Rama ka reaguar lidhur me 3 vjetorin e votimit të ndryshimeve kushtetuese, që i hapën rrugën nisjes së Reformës në Drejtësi.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, kryeministri Rama falenderon miqtë dhe partnerët në atë që e cilëson betejë për të ardhmen.
“3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane #KrenarpërPSdhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen”, shkruan ai.