Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kryebashkiaku De Blasio: Do të duhen javë që New York të rihapet

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kryebashkiaku De Blasio: Do të duhen javë që New York të rihapet

Kryetari i Bashkisë së New York-ut Bill de Blasio tha të hënën se mund të duhen javë në mos muaj para se qyteti më i populluar i vendit të rihapet, për shkak të mungesës së testimeve masive, edhe pse zyrtarët në shtete të tjera kanë filluar të heqin gradualisht kufizimet.

Shtetet e Bashkuara kanë deri tani numrin më të madh në botë të rasteve të konfirmuara me koronavirus, më shumë se 760,000 të infektuar dhe mbi 40,500 të vdekur, rreth gjysma e tyre në shtetin e New York-ut.

De Blasio, qyteti i të cilit është në epiqendrën e krizës së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, tha se New York duhej të bëjë qindra mijëra testime në ditë dhe të shohë rënie të mëtejshme të shtrimeve në spital, para se të rihapë ekonominë.

“Ne mund ta arrijmë këtë, por nuk mund ta bëjmë pa testime masive dhe deri tani qeveria federale ende nuk po e zgjidh dot”, tha de Blasio në programin “Morning Joe” të televizionit MSNBC. Ai shtoi se heqja e distancimit fizik shumë shpejt mund ta rigjallërojë virusin.

“Veçanërisht qeveria federale, – tha ai, – duhet të kuptojë se kjo gjendje nuk ka marrë fund dhe nëse pretendoni se ka marrë fund, ajo do të kthehet përsëri si bumerang dhe do ta përkeqësojë atë.”

Paralajmërimi i zotit De Blasio për testimet u bënte jehonë komenteve të disa guvernatorëve gjatë fundjavës, të cilët iu kundërvunë pohimeve të Presidentit Donald Trump se ata kanë teste të mjaftueshme për koronavirusin.

Udhëzimet e Presidentit Trump për të rihapur ekonominë rekomandojnë që shtetet t’i heqin gradualisht kufizimet pasi të kenë një rënie të infektimeve përgjatë një periudhe 14 ditore.

Megjithatë presidenti duket se po i inkurajon protestuesit që kërkojnë një rihapje më të shpejtë. Të premten ai postoi një seri komentesh në Twitter, ku u bënte thirrje protestuesve të “ÇLIROJNË” Miçiganin, Minesotën dhe Virxhinian, shtete këto të drejtuara nga guvernatorë demokratë.

Rreth 2,500 njerëz u mblodhën në kryeqytetin e shtetit Uashington, Olimpia, për të protestuar kundër urdhrit të guvernatorit demokrat Jay Inslee për të qëndruar në shtëpi, njëra nga disa protesta të zhvilluara atje.

Banorët në Florida u lejuan të kthehen në disa plazhe pasi guvernatori Ron DeSantis miratoi zbutjen e disa kufizimeve.

Charlie Latham, kryetar i bashkisë së qytetit Jacksonville Beach, tha se fundjava e parë e rihapjes së plazhit me orë të kufizuara shkoi mirë, pa arrestime të njerëzve që shkelin rregullat e distancimit fizik, ku përfshihen ndalimi i shezlongjeve ose batanijeve.

“Mendojmë se publiku është i gatshëm të ruajë standardet e distancimit fizik dhe të përdorë arësyen. Dhe kjo dha rezultat, një rezultat mjaft të mirë,” tha kryebashkiaku Latham për Fox News./VOA

Tags: de blasiokoronaviruskryebashkiakuNew York

TË LIDHURA

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

22:46 | 06/03/2026
SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan
Bota

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026
Bota

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Next Post
60 mjekë dhe infermierë drejt Italisë/ Yuri Kim falenderon Shqipërinë

60 mjekë dhe infermierë drejt Italisë/ Yuri Kim falenderon Shqipërinë

Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në Itali, bilanci për 24 orët e fundit

Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në Itali, bilanci për 24 orët e fundit

Shpërthejnë trazirat në Francë, protestuesit hedhin fishekzjarrë ndaj policisë

Shpërthejnë trazirat në Francë, protestuesit hedhin fishekzjarrë ndaj policisë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com