Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hajdari pret Shalsin, ministri mbështet ndryshimet ligjore në fushën e inspektimeve

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hajdari pret Shalsin, ministri mbështet ndryshimet ligjore në fushën e inspektimeve

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari, priti sot në një takim Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi. Në fokus të takimit, kanë qenë ndryshimet ligjore të iniciuara nga Inspektorati Qendror.

Gjatë fjalës së tij, Shalsi përgëzoi arritjet për formalizimin e kolonës së tretë të Reformës në Inspektime, duke patur sot në gjithë Inspektoratet Shtetërore dhe Bashkinë Tiranë, inspektime online të njoftuara paraprakisht, me dokumente standarde, bazuar në analizën e metodologjisë së riskut, nëpërmjet tabletave dhe kartës së inspektorit.

Gjithashtu, unifikimi i procedurës inspektuese bazuar dhe në Rregulloren e hartuar së fundmi nga Inspektorati Qendror, përcakton të gjitha fazat që duhet të kalojë një procedurë e rregullt inspektimi.

Rregullorja “Për përcaktimin e procedurës së Inspektimeve si një proces i rregullt administrative” u është prezantuar trupave inspektuese, të cilët me anë të një deklarate të nënshkruar marrin përsipër ta kryejnë procedure online bazuar në rregullat e përcaktuara në këtë Rregullore.

Po ashtu, Shalsi u njoh edhe me draft ndryshimet ligjore të propozuara së fundmi nga Inspektorati Qendror, në bashkëpunim me Inspektoratin e Përgjithshëm Francez, Projektin e Binjakëzimit kundër Korrupsionit, Dhomat e Biznesit vendas e të huaj, OECD dhe ekspertë ndërkombëtar dhe kombëtar në fushën rregullatore inspektuese. Ndryshimet e propozuara do të ndikojnë në ngritjen dhe forcimin e dy kolonave të tjera të Reformës në inspektime: Sistemi i rekrutimit dhe ai i karrierës.

Ngritja e Sistemit të rekrutimit dhe karrierës, do të kthejë trupat inspektuese në trupa profesionale, bazuar në meritokraci dhe të pavarur jashtë ndikimit politik.

Në mbyllje të takimit, ministri Shalsi theksoi mbështetjen maksimale nga ana e tij, të këtyre ndryshimeve, të cilat janë jo vetëm në interes të konsumatorëve por edhe biznesit vendas e të huaj.

Tags: Eduard ShalsiInspektorati Qendrormbështetndryshimet ligjoreShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike
Kryesore

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi
Aktualitet

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama
Aktualitet

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025
Next Post
Socialistët bëjnë lëvizjen e radhës, ‘tronditet’ Basha e Kryemadhi

Socialistët bëjnë lëvizjen e radhës, ‘tronditet’ Basha e Kryemadhi

Prokuroria jep pretencën për “Eskobarin e Ballkanit”

Prokuroria jep pretencën për “Eskobarin e Ballkanit”

Përplasja për banesat/ Qytetari-policisë: Dorëzoni kapelet, po prishni shtëpinë e fukarait

Përplasja për banesat/ Qytetari-policisë: Dorëzoni kapelet, po prishni shtëpinë e fukarait

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

by mirseda
22:07 | 16/07/2025
0

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për Gjeorgjinë nëse Tbilisi nuk ndalon “rrëshqitjen nga parimet...

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com