Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Kriza e pengjeve, si nisi armiqësia e egër mes SHBA-së dhe Iranit

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kriza e pengjeve, si nisi armiqësia e egër mes SHBA-së dhe Iranit

Më 4 nëntor 1979, mijëra studentë iranianë protesuan, dhe më pas sulmuan ambasadën amerikane në kryeqytetin Iranian, Teheran, duke marrë më shumë se 60 pengje. Kjo ngjarje erdhi vetëm pak muaj pas trimfit të të ashtuquajturit Revolucion Islamik, të frymëzuar nga kleriku radikal Ajatollah Rollollah Khomeini.

Shkaku i këtij veprimi ekstrem, ishte vendimi i presidentit amerikan Xhimi Karter për të lejuar strehimin në SHBA të udhëheqësit të rrëzuar Iranian, Shahut Reza Pahlavi. Një lider autokrat i mbështeteur nga Perëndimi, Shahu ishte dëbuar nga vendi disa muaj më parë. Ai u pranua zyrtarisht për t’u kuruar nga një tumor, nga i cili do gjente vdekjen pak kohë më vonë.

Pavarësisht kësaj, marrja e pengjeve nga studentët që ishin mbështetës fanatikë të Khomeinit, kishte një domethënie më të madhe sesa fati personal i Shahut. Ai ishte një veprim radikal, përmes së cilit radikalë shpallën një shkëputje me të kaluarën e vendit, dhe dhënien fund të ndërhyrjes amerikane në punët e  brendshme.

Ajo ishte ndërkohë edhe një mundësi, që Ajatollahu të rriste profilin e tij brenda dhe jashtë vendit. Në fakt, kriza e pengjeve e kishte origjinën në një seri ngjarjesh, që ndodhën gati gjysmë shekulli më herët. Burimi i tensioneve midis Iranit dhe SHBA-së, ishte një konflikt gjithnjë e më i madh mbi naftën.

Korporatat britanike dhe amerikane, kontrollonin deri në vitin 1951 pjesën më të madhe të rezervave të naftës në Iran, që nga koha e zbulimit të tyre. Por atë vit kryeministri i ri i Iranit, Muhamed Mosadeg, një nacionalist me edukim evropian, shpalli planet për të shtetëzuar industrinë e naftës.

Në kundërpërgjigje, CIA Amerikane dhe shërbimi sekret britanik, hartuan një plan sekret për të rrëzuar Mosadeg nga pushteti. Synimi ishte zëvendësimi i tij me një lider të ri, më miqësor ndaj interesave perëndimore. Dhe në fakt, Mosadeg u rrëzua përmes një grushti shteti në gushtin e vitit 1953.

Udhëheqësi i ri që e pasoi, ishte një anëtar i familjes mbretërore të Iranit, i quajtur Muhamed Reza Shah Pahlavi. Qeveria e tij ishte laike, antikomuniste, dhe pro-perëndimore. Në këmbim të dhjetëra miliona dollarëve ndihma, ai ia riktheu në përdorim amerikanëve dhe britanikëve 80 përqind të rezervave të naftës në vend.

Për CIA-n dhe grushti i shtetit 1953-shit, ishte një sukses. Ai shërbeu si një model për operacione të tjera të fshehta gjatë Luftës së Ftohtë. I tillë ishte rrëzimi i qeverisë së Guatemalës në vitin 1954 në Guatemalë, dhe pushtimi i dështuar në Gjirin e Derrave në Kubë në vitin 1961.

Ndërkohë shumë iranianë, e kundërshtuan me forcë atë që e panë si një ndërhyrje të hapur amerikane në punët e tyre. Shahu rezultoi të ishte një diktator brutal, policia e fshehtë e të cilit (SAVAK), torturoi dhe vrau mijëra njerëz.

Ndërkohë, qeveria iraniane harxhoi miliarda dollarë për blerjen e armëve të prodhuara nga Amerikë, ndërsa ekonomia vendase ishte thuajse në krizë. Në fund të viteve 1970, pakënaqësitë mbërritën kulmin. Në shenjë proteste, vëmendja u drejtua tek Ajatollah Ruhollah Khomeini. Lëvizja e tij revolucionare islamike, u duk se premtonte një ndarje nga e kaluara, dhe ecjes drejt një autonomie më të madhe për popullin iranian.

Në korrik 1979, revolucionarët e detyruan Shahun të shpërndajë qeverinë e tij, dhe të arratiset në Egjipt. Ajatollahu u rrikthye në vend nga mërgimi, dhe vendosi në krye të vendit një qeveri militante islamike. E frikësuar nga nxitja e armiqësive në Lindjen e Mesme, SHBA-ja nuk doli hapur në mbrojtje të aleatit të saj të vjetër.

Sidoqoftë, presidenti Karter pranoi në tetor hyrjen në vend të liderit të mërguar, për t’u kuruar nga kanceri. Vendimi i tij ishte i natyrës humanitare, dhe jo politike. Por siç vuri në dukje më vonë një analist, “ai ishte si një pishtar i ndezur në një kovë me vajguri”. Në Iran shpërtheu revolta anti-amerikane.

Më 4 nëntor 1979, sapo u raportua se Shahu kishte arritur në Nju Jork , një grup studentësh shkatërruan portën, dhe kapërcyen muret e ambasadës amerikane në Teheran. Pasi hynë brenda, ata morën 66 pengje, kryesisht diplomatë dhe punonjës të ambasadës. Pas disa ditësh, 13 prej pengjeve u lanë të lirë.

Ata ishin 13 ishin gra, afro-amerikane dhe qytetarë me origjinë emigrante, për të cilët Khomeini, tha se kishin qenë subjekt “i shtypjes në shoqërinë amerikane”. Pak më vonë, u lirua edhe një peng tjetër për shkak të problemeve shëndetësore. 52 pengjet e mbetura, do të qëndronin në ambasadë për shumë muaj.

Të gjitha manovrat diplomatike, nuk patën asnjë efekt të dukshëm në zbutjen e qëndrimit anti-Amerikan të Ajatollahut. Edhe pse pengjet nuk morrën plagë vdekjeprurëse, ata u keqtrajtuan në mënyrë të vazhdueshme. Ata nuk lejoheshin të flisnin apo të lexonin, dhe liheshin shumë rrallë të ndërronin rrobat.

Në prillin e vitit 1980, i irrituar me ritmin e ngadaltë të diplomacisë, presidenti Karter vendosi të ndërmarrë një mision të rrezikshëm ushtarak për shpëtimin e pengjeve, të koduar me emrin “Eagle Claë”. Një komando do të zbarkonte nga ajri mbi ambasadë, dhe do të evakuonte të gjitha pengjet.

Por një stuhi e fortë në shkretëtirë pikërisht ditën e misionit, shkaktoi rrëzimin e disa helikopterëve dhe të një avioni të madh transporti. Tetë ushtarakë amerikanë humbën jetë dhe operacioni u anulua. Pamundësia e Karterit për të zgjidhur problemin, e bëri të duket në sytë e publikut një udhëheqës i dobët dhe joefektiv.

Kandidati republikan, ish-guvernatori i Kalifornisë, Ronald Regan, e shfrytëzoi më së miri këtë krizë. Pati zëra sipas të cilave, stafi elektoral i Regan negocioi privatisht me iranianët, për t’u siguruar që pengjet të mos liroheshin përpara zgjedhjeve presidenciale. Vetë Regan, i hodhi gjithmonë poshtë akuza të tilla.

Në zgjedhjet e atij viti, të zhvilluara 1 vit e 2 ditë pas nisjes së krizës së pengjeve, Regan e mposhti Karterin me një diferencë të madhe. Më 21 Janar 1981, vetëm disa orë pasi ai mbajti fjalimin e tij në ceremoninë inauguruese, të gjitha pengjet e mbetura u liruan pas 444 ditësh. Shumë historian, besojnë se kriza e pengjeve i kushtoi Xhimi Karterit mandatin e dytë presidencial./ TIRANA TODAY 

Tags: ambasadën amerikaneKriza e pengjeveRevolucion IslamikSHBA-Iran

TË LIDHURA

Vendet më të sigurta në avion gjatë një aksidenti, sipas studimit
Kuriozitete

Vendet më të sigurta në avion gjatë një aksidenti, sipas studimit

21:12 | 12/06/2025
Akulli i Groenlandës shkrihet 17 herë më shpejt mes valës rekord të të nxehtit
Kuriozitete

Akulli i Groenlandës shkrihet 17 herë më shpejt mes valës rekord të të nxehtit

14:38 | 12/06/2025
TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve
Kuriozitete

TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:58 | 07/06/2025
Next Post
Dëmtim që prish planet ‘Champions League’, Juventus drejt Moskës pa yllin e saj

Dëmtim që prish planet ‘Champions League’, Juventus drejt Moskës pa yllin e saj

“Do t’i shkoj në seli”/ Basha për Ramën: Nuk është i mirëpritur, PD e do para drejtësisë

Pritet të shkojë në Korçë, të rinjtë i bëjnë surprizën e papritur Bashës

Si do jetë moti ditën e nesërme

Si do jetë moti ditën e nesërme

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiç i del kundër federatës serbe: Pse ndryshuan stadium?
Rajoni

Vuçiç i del kundër federatës serbe: Pse ndryshuan stadium?

by mirseda
16:57 | 13/06/2025
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është kundër vendimi të federatës serbe që ndeshjet kualifikuese me Anglinë dhe...

Murtaja te dhentë, Ministria e Bujqësisë jep detaje: Nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu!

Murtaja e dhenve, evidentohet vatër infeksioni në Devoll, fermer

16:37 | 13/06/2025
Vr*u me thi*ë kushëririn në Klos, Gjykata e Dibrës cakton arrest në burg për Hazbi Velsulën

Vr*u me thi*ë kushëririn në Klos, Gjykata e Dibrës cakton arrest në burg për Hazbi Velsulën

16:27 | 13/06/2025
Italia e re merr formë: Gattuso në stol bashkë me Bonuccin dhe Prandellin si drejtor teknik

Italia e re merr formë: Gattuso në stol bashkë me Bonuccin dhe Prandellin si drejtor teknik

16:04 | 13/06/2025
I refuzohet hyrja në SHBA, lojtari mbetet jashtë Kupës së Botës për Klube

I refuzohet hyrja në SHBA, lojtari mbetet jashtë Kupës së Botës për Klube

15:49 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com