E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Dorëhiqet administratori i klubit të Vllaznisë

Administratori i klubit të futbollit Vllaznia, Suad Lici ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion.

Ky vendim, ka ardhur për arsye të angazhimeve të tij personale.

Pasuesi i tij, do të jetë Benjamin Naku.

Lici, do të vazhdojë të japë kontributin e tij tashmë në pozicionin e Kordinatorit Teknik.

Postimi në Facebook

KF Vllaznia bën të ditur se administratori i klubit, z. Suad Lici, ka kërkuar dorëheqjen nga ky pozicion për arsye të angazhimeve të tij personale.

Këshilli Mbikëqyrës është njohur me kërkesën e z. Lici, e ka shqyrtuar dhe ka vendosur pranimin e saj. Në vazhdim, Këshilli Mbikëqyrës ka diskutuar për administratorin e ri të KF Vllaznia dhe ka vendosur emërimin e z. Benjamin Naku në këtë pozicion.

  1. Naku njihet për karrierën e suksesshme si sportist, por edhe si pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Dëshirojmë të shprehim falenderimin tonë për punën e bërë nga z. Lici. Ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij pranë KF Vllaznia, tashmë në pozicionin e Kordinatorit Teknik.

Njëkohësisht i urojmë z. Benjamin Naku suksese në detyrën e re.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...