pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobetholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetmeritbetmeritbetmeritbetmeritbetcasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kriza e filmit, regjisori Mehmetaj: Të rinjtë duhen stimuluar, prodhimet e tyre kanë mbetur stok

9 vjet ago
in Të Gjitha, TT

Regjisori i filmit me metrazh të shkurtër “KOoperativ” Neritan Mehmetaj thekson se ky zhanër i kinematografisë shqiptare ka nevojë për mbështetje konkrete.

Në një intervistë për “Tirana Today” Mehmetaj vë në dukje se shumë të rinj të talentuar kanë një produktivitet për t’u vlerësuar në prodhimin e filmave me metrazh të shkurtër por nuk po gjejnë dot hapësirat e duhura të promovimit dhe përplasjes së ideve mbi këtë zhanër të kinematografisë.

Ndaj Mehmetaj bën apel për konceptimin dhe zhvillimin e një politikë afatmesme ose afatgjatë në mbështetje të të rinjve.

Në filmin me metrazh të shkurtër “KOoperativ” që bazohet në një ngjarje të vërtetë, Mehmetaj sjell një përjetim me dimensione artistike të një drame, që ka prekur kufijtë e një tragjedie, që ndodh shumë dekada më parë në një fshat të Vlorës.

Traileri i filmit me metrazh të shkurtër “KOoperativ”: 

Intervista e plotë:

Pse zgjodhët të ktheni në kohë një ngjarje me nota artistikisht dramatike, e cila ka ndodhur rreth 40 vite më parë në një fshat të Vlorës?

Subjekti i kësaj vepre është marrë nga një ngjarje e vërtetë të cilën e kam dëgjuar rastësisht nga një dëshmitar okular i kësaj ngjarje e cila la gjurmë në koshiencën time. Në atë periudhë isha duke mbaruar studimet e larta pranë Universitetit Roma Tre në Itali dhe duke qenë se projekti im ishte për t’u paraqitur me temë diplome me një film me metrazh të shkurtër me një buxhet shumë të reduktuar, mendova që  t’i përkushtohesha një historie, komuniteti, vendi dhe kohe, të cilën edhe pse kisha kujtime të vakëta nga fëmijëria,  mund të them që  i njihja mjaft mirë.  Duke qenë se kjo periudhë ka qenë një nga periudhat më të vështira që historia e popullit tonë njeh nuk shihja rrugë tjetër parashtrimi përveç notave dramatike. Mendoj që, si artist,  jam me fat që kam lindur në një vend si Shqipëria pasi është një thesar subjektesh dhe temash ende të pa eksploruara dhe zhvilluara.

Cili është qëllimi i ndërthurjes së kohës dhe vendit, si dy nocione që flasin për të njëjtin realitet të dhimbshëm dhe a është ky film simboli që pasqyron atë realitet?

Artisti është pashmangërisht i lidhur me hapësirën fizike dhe kohore ku ai jeton. Duke qenë që prejardhja ime është nga krahina e Labërisë, ndikimi ambiental  i kësaj krahine ka lënë gjurmë të mëdha në brumjen time pasi kemi të bëjmë me një nga vendet më të pasura me trashëgimi, folklor dhe histori e cila shpesh herë ka qenë mjaft e ashpër. Qëllimi im nuk ka qenë të pasqyroj një realitet të mirëfilltë pasi kjo është subjektive. Unë kam dashur të tregoj historinë e një individi në një vend dhe kohë të caktuar, realitet që për kohën mendoj që ka qenë i zakonshëm por që sot pas pak dekadash duket i jashtëzakonshëm. Mendoj që në një kontekst më të gjerë individi duhet ta njohë mirë historinë e paraardhësve të tij sidomos kur ajo ka qenë e vështirë në mënyrë që të mësojë dhe të dijë se çfarë të kërkojë në të ardhmen.

Konflikti që paraqet pikën kulmore të filmit zgjidhet një javë pasi kishte lindur, por ndërkohë një jetë vetësakrifikohet në emër të absurdit. A qëndron ky absurd në themel të jetës, pavarësisht kalimit të kohës dhe ndryshimit të regjimit apo mendësisë, dhe si transmetohet kjo përmes artit tuaj?

Ajo që dimë me siguri është që jeta e njeriut është koha që gjendet midis lindjes dhe vdekjes. Kjo vlen për të gjitha hapësirat dhe kohët. Mendoj që hapësira kohore që ne e quajmë jetë është e mbushur me konflikte të vazhdueshëm të rëndësive dhe madhësive të ndryshme sipas subjektit që e përjeton. Unë nuk kam dashur të merrem me një kohë dhe regjim të caktuar pasi është e pamundur për një artist që ta pasqyrojë atë duke qenë së ka aspekte të panumërta që ndikojnë në rrjedhën e tyre. Në këtë vepër vendi dhe koha janë prekur tërthorazi duke u fokusuar më shumë te gjendja e brendshme e individit duke nxjerrë  në pah përjetimin dhe botën e brendshme të tij në një vend dhe kohë të caktuar. Sot jetojmë në një kohë e cila edhe pse është shumë e afërt me atë të trajtuar në këtë vepër është shumë larg pasi kemi një kalim nga një regjim social në një tjetër.  Subjekti i kësaj vepre, sot, në të njëjtin vend,  mund të duket surreal apo edhe absurd por në atë kohë  ka qenë thjesht real.

 Filmi juaj është shfaqur në një nga sallat më të njohura të kryeqytetit italian, si e kanë pritur shikuesit italianë? Po ata shqiptarë?

Për here të parë ky film është shfaqur në auditorët e Universitetit Roma Tre në Itali. Duke marrë vlerësime shumë të mira nga profesorët e mi u organizuan dhe disa projeksione të tjera si në një sallë kinemaje ashtu dhe në ambiente të ndryshme si auditorë, konvikte etj. Duke qenë se kjo ishte vepra ime e parë gëzimi im ka qenë shumë i madh kur kam parë reagimin e publikut sidomos atij të huaj aq më tepër për kritikat dhe debatet që ngjalli shfaqja e tij pasi kishte dhe një pjesë të vogël publiku i cili mendonte ky film ishte shumë surreal për të qenë real. Por, ndoshta reagimi më pozitiv ka qënë vlerësimi me nota maksimale nga profesorët e mi në mbrojtjen e diplomës për këtë vepër.

Në datën 11 Gusht, pas 10 vjetësh, pranë Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë, falë Konsullatës së Përgjithshme Italiane në Vlorë u bë e mundur dhe organizimi i premierës për publikun shqiptar të “KOoperativ”. Kjo mbrëmje ishte shumë emocionuese për mua pasi ishte hera e parë që vepra ime e parë shfaqej për publikun e qytetit tim. Duke pare që, nisur nga suksesi i natës së pare Bashkia Vlorë vendosi ta shfaqë këtë aktivitet për një publik më të gjerë të nesërmen dt. 12 Gusht për të inauguruar një hapësirë publike kushtuar aktiviteteve kulturore në Lungomaren e re, mendoj që reagimi i publikut ishte shumë pozitiv. Këtë e përforcon dhe fakti i reagimeve, debateve apo sjelljeve emotive që kjo vepër shkaktoj.

Çfarë mendimi ke lidhur me filmat me metrazh të shkurtër gjatë 27 viteve të tranzicionit?

Si çdo fushë edhe kinematografia ka kaluar dhe po kalon një periudhë shumë të vështirë këto 27 vjet. Kjo për shumë arsye të cilat s’po i përmend pasi janë shumë komplekse. Filmi i shkurtër është një zhanër i cili është lëvruar shumë këto vite kjo për arsye të vitalitetit dhe propozimeve që kanë sjellë të rinjtë. Me aq sa jam informuar ka pas një prodhim shumë të madh filmash me metrazh të shkurtër këto vite për të cilëve iu mungon distribucioni pasi mendoj që nuk ka një politikë të mirëfilltë afatmesme ose afatgjatë për mbështetjen e të rinjve. Kjo është e lidhur me shumë faktorë të cilët janë kompleksë. Unë do doja të theksoja në radhë të parë shkollimin dhe ofertën profesionale, dhe në radhë të dytë mbështetjen efektive të një të riu, pasi një artist i ri nuk ka nevojë vetëm për mbështetje materiale por edhe atë ambientale si për shembull, ambiente ku ai të konfrontohet me kolegët e tij apo salla me oferta të ndryshme filmike, etj., dhe ajo që unë mendoj që është më e rëndësishme; me një artist të ri duhet shumë durim dhe duhet mbështetur më shumë pikërisht atëherë kur ai gabon!

Intervistoi: Orest Çipa

Tags: filmi me metrazh te shkurterKriza e filmitmehtmetajprodhimetregjisoristoktë rinjtë

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Çfarë është neuroza dhe si ta kuroni atë

Spanjë, vazhdon kërkimi për të dyshuarin e sulmit në Barcelonë

Asistenti virtual Bixby, Samsung fillon lançimin global







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com