Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Kriza prek kursimet, bien depozitat në korrik. Shqiptarët kursejnë më pak lekë e më shumë euro

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kriza prek kursimet, bien depozitat në korrik. Shqiptarët kursejnë më pak lekë e më shumë euro

Depozitat i janë rikthyer rënies në muajin korrik, ndërsa ritmet e rritjes së kursimeve këtë vit janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me dy vitet e mëparshme, duke reflektuar një ndikim të krizës që ka prekur ekonominë nga çmimet e larta.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave në fund të muajit korrik arriti në 1.24 trilionë lekë, duke rënë me 0.04 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm (-568 milionë lekë). Rënia vjen pas rritjes së ndjeshme muajin e mëparshëm (+11.1 miliardë lekë).

Nga shtatë muajt e parë të këtij viti, në tre prej tyre kursimet kanë pasur tendencë rënëse. Në krahasim me dhjetorin 2021, depozitat janë zgjeruar me 1.9 për qind. Një vit më parë për periudhën përkatëse rritja ishte gati 4%.

Depozitat në lekë u tkurrën me 0.3% në raport me muajin e mëparshëm (-1.4 miliardë lekë). Në raport me fillimin e vitit kursimet në monedhën vendase janë zvogëluar me 1.8%. Një vit më parë ndryshimi ishte +1.2%.

Rënia e kursimeve në lekë është një tregues indirekt se situata e krijuar në ekonomi nga çmimet e larta po shtrëngon buxhetet familjare, që po detyrohen të shpenzojnë më shumë për të jetuar.

Me pagat dhe të ardhurat që kanë mbetur pothuajse në vend, kjo po u krijon atyre më pak mundësi për të kursyer. Në korrik, inflacioni arriti në 7.5%, duke shënuar nivelet më të larta të 20 viteve të fundit.

Në të kundërt, depozitat në valutë vijojnë të kenë tendencë pozitive, duke u rritur me 0.1% në korrik. Në raport me fundin e 2021-t, kursimet në monedhë të huaj, që janë kryesisht në euro janë zgjeruar me 5%.

Rritja është më e lartë, pasi raportimi nga Banka e Shqipërisë bëhet në lekë, ndërsa euro ka shënuar rënie të ndjeshme këtë vit, ndaj monedhs vendase.

Në fund të korrikut, depozitat në lekë përbënin 43.7% të totalit, nga 46% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke treguar dominimin e kursimeve në monedhë të huaj në ekonominë vendase. /Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë
Burimi: Banka e Shqipërisë
Tags: eurokursimelekeshqiptaret

TË LIDHURA

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

22:22 | 03/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet
Aktualitet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit
Aktualitet

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Next Post
Irak/Të paktën 23 viktima mes luftimeve pas dorëheqjes së Moqtada al-Sadr

Irak/Të paktën 23 viktima mes luftimeve pas dorëheqjes së Moqtada al-Sadr

Mitsotakis: Putin dhe Erdogan nuk e fshehin se do të donin një qeveri tjetër në Greqi

Mitsotakis: Putin dhe Erdogan nuk e fshehin se do të donin një qeveri tjetër në Greqi

Bëri mashtrimin më të madh në historinë e Turqisë, 28-vjeçari u kap në Himarë bashkë me 2 persona të tjerë

Bëri mashtrimin më të madh në historinë e Turqisë, 28-vjeçari u kap në Himarë bashkë me 2 persona të tjerë







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

by mirseda
22:22 | 03/11/2025
0

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë...

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com