Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Krismat në Dhërmi/Emiljano Nina na bëri lëmsh, ja kush është në të vërtetë ai

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Krismat në Dhërmi/Emiljano Nina na bëri lëmsh, ja kush është në të vërtetë ai

Fati ishte me ta, kështu mund të themi për dhjetëra pushues që natën e së shtunës kishin dalë për të kaluar disa orë në një nga lokalet e Dhërmiut. Kur nisën të shtënat me armë, në lokal ishin edhe nëna me foshnjat e tyre, treguan dëshmitarët.

Pas ngjarjes policia arrestoi 23-vjeçarin Emiljano Nina. Ky është një person me precedentë të rëndë penale, që lëvizte i armatosur dhe që mund të ishte bërë shkak për një masakër të vërtetë.

Por, i riu Emiljano Nina nuk është emër i panjohur për policinë. 23-vjeçari që njihet ndryshe edhe me emrin Emiljano Tasho, është shoqëruar edhe më herët nga uniformat blu. Në vitin 2015, ai u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë. Bëhet fjalë për vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj që ndodhi në Nëntor në parkingun e një restoranti në Linzë, ku mbeti i plagosur edhe pronari i biznesit.

Emiljano Nina, në atë kohë 20 vjeç, u shpall në kërkim si person i dyshuar për përfshirje në vrasje. Pasi u shoqërua nga policia për këtë ngjarje, u la i lirë sepse u provua se nuk rezultonte të kishte gisht në krim.

Në fakt, bëhej fjalë për një tjetër Emiljano Tasho, i moshës 32-vjeçare. Ky i fundit, u dënua me 16 vite burgim për vrasjen e Enton Nikajt. Ngjashmëria me emrat, bëri që policia në vitin 2015 të shoqëronte edhe 23-vjeçarin Emiljano Nina (Tasho), krahas 32-vjeçarit Emiljano Tasho, i dënuar tashmë me 16 vite burgim në vitin 2016.

Ndërsa nga ana tjetër Emiljano Vasil Nina, por i njohur edhe me emrin si Emiljano Tasho, nuk është i përfshirë në ngjarjen e ndodhut në Linëz në vitin 2015.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranës, është Emiljano Mihal Tasho, ai i cili është i dënuar për vrasjen e ndodhur në Linës 3 vite më parë.

Burime nga policia e Vlorës thonë se Emiljano Nina 23 vjeç, që qëlloi me armë në një lokal nate në Dhërmi në orët e para të së dielës, është gjithashtu person me precedent. Ai u arrestua pasi qëlloi 4 herë me armë në një lokal nate, pas konfliktit që pati me një person.

NJOFTIMI I POLICISË NË VITIN 2015 PËR VRASJEN E ENTON NIKAJ, I PËRFSHIRË EDHE EMILJANO NINA

Më datë 12.11.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve Ervis Mustafa Martinaj, Emiljano Vasil Nina, Mirsad Rexhep Kuçanaj, ish efektiv policie dhe Bujar Shefqet Hasani, të datëlindjes 06.10.1982, 15.06.1995, 23.06.1987 e 11.07.1983, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, sepse më datë 11.11.2015, ora 14.10, në Linzë, te lokali “Muraga” pronë e shtetasit Ismet Gaxherri, në ambientet e parkingut, pas një konflikti e në bashkëpunim, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Enton Ilir Nikaj, i datëlindjes 15.05.1985, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje me paramendim për hakmarrje, si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi Ismet Muhamet Gaxheri, i datëlindjes 21.06.1986, banues në Qesarak, me arsim të lartë. Autorët janë larguar me mjetin tip “Benz”, me targë AA 725 MD, p ? ronë e shtetasit Emiljano Nina. Në vendngjarje u gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54. Nenet 78, 25 e 278/5 të K.P. Nr. Unik TRDP 152154.

 

Njoftimi i policisë:

Dhërmi,Himarë

Arrestohet autori që qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal.

Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë.

Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj.

Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese
dhe municionit”, ”Prishja qetësisë publike”, parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.

Tags: bujshmeDhermiEmiljano NinaështëKrismatkushvrasja

TË LIDHURA

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

22:56 | 11/07/2025
U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital
Aktualitet

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat
Aktualitet

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
Next Post
Mos shpresoni kot, edhe sot priten rrebesh shiu

Kapriçot e motit, parashikomi për këtë javë. Çfarë pritet pas të enjtes

Kamerat nxjerrin blof LSI-në, “Teatri” nuk rrëzohet

Kamerat nxjerrin blof LSI-në, “Teatri” nuk rrëzohet

Ikën Hierro, ja kush e merr në dorë kombëtaren spanjolle

Ikën Hierro, ja kush e merr në dorë kombëtaren spanjolle

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com