Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash sigurie, për të shmangur çdo incident të mundshëm që mund të ndodhë ditën e sotme, në protestën që do të zhvillohet nga opozita.
Ndërkohë, po lyhen të gjitha shtyllat rreth Kuvendit, ku janë vendosur kamera me rezolucion të lartë.
Garda dhe policia kanë rrethuar me rrjeta teli dhe godinën e Kryeministrisë, për ti paraprirë ndonjë zhvendosje të mundshme, siç ndodhi dhe gjatë protestës, që deputet e opozitës dorëzuan mandatet.
Gjithashtu, para Kuvendit është vendosur kordoni policor, ndërkohë që po mblidhen edhe deputetët e mazhorancës për seancë plenare.