Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kryemadhi: Reforma në drejtësi u deformua nga rilindasit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kryemadhi: Reforma në drejtësi u deformua nga rilindasit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me 3-vjetorin e miratimit të ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi.

Përmes një statusi në Facebook, Kryemadhi shprehet se edhe pse kanë kaluar 3 vite, asgjë s’ka ndryshuar duke përmendur edhe disa nga mangësitë e kësaj reforme.

“Sot, 3 vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, nuk është realizuar ende ajo që miratuam me 140 vota dhe konsensus kombëtar në 21-22 korrikun e vitit 2016. Sistem drejtësie i pavarur, me integritet, me standarde perëndimore për të dhënë drejtësi për qytetarët, luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin qeveritar. Një sistem ku nuk do të kishte më ndikim qeveria, por me pavarësinë e tij sistemi do të jepte drejtësi dhe çdokush do të ishte i barabartë para tij”, shkruan ajo në postimin e saj.

Më tej, Kryemadhi deklaron se vendi ka nevojë për një reformë të vërtetë në drejtësi dhe çlirimin e saj nga kapja politiko-klienteliste.

Postimi i plotë:

Sot, 3 vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, nuk është realizuar ende ajo që miratuam me 140 vota dhe konsensus kombëtar në 21-22 korrikun e vitit 2016. Sistem drejtësie i pavarur, me integritet, me standarde perëndimore për të dhënë drejtësi për qytetarët, luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin qeveritar. Një sistem ku nuk do të kishte më ndikim qeveria, por me pavarësinë e tij sistemi do të jepte drejtësi dhe çdokush do të ishte i barabartë para tij.
Ky ishte momenti kyç që i dha mundësi Shqipërisë të merrte rekomandimin e parë pozitiv, po atë vit nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave. Ishte vullneti për konsensus, dialog politik por edhe vendosmëria jonë për të miratuar këtë reformë. Deformimi i bërë, me koshiencë të plotë nga rilindasit, në implementimin e paketës së reformës në drejtësi që hartuam me ndihmën e partnerëve ka çuar në situatën aktuale kaotike dhe pa pasur ende institucionet kyçe të drejtësisë dhe tërësinë e funksionimit të shtetit të së drejtës.
Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, ka çuar në miratimin me forcën e kartonit të verbër të ligjeve antikushtetuese në Parlament, të propozuara nga maxhoranca rilindase. Ligje që janë qartësisht në dëm të interesit publik, por pa asnjë mundësi reale ku mund të mbrohet qytetari përballë arrogancës, paligjshmërisë dhe arbitraritetit të qeverisë.
Mungesa e Gjykatës së Lartë ka çuar në mbi 30.000 çështje të bllokuara për gjykim, ku qytetarët nuk fitojnë dot të drejtën e tyre. Në vend të barazisë para ligjit, sistemi i kapur i drejtësisë prej organizatës së Rilindjes është kthyer në promotorin më të madh të pabarazisë ndaj qytetarit dhe interesit publik përballë qeverisë dhe interesave korruptive të pushtetit.
Ligji për Teatrin; ku prona publike rrëmbehet për t’ia dhuruar një oligarku, i cili tashme na është kthyer si një bashkëpronar 50% me 50% në Bashkinë e Tiranës.
Ligji për Dividendin është i vetmi në jurisprudencën botërore që ka fuqi prapavepruese. Ata që nuk përfitojnë nga ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët, që jetesën e tyre e sigurojnë nga puna e ndershme, të cilëve çdo muaj u mbahet tatimi mbi të ardhurat direkt nga paga ose të ardhurat e tyre. Ky pazarligj i jep të drejtën kompanive që kanë miliona euro fitime të grumbulluara në vite, pa derdhur detyrimet fiskale, të paguajnë tatimin mbi fitimet më pak se 99% e qytetarëve shqiptarë.
Koncesionet dhe PPP e tej fryra në kosto për të zhvatur sa më shumë para drejt llogarive offshore të qeveritarëve, duke sjellë vrasjen e konkurrencës së ndershme dhe përqendrimin në 3-4 duar oligarkësh të të gjithë të ardhurave nga taksat e shqiptarëve, janë vetëm disa prej rasteve ku dëshmohet qartë se çfarë sjell mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë.
Gjithashtu një deformim i jashtëzakonshëm i konsensusit të reformës në drejtësi dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias është zgjedhja e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme me 69 vota. Pikërisht prishja e rregullave të lojës demokratike nga verbëria e kartonëve solli edhe atë që pritej nga ky votim, heshtjen e organit të akuzës përballë skandaleve të korrupsionit qeveritar dhe akteve kriminale të pushtetarëve në deformimin e votës së lirë në bashkëpunim me bandat e krimit të organizuar.
Tashmë sot çdo qytetar shqiptar e ka të qartë se çdo të thotë deformimi i qëllimtë i reformës në drejtësi. Nga njëra anë kemi qytetarët, që ndiqen penalisht se protestojnë të mbrojnë të drejtën e votës së lirë, të pronës, kundër taksave kriminale dhe heshtjen e plotë me skandalet e pushtetit.
Pas më shumë se një viti ende nuk kemi një të pandehur për skandalin e tenderit të ndërtimit të Unazës së Re dhe të OST në vlerën e 33 milion eurove, ku falsifikuan dokumentet ditën për diell edhe në sy të gjithë shqiptarëve. Po ashtu dosjet e rënda, 184 dhe 339 me blerje votash, intimidim votuesish me bukën e gojës dhe vendin e punës, me presione të bandave kriminale ndaj votuesve ku shihet qartë si shpërdorohet posti zyrtar, si nëpërkëmbet shteti, si nuk pyetet as për ligj dhe as për të drejta të votuesve, flenë të qeta derisa t’i vijë koha që të mbyllen procedurialisht. Këto janë “rezultatet” e prekshme të deformimit të ndryshimeve kushtetuese dhe konsensusit të arritur të 21-22 korrikut të tre viteve më parë.
Tre vite më parë, ne si LSI, votuam me bindje, se ky ndryshim që prisnim do të forconte Shqipërinë. Do të rriste besimin e brezit të ri për të qëndruar në Shqipëri. Do të krijonte kushtet e konkurrencës së ndershme dhe do joshte investitorët e huaj për ta parë Shqipërinë si një vend ku mund të investohej. Për t’i dhënë mundësinë investimeve të huaja, për të hapur vende pune të mirëpaguara, aq të domosdoshme sot, që shqiptarët të mos braktisin vendin. Për të zhvilluar ekonominë dhe për më shume progres në jetesën e shqiptarëve.
Pavarësisht, të gjitha defekteve të deritanishme të reformës, të cilat nuk vijnë si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të bëra për t’i hapur rrugë reformës në drejtësi, por janë si devijime që i janë bërë kësaj reforme nga mazhoranca për të mbrojtur veten, ortakët e tyre në ekonomi dhe bashkëpunëtoret e tyre në krimin e organizuar, unë dhe LSI sot jemi edhe më të vendosur se 3 vite më parë në nevojën imediate për reformën në drejtësi, për çlirimin e saj nga kapja politiko-klienteliste, të pavarësimit dhe rritjes së integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Tags: 3 viteMonika Kryemadhireforma ne drejtesi

TË LIDHURA

Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor
Aktualitet

Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor

11:47 | 19/06/2025
Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit
Shqipëria

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

11:29 | 19/06/2025
Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje
Aktualitet

Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje

10:51 | 19/06/2025
Next Post
Problem ngërçi në gjykata? Leyla Moses-Ones i kthen përgjigje të gjithë skeptikëve

Problem ngërçi në gjykata? Leyla Moses-Ones i kthen përgjigje të gjithë skeptikëve

“Nuk i respekton të drejtat e minoritetit”/ Ministri i Jashtëm grek flet për anëtarësimin e Shqipërisë

"Nuk i respekton të drejtat e minoritetit"/ Ministri i Jashtëm grek flet për anëtarësimin e Shqipërisë

Xhixho: 6 fakte që tregojnë dështimin e reformës në drejtësi

Xhixho: 6 fakte që tregojnë dështimin e reformës në drejtësi

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Irani akuza OKB-së: Po veproni si partner të Izraelit!
Bota

Irani akuza OKB-së: Po veproni si partner të Izraelit!

by mirseda
12:20 | 19/06/2025
0

Irani akuzoi të enjten organin mbikëqyrës bërthamor të OKB-së se vepron si “partner” në atë që e...

Loredana dhe Karim Adeyemi ndajnë momente të veçanta në aeroplanin privat

Loredana dhe Karim Adeyemi ndajnë momente të veçanta në aeroplanin privat

12:11 | 19/06/2025
I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

11:50 | 19/06/2025
Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor

Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor

11:47 | 19/06/2025
Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

11:29 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com