Tre zyrtarë të Maqedonisë së Veriut janë ndëshkuar me masë administrative, pasi nuk respektuan rregullat e qarkullimit.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, zv. ministri ministri Ljupço Nikollovski dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë gjobitur për mosmbajtje të kaskës gjatë drejtimit të motoçikletës.
Ata kanë qenë duke udhëtuar në bulevardin “Goce Delçev” në afërsi të godinës qeveritare, në momentin që janë ndaluar nga uniformat blu. Të tre ata janë ndëshkuar me një gjobë prej 50 eurosh.