Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ku dallon koronavirusi nga Gripi Spanjoll i 1918-ës, që vrau 50 milionë njerëz

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ku dallon koronavirusi nga Gripi Spanjoll i 1918-ës, që vrau 50 milionë njerëz

Nga Gina Kolata “The New York Times”

Ishte një sëmundje aq e tmerrshme, sa që i tmerroi njerëzit për disa breza me radhë. Pandemia e gripit e vitit 1918, që mendohet të jetë më vdekjeprurësja në historinë e njerëzimit, vrau të paktën 50 milion njerëz në mbarë botën (sot do të ishte ekuivalente me 200 milionë, në raport me numrin aktuale të popullsisë botërore), me gjysmë milionë viktima vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Ai grip u përhap në çdo pjesë të botës, duke prekur popullsinë në Japoni, Argjentinë, Gjermani dhe dhjetëra vende të tjera. Aspekti ndoshta më i dhimbshëm, ishte se shumica e të vdekurve nga sëmundja ishin të rinj – shpesh në të 20-at, 30-at dhe 40-at e tyre, në vend të të moshuarve që kishin një sistem imunitar të dobësuar nga sëmundjet e tjera kronike.

Ndërsa koronavirusi po përhapet në të gjithë botën, dhe shqetësimet e njerëzve po rriten, krahasimet midis situatës së sotme dhe pandemisë së Gripit Spanjollt të vitit 1918, po përhapen gjithnjë e më shumë nga mediat tradicionale, si dhe mediat sociale.

“Infermieret, u përballën shpesh në skena të ngjashme me ato të viteve të epidemisë së Murtajës së shekullit XIV”- shkroi historiani Alfred Krozbi në librin e tij “Pandemia e harruar e Amerikës”. “Një infermiere gjeti një burrë të vdekur në të njëjtën dhomë, ku ndodhej gruaja e tij me binjakët e sapolindur. Kishin kaluar 24 orë nga vdekja dhe lindja, dhe gruaja nuk kishte asnjë ushqim tjetër përveç një molle”.

Në vitin 1918, bota ishte një vend shumë i ndryshëm, edhe pa ndikimin shkatërrues të Luftës së Parë Botërore. Mjekët e dinin që ekzistojnë viruset, por nuk kishin parë kurrë një të tillë. Në atë kohë nuk kishte ende mikroskop elektronik, ndërsa materiali gjenetik i viruseve nuk ishte zbuluar ende.

Sot, studiuesit jo vetëm që dinë si të izolojnë një virus, por mund të gjejnë sekuencën e tij gjenetike, të testojnë ilaçe antivirale, dhe të zhvillojnë një vaksinë kundër tij. Në vitin 1918, ishte e pamundur të testoheshin njerëzit me simptoma të buta, në mënyrë që ata të mund të vetë-karantinoheshin.

Dhe ishte gati i pamundur të kryhej gjurmim i kontakteve që kishte pasur i prekuri i parë, pasi gripi dukej se infektonte menjëherë qytete dhe bashkësi të tëra. Për më tepër, kishte shumë pak pajisje mbrojtëse për punonjësit në spitale, ndërsa nuk ekzistonte kujdesi mbështetës me aparate respiratore, që sot mund t’u ofrohen njerëzve që janë shumë të sëmurë me koronavirus.

Me një normë vdekshmërie prej të paktën 2.5 përqind, gripi i vitit 1918 ishte shumë më vdekjeprurës sesa gripi i zakonshëm, dhe ishte aq infektiv sa që u përhap gjerësisht, çka nënkuptonte edhe numrin më të lartë të vdekjeve.

Studiuesit besojnë se gripi i vitit 1918, kurseu të moshuarit, pasi ata kishin një imuniteti ndaj tij. Ata teorizojnë se dekada më parë, kishte pasur një version të këtij virusi, që nuk ishte dhe aq vdekjeprurës, dhe që u përhap si një grip i zakonshëm. Njerëzit e moshuar që jetonin në vitin 1918, ishin po të ekspozuar ndaj këtij gripi më vdekjeprurës, po kishin zhvilluar tashmë antitrupa.

Sa i përket fëmijëve, shumica e sëmundjeve virale – fruthi, lija e dhenve – janë më vdekjeprurëse tek të rinjtë, gjë që mund të shpjegojë faktin se përse më të vegjlit u kursyen nga epidemia e vitit 1918. Pavarësisht nga arsyeja, ajo pandemi e uli shumë jetëgjatësinë e njerëzve.

Në vitin 1917, jetëgjatësia mesatare në Shtetet e Bashkuara ishte 51 vjeç. Ishte po aq në vitin 1919. Por në vitin 1918, ishte vetëm 39-vjeç. Koronavirusi i ri, ka prirjen të vrasë njerëzit e moshuar dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, dhe nuk duket se u merr jetën fëmijëve.

Kjo do të thotë, se do të ketë shumë më pak efekte negative tek jetëgjatësia. Sa i përket shkallës së vdekshmërisë së koronavirusit, ajo nuk dihet ende me saktësi. Por të dhënat më të fundit nga Koreja e Jugut, me 7.478 infeksione të konfirmuara, tregojnë një përputhje me atë të gripit sezonal.

Pas testimit të 100.000 njerëzve për koronavirusin, vendi duket se ka një normë vdekshmërie prej 0.65 përqind. Ajo që situata aktuale ka të përbashkët me 1918-ën, është shqetësimi i madh publik. Një ndër vendet e para ku gripi i 1918-ës mbërriti në SHBA ishte Fort Devens, pranë Bostonit. Shumë ushtarë të rinj u sëmurën, dhe po shumë vdiqën.

Autoritet urdhëruan nisjen e një investigimi. Një nga ekspertët e ngarkuar me këtë detyrë, doktor Uilliam Voughan, shkroi më vonë:”Qindra ushtarë të rinj, u shtruan në masë në pavionet spitalore. Shumë shpejt fytyrat e tyre do të merrnin një çehre kaltëroshe. Nga kolla e fortë villnin vazhdimisht gjak. Mëngjesin e ditës tjetër, dhjetëra kufoma dërgoheshin në morg”.

Më 3 tetor 1918, Filadelfia mbylli të gjitha shkollat, kishat, teatrot, pishinat publike dhe vendet e tjera publike. Sipërmarrësit përfituan nga situata. Disa agjenci funerale, i 6-fishuan shërbimet e tyre. Në Tukson, Arizona, bordi i shëndetit i ndaloi njerëzit të dilnin jashtë shtëpisë pa maskë në fytyrë.

Në Albukerk, ku u mbyllën shkollat ​​dhe teatrot, shkruante një gazetë lokale, “fantazma e frikës kishte depërtuar kudo”. Veprime të ngjashme po merren edhe sot. Siatëll ka mbyllur disa shkolla publike. Një festivali i njohur në Teksas është anuluar. Kompania e njohur “Apple”, u ka kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia.

Më shumë se 2.700 njerëz, janë nën një lloj karantine në Nju Jork. Por deri më tani, epidemia e përvitshme e gripit sezonal, ka pasur pasoja shumë më të rënda në Shtetet e Bashkuara sesa koronavirusi. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raportojnë se ka pasur të paktën 34 milionë amerikanë të prekur nga gripi këtë sezon, 350.000 të shtruar në spital, dhe 20.000 të vdekur.

Për ekonominë, efektet e gripit të vitit 1918, megjithë mbylljen e fabrikave dhe ndërprerjet e kontakteve sociale, ishin të vështira të dalloheshin nga efektet shumë më të rënda që shkaktoi Lufta e Parë Botërore.

Bota nuk ishte aq e ndërlidhur sa është sot, dhe deri në verën e 1919 pandemia u zhduk. Koronavirusi ka shkaktuar deri tani një ndikim të madh në bursa, por dhe aspekte të tjera të ekonomisë. Megjithatë, pasojat afatgjata mbeten për t’u parë. /TIRANA TODAY

Tags: dallimetgripi spanjollkoronavirus

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Skandaloze/ I prekuri me koronavirus pështyn mjekun dhe infermieren

Skandaloze/ I prekuri me koronavirus pështyn mjekun dhe infermieren

Koronavirusi/ Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, ja ambientet që mbyllen

Koronavirusi/ Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, ja ambientet që mbyllen

“Nuk pi ujë, nuk shkoj dot në banjo”, infermierja ka një lutje për të gjithë

"Nuk pi ujë, nuk shkoj dot në banjo", infermierja ka një lutje për të gjithë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza
Bota

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza

by mirseda
22:35 | 23/10/2025
0

Në mbrëmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i...

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

22:03 | 23/10/2025
Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com