidhur me reduktimet e energjisë, Ministria e Ekonomisë thekson se prodhimi ditor në vend është rreth 507MWh e ndërsa kërkesa për konsum shkon deri në 750MWh. Në njoftim thuhet se Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim, për të ndihmuar qytetarët.

Njoftimi

Ditën e sotme qytetarët janë njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në orare të caktuara nga KEDS/KESCO.

Për situatën e krijuar duam të ju njoftojmë si në vijim:
Prodhimi ditor i Korporatës Elektroenergjitike të Kosovës (KEK) është rreth 507 MWh.
Kërkesa për konsum është deri në 750 MWh.

Çmimi në bursën Hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MWh.

Humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë KEDS janë 19%. Këto humbje ende mbulohen nga të gjithë, pra prodhimi ose importi, jo nga vet KEDS-i.

Institucionet përgjegjëse që monitorojnë punën e akterëve të furnizimit me energji, janë duke marrë të gjitha hapat që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit.

Kriza energjetike ka kapluar Evropën, siç kemi paralajmëruar me rastin e shpalljes së gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike. Është me rëndësi që secila e secili prej nesh të kemi kujdes dhe të kursejmë shpenzimin e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës. Kursimi i vogël individual do ta lehtësonte tejet shumë furnizimin me energji elektrike, si dhe to të lehtësonte vështirësitë të mëdha që po kalon dhe do të kalojë vendi.

Ne jemi duke bërë gati masat jo vetëm për furnizim të rregullt, por veçanërisht për të ndërprerë përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, pra humbjet nga vjedhjet. Këto humbje vazhdojnë të jenë shumë të larta e për të cilat kompania dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur rezultate.

Askush, e aq më pak qytetarët dhe buxheti i vendit, nuk duhet të paguajnë çmimin e lartë të importit për ata që tolerohen të vjedhin energji. Prandaj, në këto kushte Qeveria, me mjetet dhe kompetencat e saj, do të ndërhyjë për ta minimizuar deri në ndalje të plotë këtë dukuri, pa asnjë kompromis.

Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë.

Tags: energjiakosovekufizimet

TË LIDHURA

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi
Rajoni

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

19:54 | 15/11/2025
Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë
Rajoni

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

13:25 | 13/11/2025
Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike
Rajoni

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

10:38 | 13/11/2025
Next Post
Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Tirana, qyteti nga duhet ikur

Historia e panjohur e aviatorit/Piloti i parë shqiptar që theu rekord në garat sportive në Jugosllavi

Historia e panjohur e aviatorit/Piloti i parë shqiptar që theu rekord në garat sportive në Jugosllavi

“Mehmet Shehu, ky armik e tradhëtar”, kujtimet e ish-kryehetuesit të diktaturës

"Mehmet Shehu, ky armik e tradhëtar", kujtimet e ish-kryehetuesit të diktaturës







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori
Aktualitet

Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori

by mirseda
20:26 | 18/11/2025
0

Dy persona janë konfliktuar mbrëmjen e së martës në qytetin e Fierit, ku për pasojë është lënduar...

Balluku pandehet nga SPAK për aferën 50 mln €, BE: Rasti tregon luftë ndaj korrupsionit.

Balluku pandehet nga SPAK për aferën 50 mln €, BE: Rasti tregon luftë ndaj korrupsionit.

20:16 | 18/11/2025
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

19:51 | 18/11/2025
Situata me motin e keq në vend, evakuohen 5 anëtarët e një familjeje në Thumanë

Situata me motin e keq në vend, evakuohen 5 anëtarët e një familjeje në Thumanë

19:30 | 18/11/2025
Shqipëria pret shortin e Play Off të Botërorit pas përditësimit të FIFA-s

Shqipëria pret shortin e Play Off të Botërorit pas përditësimit të FIFA-s

19:05 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com