Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kryeministri Mitsotakis refuzon sërish të japë dorëheqjen

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kryeministri Mitsotakis refuzon sërish të japë dorëheqjen

Kyriakos Mitsotakis pranon se përgjimi i politikanit të opozitës ka qenë politikisht i gabuar, por nuk jep sqarime të mëtejshme. Tsipras e akuzon për arrogancë.

Prej muajsh qarkullonin thashethemet, por prej disa javësh është e sigurt: shërbimi sekret grek EYP ka përgjuar Nikos Androulakis, eurodeputet dhe kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare, Pasok, dhe gazetarin e financave, Thanasis Koukakis.

Mitsotakis nuk përgjigjet shumë konkretisht

Skandali i përgjimeve vazhdon ta ndjekë nga pas kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Gjatë një debati të ashpër në Parlamentin e Athinës, kreu i qeverisë konservatore përsëriti se përgjimi i telefonit të kryetarit të një partie opozitare ishte një veprim në përputhje me ligjet, por “politikisht i papranueshëm”. Por çdo iniciativë për korrigjimin e këtij gabimi nuk duhet të cenojë punën e rëndësishme të shërbimit sekret EYP.​

Nikos Androulakis, eurodeputet dhe kryetar i Lëvizjes Panehelenike Socialiste, Pasok, përgjohet nga Shërbimi i Fshehtë Grek.

Me gjithë pyetjet e shumta të bëra nga ana e deputetëve të opozitës, kryeministri tha se përgjimet kishin të bënin me çështje të sigurisë kombëtare, pa dhënë sqarime të mëtejshme. “Le t’u vëmë vizën gabimeve të djeshme,” kërkoi kryeministri konservator. Ai tha se vetë nuk kishte qenë në dijeni të përgjimeve.

Tsipras akuzon Mitsotakisin për arrogancë

Ish-kryeministri dhe kreu i partisë së majtë Syriza, Alexis Tsipras, e kritikoi ashpër Mitsotakisin. “Kreu i qeverisë ka detyrim ligjor, politik dhe jo më pak moral të zbardhë të kaluarën”, tha Tsipras dhe kërkoi sërish dorëheqjen e tij. Tsipras pyeti nëse bëhej fjalë për sigurinë kombëtare apo nëse Androulakis ishte një agjent i huaj. Ai tha se refuzimi i Mitsotakisit për të thënë të vërtetën është përgjigje e mjaftueshme. “Dorëhiquni. Ju nuk jeni të interesuar për demokracinë për shkak të arrogancës suaj,” tha Tsipras.

Mitsotakis refuzoi duke argumentuar me “përgjegjësinë për të udhëhequr vendin nëpër këtë dimër të vështirë” me një “valë të re invadimi” nga emigrantët. Kohët e fundit është rritur numri i tentativave për kalimin e kufirit në kufirin greko-turk.

Skandali i përgjimeve u bë publik në fund të korrikut. Në atë kohë, Androulakis, kreu i partisë opozitare socialiste Pasok, paraqiti një padi në Gjykatën e Lartë për tentativë spiunimi në telefonin e tij celular, pasi gjeti të instaluar softuerin ilegal Predator. Në vazhdën e zbulimeve, shefi i inteligjencës Panagiotis Kontoleon dhe një këshilltar i afërt i kryeministrit dhanë dorëheqjen.

Menjëherë pas ardhjes në pushtet, partia konservatore Nea Demokratia, në korrik 2019, bëri një reformë të shërbimeve të fshehta. Prej korrikut 2019, shërbimi i fshehtë grek i raporton drejtpërdrejt kryeministrit. /DW

 

Tags: GreqiKyriakos Mitsotakispërgjime

TË LIDHURA

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme

20:58 | 27/09/2025
Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar
Rajoni

Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar

09:15 | 25/09/2025
Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim
Rajoni

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim

14:52 | 24/09/2025
Next Post
Rivlerësimi i banesave, Artan Lame: Përfituan 113 mijë familje, rekord Tirana  

Rivlerësimi i banesave, Artan Lame: Përfituan 113 mijë familje, rekord Tirana  

Rusia bllokon marrëveshjen e traktatit bërthamor mbi referencën e Ukrainës

Rusia bllokon marrëveshjen e traktatit bërthamor mbi referencën e Ukrainës

“I jam mirënjohës Ramës…”, Vuçiç: Do luftojmë për të ardhmen evropiane

Vuçiç vendos kushte për dokumentet e Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Arrestohet sërish 43-vjeçari me “vesin” e vjedhjes së makinave, si i grabiti dy automjete në Tiranë
Aktualitet

Arrestohet sërish 43-vjeçari me “vesin” e vjedhjes së makinave, si i grabiti dy automjete në Tiranë

by mirseda
11:06 | 30/09/2025
0

Vodhi 2 automjete, për t’i shitur, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për...

Nis punë komisioni i ligjeve, asnjë anëtare grua nga opozita

Nis punë komisioni i ligjeve, asnjë anëtare grua nga opozita

11:04 | 30/09/2025
Tedi Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Po tentoni ta ktheni Parlamentin në mauzole ku flet vetëm “fantazma” Diella

Tedi Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Po tentoni ta ktheni Parlamentin në mauzole ku flet vetëm “fantazma” Diella

10:33 | 30/09/2025
Gjykata e Lartë zgjedh Asim Vokshi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Lartë zgjedh Asim Vokshi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese

09:51 | 30/09/2025
Shembet një shkollë në Indonezi, tre viktima dhe 65 persona të bllokuar nën rrënoja

Shembet një shkollë në Indonezi, tre viktima dhe 65 persona të bllokuar nën rrënoja

09:33 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com