Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në SHBA ku ka zhvilluar një vizitë zyrtare.
Ajo është takuar me David Kostelancik, Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Me David Kostelancik, Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Shkëmbyem mendime për zgjidhjen e krizës”, shkruan Kryemadhi në rrjetin social Facebook.