Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kryeministri bullgar: Kosova e Serbia nuk hyjnë në BE paarritur marrëveshje

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Kryeministri bullgar: Kosova e Serbia nuk hyjnë në BE paarritur marrëveshje

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, tha të hënën që nëse Kosova e Serbia nuk nënshkruajnë marrëveshje normalizimi ndërmjet tyre, asnjëra palë nuk do të integrohet në Bashkimin Evropian. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku është takuar me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

Kryeministri bullgar tha se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje

“E keni për detyrë të gjeni kompromisin e arsyeshëm që të mund të shkojmë përpara, të gjitha korridoret evropiane shërbejnë edhe për juve dhe tërë rajoni do të jetë i ndryshëm. Kryesorja është të mos shohim mbrapa por përpara, dhe në muajin maj në Samitin e Sofjes të mund t’u themi udhëheqësve evropian që të gjithë në Ballkan janë të vendosur”, tha ai.

Kryeministri Borissov u bëri thirrje udhëheqësve të Ballkanit që t’i lënë anash siç tha egoizmat personale, pasi që sipas tij, egoizmi i njëri shtet mund të shkaktojë probleme për shtetet tjera ndërsa theksoi se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që problemet historike dhe gjeografike të transferohen brenda saj.

Në muajin maj në Sofje të Bullgarisë pritet të mbahet takimi i lartë ndërmjet udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që synojnë integrimin. Por, prania e Kosovës në këtë samit ka ngjallur shumë reagime te disa vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Kryeministri Borissov tha se ka ftuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi që më 16 dhe 17 maj të jetë i pranishëm në Sofje.“Kosova do të përfaqësohet ashtu siç e kanë njohur 116 shtete dhe në mes tyre edhe Bullgaria ndërsa për ato që nuk e kanë njohur, do të gjejmë një zgjidhje”, tha zoti Borissov.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se takimi i Sofjes është një mundësi e veçantë për Kosovën dhe sipas tij zgjerimi i Bashkimit Evropian është rruga e vetme si për rajonin ashtu edhe për Evropën.

“Ishte konstatim i dyanshëm, i përbashkët se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm atëherë kur Kosova dhe tërë rajoni të jetë pjesë e saj. Kjo nënkupton jo vetëm paqe dhe qëndrueshmëri por ngritje të mirëqenies së gjithëmbarshme”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se Kosova kërkon jo vetëm vazhdimin e bisedimeve me Serbinë por t’i shndërrojë ato në negociatë të mirëfillta të fqinjësisë së mirë, të pajtimit dhe të paqes ndërmjet Kosovës e Serbisë por edhe për rajonin.

Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës e Serbisë mbetet një nga kushtet për të dyja vendet drejt rrugës evropiane.

Në fillim të muajit shkurt, Komisioni Evropian shpalosi Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është një nga zhvillimet e rëndësishme për rajonin gjatë këtij viti.

Të martën, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimit të këtyre vendeve, ndërsa në muajin maj në Sofje, pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Strategjia e zgjerimit do të diskutohet më pas në qershor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa në korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimorë, shkruan voa.

Këto zhvillime shihen si një përpjekje e ripërtërirë e Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019.

Tags: bebullgarhyjnekosovakryeministrimarreveshjepaarriturSerbia

TË LIDHURA

U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq
Rajoni

U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq

21:28 | 04/10/2025
Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës
Rajoni

Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës

17:03 | 03/10/2025
Në grevë prej 19 ditësh për zhvarrosjen e të birit, Pano Ruçi përfundon në spital, mjekët thirrje qeverisë greke: Të plotësohen kërkesat e tij
Rajoni

Në grevë prej 19 ditësh për zhvarrosjen e të birit, Pano Ruçi përfundon në spital, mjekët thirrje qeverisë greke: Të plotësohen kërkesat e tij

14:42 | 03/10/2025
Next Post
Video/3 muaj nga vrasja e Ivanoviçit, shikoni çfarë po ndodh në Kosovë

Video/3 muaj nga vrasja e Ivanoviçit, shikoni çfarë po ndodh në Kosovë

Kapiteni kuqezi pranë rikthimin në kampionatin shqiptar

Kapiteni kuqezi pranë rikthimin në kampionatin shqiptar

Reagon avokati, ja çfarë thotë për hetimin ndaj Llallës

Reagon avokati, ja çfarë thotë për hetimin ndaj Llallës

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com