Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ku ishe ti në datën 17 Maj?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
PD nxjerr “nga varri” Azem Hajdarin

Nga Frrok Çupi

Tjetri përballë picërroi sytë dhe mi nguli fort si të kisha kryer krim.

-Më thuaj pra, ku ishe ti në datën 17 maj?…

‘Po ku isha unë, s’e di? Mandej çfarë është 17 Maji? E ku duhej të isha?’

Kur e pashë tjetrin ashtu të ngrefosur, edhe me grimasa aktoreske, mu bë se e kisha parë diku në protestat për të mbrojtur Teatrin e Tiranës. 17 Maji mund të ketë lidhje me këtë rrëmujë që u bë dy vjet para Teatrit Kombëtar. Po, pra, kjo është 17-a?… Ose do te ketë qenë data kur këta kanë vendosur që të ngujohen në mbrojtje të Teatrit…

Ose dita kur kanë vjedhur rekuizitën… Ose dita kur u nisën për Paris mbasi iu morën paratë atyre militantëve të mjerë që mendonin se çoç po bënin. Apo dita kur shteti vendosi të prishë godinën e vjetër për të ngritur të renë?…

Me siguri është një nga këto data teatrale. Po pse duhet ta mbaj mend unë apo edhe dhe të tjerët? Mu kujtuan filmat me Revolucionin e Trockit, kur nëpër trena bërtisnin ushtarakët ‘mbani mend shokun në krah, pyeteni atë që iu hyn në mes…”. Mu kujtua për shkak të lidhjes me artin, por edhe me politikën. Artisti në fjalë ka kandiduar për anëtar në Parlament, dhe atëherë kur të jetë ligjvënës, mund të vendosë një shtrungë ku ‘delet’ nuk kalojnë dot pa dhënë emër e mbiemër, pa lënë qimen, pa treguar në cilën parti janë, çfarë pune bëjnë…

Sa shumë data kemi kaluar si porta të hyrjes për në ferr. Po sikur të kishim harruar 8 nëntorin ose 16 tetorin? Biçimët do të ngjiteshin deri në Parlament nëse do t’ia dilnin që të zbulonin alibinë tonë. Pas përmbysjes së diktaturës u alternuan pozicionet: Këta që morën përsipër lirinë dhe demokracinë, këta zunë rrugën për të të shtrydhur ‘si e ke emrin?, i kujt je, ç’punë bën?, nuk je tiranas?’, etj. Sa herë janë dhunuar shtetasit shqiptarë me pyetje nga presidenti i Republikës se ‘ku e ke është 30 qershorin?’, “çfarë është 13 tetori?’, “e mban mend 2 Marsin?’ Të gjitha janë datat e atij, të njërit, por urdhërohen të gjithë që t’i përjetojnë.

Filozofi Zhan Pol Sartri ka shkruar, në vetën e parë, nga një burg: “Gardianët i shpinin të burgosurit njëri pas tjetrit përpara tryezës. Atëherë ata biçimët i pyesnin për emrin dhe profesionin. Ose u tekej të bënin ndonjë pyetje tjetër: “Ke marrë pjesë në sabotimin e municioneve?” apo “Ku ndodheshe me datën nëntë në mëngjes dhe çfarë ke bërë?”.

Tani më është mbushur mendja edhe mua mbi atë që kam dëgjuar 30 vjet me radhë se këta janë më të këqij se vetë Enver Hoxha, se po të ishin në kohën e tij, edhe maceve do t’ua numëronin dhëmbët.

Po pse janë këta më të këqij se diktatura e parë?

Këta e kanë Un-in në krye të gjithë tabelës së Mendelejevit. Por këta, ndryshe nga i pari i diktaturës së kaluar, nuk mund ta realizojnë detyrën e Un-it për të bërë të keqen që duan. Sepse kjo detyrë lidhet me trajtimin e idesë së papajtueshme ‘non arrivèe’. Në rastin tonë po merremi me diktatorë kastravecë, që janë të pa arritur, dhe bëhen qesharakë.

A e keni dëgjuar presidentin e vendit duke kërcënuar anëtarët e Parlamentit se ‘ua morëm emrat, tani të shikoni’. Edhe kryetari i një partie çame, dje gjatë protestës kundër ministrit të Greqisë, iu hakërrua policëve: “ Ju njohim, emër për emër, do ta paguani’. Gazetarët janë kërcënuar nga zyra e kryetarit të shtetit me të njëjtin motiv: ‘ Emrin dhe mbiemrin”.

Këta e kanë fituar lirinë për vete, por duke ia marrë popullit. Kanë liri të bëjnë çfarë të duan, por populli nuk mund ta ketë këtë liri. Të njëjtën gjë ka bërë edhe diktatori i parë, por këta kanë ngatërruar kohët. Liria e këtyre të tanishmëve, më në fund, kufizohet në rrethanat dhe në fobinë. Po pse, vallë mendoni se Meta- Basha do të burgosin kryeministrin 32 vjet? Dikur edhe e bënin. Këta ndodhen në histerinë e mbrojtjes, dhe prandaj njësoj si personazhi i Sartrit, shkojnë deri te numërimi, emër e mbiemër dhe frikë.

Këta kanë frikë veten, prandaj edhe numërojnë njerëzit. Mendojnë se secili prej tyre, qoftë kur hyjnë në Teatër, ose kur shkojnë në kutitë e votimit, janë duke menduar për krimet e këtyre. Akoma më keq e kanë punën me prokurorët, gjykatësit (të rinjtë) dhe me gazetarët. Sa herë i shikojnë, me patjetër duhet t’i pyesin si e kanë emrin, kur kanë lindur, çfarë është data 17. Sepse këta mendojnë se ata ua kanë skopinë në dorë. Një paciente e Frojdit, sa herë lexonte në gazeta lajme për falsifikatorët, tmerrohej dhe i dukej vetja sikur falsifikonte monedha. Sa herë shikonte se dikush ka kryer një krim, i dukej se ka qenë vetë ajo që e ka kryer…

E tëra vjen e koncentrohet në pyetjet “si e ke emrin? Po mbiemrin?, e mban mend datën 2 mars?”.

 

 

Tags: AnalizeFrrok Çupiopinion

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shifra alarmante nga pandemia në Greqi, 865 raste të reja dhe 6 viktima

Shifra alarmante nga pandemia në Greqi, 865 raste të reja dhe 6 viktima

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Dorëhiqet administratori i klubit të Vllaznisë

Dorëhiqet administratori i klubit të Vllaznisë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Sekretariati i Etikës përjashton dy deputetë të PD nga seanca e fundit (EMRAT)
Aktualitet

Sekretariati i Etikës përjashton dy deputetë të PD nga seanca e fundit (EMRAT)

by mirseda
14:08 | 07/04/2026
0

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga seancat plenare deputetët e PD Flamur Noka dhe Elda Hoti për...

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako shkon në GJKKO

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako shkon në GJKKO

14:06 | 07/04/2026
Vlorë: Pitbulli plagos 4-vjeçaren, në operacion; e shpëton një qytetar

Vlorë: Pitbulli plagos 4-vjeçaren, në operacion; e shpëton një qytetar

13:59 | 07/04/2026
Donald Trump mund të shtyjë sulmet ndaj infrastrukturës civile, raporti i Axios

Donald Trump mund të shtyjë sulmet ndaj infrastrukturës civile, raporti i Axios

13:49 | 07/04/2026
E rëndë në Vlorë! Vogëlushja kishte dalë shëtitje me gjyshërit, pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

E rëndë në Vlorë! Vogëlushja kishte dalë shëtitje me gjyshërit, pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

13:46 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com