Për kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, operacioni policor për bandat në Shkodër ishte selektiv. Teksa e ka cilësuar të vonuar aksionin policorë në Shkodër, ajo ka kritikuar ashpër ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Kur ministri Xhafaj u emërua në detyrë, ka pas thënë një gjë. “Në shtator ne do të godasim 4 grupe kriminale”, pohoi për “Top Story” kryebashkiakja e Shkodrës.
Deri tani, i vetmi grup që policia pretendon se ka arrestuar është ai i Bajrajve, teksa Safeti Bajri u arrestua në Tiranë, ndërsa vëllai i tij, Enveri u kap nga policia spanjolle pak ditë më parë.