Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj dy anëtarëve të bandës së Habilajve, Nezar Seiti dhe Armando Koçerri.
Këta të fundit u arrestuan në një operacion blic në Vlorë, pasi Seiti iu gjetën në banesë në Babicë të Vlorës 4 ton kanabis, e cila dyshohet se ishte bërë gati për t’u trafikuar në Itali.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Nezar Seitin dhe Armando Koçerrin.
Seiti është përmendur në përgjimet e autoriteteve italiane dhe ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg 20 ditë”, ndërkohë ndaj Koçerit u vendos masa “burg pa afat”.