jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Krimi që lëviz në luks   

9 vjet ago
in Të Gjitha
Shqiptarët i mbajnë sytë jashtë, atdheu iu është kthyer në një kurth

Lorenc Vangjeli/Pak vite më parë, ekonomisti i njohur Mario Monti, për një përputhje të habitshme koincidencash, rastësisht, por dhe ligjërisht, e pa veten kryeministër në një qeveri teknokratësh italianë, në një vend që kishte njohur breza të tërë burokratësh politikë.

Monti ishte atipik. Dhe si kryeministër, ndër shumë gjëra të tjera, do të kujtohet për mënyrën sesi ai tentoi të luftojë evazionin e frikshëm fiskal në Itali.

Çfarë dukej e pamundur të zbulohej dhe aq më pak të ndëshkohej, në fare pak kohë u bë e pamundur të mbulohej dhe të shmangej ndëshkimi. Sepse është aksiomë: krimi lëviz gjithmonë me makina luksi. Dhe duke ndjekur makinat, u arrit tek banditët e të gjitha llojeve.

Mediat italiane të kohës u vunë në garë të botonin lajmet më të çuditshme të evazionit. Dikush që bënte pushime luksoze dhe paguhej me ndihmë sociale, një tjetër kishte Ferrari dhe përfitonte bursë shtetërore për të birin, një tjetër kishte një park të tërë makinash, vazhdonte të blinte makina antike dhe gjithashtu konsiderohej i varfër, e kështu me radhë.

Tatimorët e Montit bënë diçka fare të thjeshtë: trazuan ujërat. Kontrolluan makinat për të zbuluar të ardhurat, zbarkuan në vendet VIP të pushimit dhe identifikuan turistët e “varfër”. Për t’i detyruar të paguajë atë çfarë është e Çezarit që nga koha e Çezarit.

Histori të tilla të ngjashme në Gjermani nuk kursejnë askënd. Madje sa më i njohur në publik dhe sa më lart në hierarkinë shoqërore, aq më i fortë ngjan edhe ndëshkimi në rast se kapesh.

Edhe në një vend si Spanja, sa për të marrë një shembull tjetër, futbollistët më të njohur në botë, Messi dhe Ronaldo, po kalojnë ditë e net ankthi për shkak të problemeve me taksat.

Dhe, pavarësisht përbetimeve për pafajësi, prokurorë e gjykatës, vendosin edhe burg për këto dy makineri industriale e njerëzore të prodhimit të parave dhe të emocioneve.

Shqipëria është ndryshe. Në Shqipëri nuk bëhet ende fjalë për të kontrolluar artistë, këngëtarë apo futbollistë. Këta, si rregull, janë të pasur vetëm në fotot e instagramit.

As për njerëz me poste politike, që pjesëmarrjen në politikë e kanë një biznes që nuk paguan fare taksa. Edhe pse në Shqipëri politika vazhdon të jetë biznesi më i madh.

Kryeministri në fund të mandatit Edi Rama dhe kryeministri i ri në pritje të mandatit të dytë të tij Edi Rama, paralajmëroi ditë të vështira për një kategori gjithashtu të “rëndësishme” banditësh. Duke ndjekur aksiomën e vjetër se krimi lëviz me makina luksi.

Duke paralajmëruar se “…mjafton që ky operacion ….të vihet në zbatim duke kontrolluar automjetet e këtyre personazheve. Mjafton që këta elementë shumë shqetësues për komunitetet, shumë shqetësues për rendin dhe për sigurinë, shumë shqetësues për faktin se mishërojnë pandëshkueshmërinë e më shumë se një çerekshekulli, të vihen para përgjegjësisë për të justifikuar vlerat marramendëse të automjeteve dhe aseteve të tyre…”.

Kaq e thjeshtë është që të nisë nga banditët. Nga njerëz, të cilët lëvizin me makina dhjetëra mijëra euro dhe nuk kanë librezë pune, që kanë standard oriental luksi dhe nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre.

Zakonisht këta janë trafikantët e drogës që gjenden gjithkund. Apo dhe më keq akoma, gjobëvënësit në biznese apo tek njerëz të thjeshtë. Kjo është hierarkia e krimit ordiner.

Goditja e premtuar e tyre është vetëm një hap i parë dhe një rifillim i mbarë. Vullneti politik kundër krimit ja bën të pamundur jetën krimit ordiner, por do të ishte vërtet mëkat e krim nëse nuk do të kishte vullnet për të goditur krimin shumë më lart në hierarki.

Në politikë e biznes. Aty ku banditët nuk mund të identifikohen thjesht nga makinat e tyre të luksit, në fakt. (Javanews) 

Tags: banditetedi ramakrimilevizluksmakinashqiperia

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Gjykata e Tiranës shkel ligjin, ‘arkivon’ dosjet me thasë plastmasi në Lundër

Gjykata e Tiranës shkel ligjin, ‘arkivon’ dosjet me thasë plastmasi në Lundër

Ushqimet që shkaktuan ngjarje të tmerrshme në histori

Ushqimet që shkaktuan ngjarje të tmerrshme në histori

Shkodër, të shtëna me armë, identifikohet autori

Shkodër, të shtëna me armë, identifikohet autori







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com