Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kriza e Covid: A ka ardhur koha që të pasurit t’u japin të varfërve?

5 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Kriza e Covid: A ka ardhur koha që të pasurit t’u japin të varfërve?

Nga Luigi Mastrodonato “Wired.it”

Qeveria e qendrës së majtë në Spanjë, e udhëhequr nga PSOE dhe Podemos, ka lëshuar një sinjal. Në një nga momentet më të vështira në historinë e vendit, me valën e dytë të Covid-19 që po arrin kulme të reja, dhe me ekonominë që po lëpin “plagët” e shkaktuara nga bllokimi i parë, duhet të përballet me mbyllje të reja të afërta, ne të gjithë duhet të ri-mendojmë mënyrën sesi të mos mbytemi.

Masa shtrënguese, një recetë e vjetër me të cilën mund të rregullohen bilancet, dhe të cilat gjithmonë janë sponsorizuar nga institucionet e mëdha financiare ndërkombëtare, nuk mund të jenë më e vetmja zgjidhje, pasi “shtrydhja” e atyre që kanë shtrënguar tashmë rripin nga kriza aktuale, vetëm sa do të përshpejtojë rënien e tyre drejt humnerës.

Përkundrazi, duhet një sakrificë më e madhe nga ata që kanë mundësi ta bëjnë këtë:korporatat super të pasura dhe të mëdha. Me paketën e miratuar në fillim të kësaj jave, qeveria spanjolle dëshiron të rrisë në një masë të madhe mbështetjen e saj financiare për vendin.

Qëllimi i paketës anti-krizë, është të forcojë shërbimet sociale, në mënyrë që nga njëra anë të mund të përballet me pandeminë, dhe nga ana tjetër t’i ofrojë popullatës që ndodhet mënë vështirësi, mjetet jetike për të mbijetuar ekonomikisht.

Fondet e akorduara për shëndetësinë do të jenë 3 miliardë, 150 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Kërkimi shkencor do të ketë 80 për qind më shumë burime në dispozicion, nevojat e banorëve për strehim do të mbështeten me një fond 4 herë më të madh se në të shkuarën, teksa arsimi do të marrë një shtesë financimi prej 70 për qind.

Më shumë fonde do të ndahen për punësimin, turizmin, tranzicionin ekologjik, dhe investimeve në infrastrukturë. Masat e reja anti-krizë të qeverisë spanjolle karakterizohen nga parimi, mbi të gjitha në një nivel teorik dhe jo konkret, i marrjes së parave nga të pasurit për t’ua dhënë të varfërve.

Ky shihet si sinjali i parë i një projekti të madh të rishpërndarjes së pasurisë, pikërisht në një fazë të vuajtjeve të mëdha kolektive. Për t’i gjetur burimet e nevojshme, tatimi mbi të ardhurat nga puna në shumën mbi 300 mijë euro do të rritet me 2 pë qind, ndërsa tatimi mbi të ardhurat nga kapitali për shumat mbi 200 mijë euro, do të rritet me 3 për qind.

Përveç kësaj, do të ketë një taksë të re mbi pasuritë me vlerë mbi10 milion euro. Pra ata që do të paguajnë më shumë taksa, do të jenë kompanitë e mëdha që zakonisht përdorin skema të ndryshme të shmangies së taksave. Thënë shkurt, në paketën e re, forcimi i shtetit të mirëqenies në Spanjë,dhe më në përgjithësi mbështetja ndaj ekonomisë, do të bazohet tek kërkesa që të pasurit të bëjnë në këto kohë sakrifica më të mëdha, duke qenë në dispozicion të vendit të tyre që ndodhet shumë në vështirësi, dhe ta ndihmojnë atë të shmangë humnerën.

Zëvendëskryeministri Pablo Iglesias, e quajti këtë drejtësi sociale, dhe një mënyrë për të siguruar një barazi më të madhe ekonomike në vend. Sigurisht, ajo e qeverisë spanjolle është më shumë një paketë politike sesa ekonomike. Nuk dihet ende se çfarë të ardhurash do të prodhojnë këto masa për buxhetin spanjoll.

Por siç e thekson gazeta “El Pais”, vetëm 112.000 tatimpagues, ose 0.5 për qind e totalit deklarojnë të ardhura që tejkalojnë 100 mijë eurot. Megjithatë, ajo që u njoftua në Spanjë është një përpjekje e guximshme për të shkuar përtej dogmave ekonomike, me të cilat jemi mësuar deri tani.

Ky shembull, do të merret sigurisht në konsideratë nga vendet e tjera evropiane që janë në krizë ekonomike. Në Belgjikë, kryeministri Aleksandër De Kru, tha se është “e drejtë të kërkosh një sforco të vogël ekonomike nga ato që kanë mundësi ta bëjnë këtë”.

Në një botë ku pabarazitë ekonomike vazhdojnë që të rriten, dhe ku hendeku midis të ashtuquajturit “1 Përqindësh” dhe pjesës tjetër të popullsisë së botës po zgjerohet. Ndaj të folurit mbi masat që e reduktojnë disi këtë hendek, veçanërisht në kohë krizash si kjo aktualja, nuk mund të jetë tabu .

Siç e thekson ekonomisti francez Tomas Piketi (që në kushtet e kësaj krize propozon një taksë globale mbi pasurinë), ata që kanë grumbulluar shumë kapital në 30 vitet e fundit, kanë paguar shumë më pak taksa se të tjerët. Norma e fitimit mbi kapitalin, ka qenë prej dekadash shumë më e lartë sesa norma e rritjes ekonomike të vendeve.

Për këtë arsye,ne jemi në një spirale në të cilën të pasurit do të jenë edhe më të pasur, dhe të varfrit më të varfër. Një spirale e përforcuar nga tragjedia që po përjetojmë këto kohë, mbi të cilën ndërhyrja – siç bëri Spanja – nuk duhet të jetë një tabu.

Që të ndryshohet realisht situata aktuale, është e rëndësishme t’i ikim populizmit, që karakterizon zakonisht masa të këtij lloji. Spanja na ka dhënë një ndryshim të rëndësishëm të paradigmës, por tek e fundit vetëm në një nivel teorik. Nëse duam të kemi një shpërndarje reale, do të nevojiten masa më thelbësore.

Burimi i lajmit: 

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: COVID-19të pasurte varfer\

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Bardhi publikon përgjimet: Rama më i frikësuari nga zgjedhjet brenda PS-së

'Do zgjedhim kush do trajtohet i pari', Bardhi: Ja ku e ka zhytur Rama vendin

Kosova paralajmëron masa të reja kundër pandemisë

Kosova paralajmëron masa të reja kundër pandemisë

Identifikohet autori i sulmit vdekjeprurës në Francë

Identifikohet autori i sulmit vdekjeprurës në Francë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com