Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ku e ke partinë Lulzim?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ku e ke partinë Lulzim?

Nga: Artur Ajazi 

Lulzim Basha nuk heq dorë kollaj nga “qarkoret”, dhe kësaj here ka vendosur të angazhojë seriozisht degët e Partisë Demokratike në rrethe, duke i njoftuar ata se “duhet të bëhen gati për zgjedhjet e parakohshme”.

Në qarkoren e nisur këto ditë në degët e partisë tij në rrethe thuhet se “jemi të pergatitur për zgjedhjet e parakohshme elektorale, ndaj kerkoj nga ju angazhimin maksimal”.

Po mirë, ku e ke partinë Lulzim, ku i ke degët në rrethe, ku e ke elektoratin, ku i ke mbështetësit kur çdo muaj të largohen qindra militantë dhe simpatizantë ?

Ku e ke partinë Lulzim, kur në 6 vjet e ke firuar, dhe e ke katandisur sikur të ishte OJF, ndërkohë që ke kurajon të kërkosh edhe zgjedhje të parakohshme?

Në fakt kjo mund të quhet edhe shakaja e fundit e vjeshtës së vonë, për kryetarin e Partisë Demokratike, i cili nuk dihet përse ka vendosur të shpallë “fushatën elektorale”, e cila duket si një ëndërr e keqe. Ku e ke PD Lulzim, në cilin qytet dhe fshat ekziston partia juaj, në cilin qytet dhe fshat keni anëtarësi, seksione dhe grupseksione, në cilin qytet dhe fshat keni struktura, kryesi, dhe militantë?

A kanë mbetur vallë akoma njerëz që ju besojnë, pas gjithë atyre dështimeve dhe spaktakleve skandaloze që bënë “ndjekësit” tuaj në 6 muajt e parë të 2019 ? A kanë mbetur vallë akoma shqiptarë që besojnë tek montazhierët e SHQUP-it, tek ata që gjithë ditën nuk hartojnë ide dhe programe politike, por thjesht merren me montime CD, duke gjurmuar ndonjë Babale të ri, për ti premtuar 200 mijë euro për “shërbime të veçanta”? Si mund të shpikësh dhe të rikthehesh tek “zgjedhjet e parakohshme” kur partinë e ke të rrënuar, si mund të besosh edhe vetë ti profkën tënde, vetëm pak ditë pasi je tallur me ambasadorin e OSBE në Tiranë, duke dërguar atje sejmenin Kaso sa për sy e faqe ?

Jo Lulzim, Partia Demokratike nën drejtimin tuaj kurrë nuk ka qenë, dhe nuk ka për të qenë gati për zgjedhje të parakohshme, kurrë nuk mund të fitojë asnjë garë elektorale, pasi nuk ngjall shpresën dhe frymëzimin tek ata që deri dje e mbështesnin.

Ke 6 vjet Lulzim, që nisesh dhe kthehesh, dhe sërish rikthehesh tek “aksionet opozitare”, tek “protestat popullore, revolucioni popullor”, ke 6 vjet Lulzim që premton rrëzimin e qeverisë (madje 3 muaj pas krijimit të saj) ke 6 vjet Lulzim që kremton “rrëzimin e Ramës”, ke 6 vjet që sulmon ashpërsisht çdo ndërkombëtar që mbështet vendin në rrugën e integrimit europian dhe reformave, dhe habitem si nuk po e kupton se në politikë gjithçka e ka një fund.

Partia Demokratike e drejtuar nga ju, do të kërkonte “zgjedhje të parakohshme në 1 ditë me ato lokale” në rast se ju nuk do të kishit dalë nga Parlamenti, në rast se ju nuk do të kishit braktisur votuesit tuaj, në rast se ju nuk do të ishit marrë me shpifje dhe montazhe të turpshme, në rast se ju nuk do të kishit përzënë nga partia kontribuesit realë (dhe jo milionerët) të cilët i flakët dhunshëm, apo në rast se ju nuk do të kishit dale hapur kundër reformave në drejtësi, integrimit europian të vendit dhe faktorit ndërkombëtar.

Të kërkosh “dy palë zgjedhje të parakohshme në një ditë”, do të thotë të kesh me vehte 90 per qind të shqiptarëve Lulzim, ndërkohë që PD juaj nuk ka as 15 per qind të tyre.

Ku e ke partinë Lulzim, ku e ke degdisur, ku i ke mbështetësit dhe militantët, ku e ke bazën e partisë, përse nuk të afrohen, përse nuk të besojnë, përse nuk shpresojnë më tek ju, përse ke humbur besimin tek ambasadorët e huaj, dhe kjo vlen më tepër për ju si kryetar?

Ndoshta e vetmja gjë që ju ka mbetur Lulzim, është “qarkorja”, mbledhja me aleatët dhe ish-deputetët që të vendosni edhe kësaj here “kur do ta rrëzoni qeverinë Rama “. /Tema

 

Tags: Artur Ajazibashaopozita

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Trajneri i Partizanit nuk fsheh lumturinë: E merituam, mu duk sikur luajta dhe unë

Trajneri i Partizanit nuk fsheh lumturinë: E merituam, mu duk sikur luajta dhe unë

Trajneri i Tiranës flet pas humbjes: S’e fitoi Partizani, e falëm ne ndeshjen!

Trajneri i Tiranës flet pas humbjes: S’e fitoi Partizani, e falëm ne ndeshjen!

Lajmi më i keq për opozitën nga “Venecia”, është legjitimiteti i 30 Qershorit

Lajmi më i keq për opozitën nga “Venecia”, është legjitimiteti i 30 Qershorit







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

by mirseda
22:54 | 16/10/2025
0

Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea...

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

22:26 | 16/10/2025
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com