Kryemadhi: LSI do të fitojë 11 mandate në Tiranë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim organizativ me strukturat e saj në kryeqytet.

Ajo shprehet tepër optimiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, teksa shprehet se forca poliitke që drejton do të fitojë 11 mandate në Tiranë.

Kryemadhi thekson se deputetët që do të dalin nga LSI, do jenë mbështetje për qytetarët, për të garantuar punësim e zhvillim ekonomik e social.

“LSI është gati për 11 mandate në Tiranë. Njëmbëdhjetë deputetë, që do të jenë mbështetja juaj për punësimin, zhvillimin ekonomik dhe social. Ata do të çojnë përpara misionin. Shqipëria, shtëpia juaj. Më 25 prill voto numër 6, voto LSI”, shkruan Kryemadhi në rrjetin social, Instagram.