Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra gjykatësin e Kushtetueses Fatmir Hoxha

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
KPA shkarkon nga detyra gjykatësin e Kushtetueses Fatmir Hoxha

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha. Vendimi u mor sot nga Kolegji i Pavarur i Apelimit. Sipas KPA-së, vendimi i Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e Hoxhës ishte i drejtë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më herët vendosi që të shkarkojë me shumicë votash anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha. Ky i fundit, sipas KPK-së, nuk justifikon blerjen e një apartamenti në Tiranë në vlerën e 140 mijë eurove.

Gjyqtari nuk ishte pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij, Julian Mërtiri. Problem për gjyqtarin është apartamenti që ka blerë në Tiranë në vitin 2011 me vlerë 140 mijë e 405 euro. Sipas hetimit të KPK-së, gjyqtari Hoxha, deri në vitin 2011, kishte një pasuri prej 5 milionë lekësh dhe një apartament në Shkodër rreth 65 metra katrorë, ku ishte edhe gjyqtar. Atë vit ai është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke u zhvendosur në Tiranë. Hoxha më pas ka shitur asetet në Shkodër dhe ka lidhur kontratë në shkurt të vitit 2011 me një firmë ndërtimi për blerjen e një apartamenti 112,36 metrash katrorë me një vlerë 140,405 euro.

Sipas avokatit, kostoja e lartë e apartamentit në Tiranë e ka detyruar gjyqtarin që të marrë kredi dhe hua nga persona të afërm. Hoxha ka paguar fillimisht 51 mijë euro kapar te firma për apartamentin dhe ka marrë kredi si i pastrehë në shumën 5 milionë lekeshë. Ai ka deklaruar se ka marrë hua 28,500 euro te kunati A.G. dhe kredi tjetër 250 mijë lekësh në një bankë të nivelit të dytë. Hoxha ka shitur apartamentin në Shkodër për 3.4 milionë lekë dhe automjetin e tij në vlerën 1800 euro. Por sipas KPK-së, Hoxha ka 1.7 milionë lekë pasuri me burime të pajustifikuara.

Po kështu, KPK renditi edhe një shumë prej 275 mijë lekësh si e pajustifikuar nga gjyqtari për vitin 2003. Por avokati i gjyqtarit tha në seancë se në atë kohë, gjyqtari është martuar dhe paratë janë dhurata kesh nga të ftuarit në dasmë. Nga ana tjetër, po ditën e djeshme, e pranishme për seancë dëgjimore në KPK ishte gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho. Kjo e fundit, me një karrierë 16-vjeçare në sistemin e drejtësisë, ka patur zvogëlim të pasurisë nga viti 2003 e deri më sot me 1.9 herë. Xhaxho nuk kishte asnjë problem me pasurinë dhe se zotëronte një apartament 2+1 në Tiranë, që ua kishte dhuruar prindërve të saj me të cilët edhe jeton aktualisht. I vetmi problem, nëse mund të quhet i tillë, për gjyqtaren ishte mungesa e deklaratës së pasurisë e vitit 2006.

Por gjyqtarja në atë kohë ka qenë me studime postuniversitare jashtë vendit dhe kishte marrë edhe leje nga KLD-ja. Gjyqtarja nuk pati asnjë gjetje për raportin e KPK-së dhe kërkoi rikonfirmimin në detyrë.

Tags: detyraFatmir HoxhagjykatesinKPAKushtetuesesshkarkon

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Morën 100 mijë lekë ryshfet, i vendosen prangat dy inspektorëve të AKU-së

Morën 100 mijë lekë ryshfet, i vendosen prangat dy inspektorëve të AKU-së

Qytetarët kërkojnë largimin e ministrave të korruptuar

Qytetarët kërkojnë largimin e ministrave të korruptuar

Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Bushati skeptik për platformën e PD-së: Shpresoj mos jetë retorikë opozitare







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com