Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Krijimi i një shteti të tretë shqiptar në Ballkan, frikë për serbët (Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Krijimi i një shteti të tretë shqiptar në Ballkan, frikë për serbët (Video)

Një ditë më parë Parlamenti maqedonas ka miratuar një projektligj që e bën gjuhën shqipe gjuhën e dytë zyrtare të vendit, mes kritikave të ashpra nga opozita konservatore.
Kuvendi votoi nevojën për sjelljen ligjit të propozuar për përdorimin e gjuhëve me çka ai hyn në fazën e dytë kur deputetët kanë mundësi të shtrojnë amendamente.

Por ky lajm mesa duket nuk është pritur mirë nga Serbia. Mediat atje shkruajnë se ngjarjet në Maqedoni tregojnë se shqiptarët nuk heqin dorë nga ideja e një “Shqipërisë së Madhe”. Nga 2.1 milion banorë të Maqedonisë, një e katërta janë shqiptarë. Deri më tani, shqipja është përdorur si gjuhë zyrtare në komunitetet ku pakicat përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë.

Konsolidimi demografik i shqiptarëve në Maqedoni është bërë tmerri i mediave serbe. Frika e shtypit serb se në Maqedoni po krijohet dalëngadalë shteti i tretë shqiptar ka sjell edhe analiza e projeksione për shtrirjen etnike të shqiptarëve në këtë shtet.

 

Ndërsa të dhënat e regjistrimit të vitit 2002 tashmë konsiderohen si tejet të vjetruara dhe pak të besueshme, shqiptarët me fitoren në Kërçovë në vitin 2013 dhe në Dollnen, në zgjedhjet lokale të këtij viti, kanë krijuar një bllok të fortë që shtrihet edhe në zemër të Maqedonisë.

Portali serb ‘Srbijadanas’ ka publikuar një hartë të përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni, ku bie në sy mbizotërimi në Çashkë dhe Dollnen, komuna këto në Maqedoninë qendrore.

 “Ne nuk do të votojmë për nevojën e sjelljes të këtij ligji. Do t’i shqyrtojmë të gjitha procedurat demokratike në fazën e radhës të mënjanohen lëshimet në këtë ligj”, tha Dimovski. Pas votimit, Dimovski kërkoi gjysmë ore pushim dhe t’i dorëzohet lista e votimit.

Amendamentet për Propozim-ligjin do të shqyrtohen nga Komisioni për çështje evropiane, pasi që ligji është me flamur evropian. Më pas ligji në lexim të dytë sërish do të shkojë në seancë plenare në debat ndërsa më pas pason deklarimi final i deputetëve për tekstin. Shqiptarët etnikë përbëjnë një të katërtën e 2.1 milion popullsisë së Maqedonisë.

Ligji i mëparshëm, i cili u ngrit nga një marrëveshje e paraqitur në vitin 2001 përfundoi në një konflikt të armatosur ndërmjet rebelëve shqiptarë etnikë dhe forcave qeveritare.  Agjencia e lajmeve “Tanjug”, bën të ditur se Maqedonia tashmë është gati për një ligj të tillë.  Komiteti mund ta marrë parasysh projektligjin për tre ditë, pas të cilit do të kthehet për një lexim të dytë në seancë plenare, pasuar nga anëtarët e Kuvendit që paraqesin qëndrimin e tyre në tekstin ligjor.
Ligji do ta bënte gjuhën e dytë zyrtare të Maqedonisë, së paku 20 përqind e qytetarëve dhe të gjitha organeve shtetërore, institucioneve qendrore, ndërmarrjeve publike, agjencive. E njëjta vlen edhe për njësitë e qeverisjes vendore.(Tirana Today)

 

Tags: BallkanfrikeKrijiminjë shtetiserbetshqiptartretë

TË LIDHURA

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona
Aktualitet

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para
Aktualitet

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë
Aktualitet

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë

18:37 | 21/10/2025
Next Post
Vuçiç “ultimatum” serbëve: S’ka BE pa bashkëpunuar me Kosovën

Vuçiç "ultimatum" serbëve: S'ka BE pa bashkëpunuar me Kosovën

Operacioni i radhës i policisë, ministri Xhafaj flet për detaje

Operacioni i radhës i policisë, ministri Xhafaj flet për detaje

Nga varrezat e trenit deri te Muri i Madh kinez, ja imazhet frymëzuese të historisë

Nga varrezat e trenit deri te Muri i Madh kinez, ja imazhet frymëzuese të historisë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro
Bota

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

by mirseda
22:28 | 24/10/2025
0

Një pikturë e Pablo Picasso-s që përshkruan Dora Maar-in, muzën dhe shoqëruesen e gjatë të piktorit spanjoll,...

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

22:13 | 24/10/2025
Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

21:24 | 24/10/2025
Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com