Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

KPA do të hetojë raportin negativ të DSIK-së për Prokurorin e Krujës

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kërkonte informacione shtesë mbi raportin negativ të DSIK-së ndaj prokurorit të Krujës Petrit Çano. Siç doli në seancën e të premtes Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte dërguar përditësim të raportit ndaj Çanos, i cili ndryshe nga raporti i parë pozitiv, e cilësonte atë të papërshtatshëm.

Komisioneri Publik Florian Ballhysa tha se, raporti vetëm pjesërisht i deklasifikuar, duhej të hetohej dhe të kërkoheshin informacione në lidhje me pretendimet e ngritura aty. Ballhysa tha se duhej bërë “verifikim i të dhënave në burim”.

Vetë Çano tha se ishte i shokuar nga raporti. Prokurori, i cili kaloi fazën e parë të vetingut dhe pati një vlerësim pozitiv për figurën, tha se kishte certifikatën me nivelin më të lartë të sigurisë dhe se akuzat që i bëheshin nuk qëndronin.

Një kallëzim i paraqitur në KPA nga biznemeni Nikolin Lleshi, u rrëzua nga Kolegji si i pabazuar në prova. Në seancë u tha se Lleshi pretendonte se i ishte bërë presion nga prokurori.

Çano tha se ndaj biznesmenit dhe partnerit të tij në transaksionet me një godinë karabina në qendër të Krujës, kishte disa kallëzime nga qytetarë të ndryshëm që kishin paguar dhjetëra mijëra euro për apartamentet në pallatin e papërfunduar prej vitesh. “Ata e kuptojnë që u është ngushtuar laku dhe kërkojnë të më vënë nën presion”, tha Çano që referoi për disa hetime. Pasi shqyrtoi kallëzimin dhe provat KPA e rrëzoi atë dhe i ktheu pas Çanos dokumentet.

Ndërkohë Komisioneri Publik dhe avokati i Çanos debatuan mbi mënyrën se si duhej të kuptoheshin shifrat e sjella nga Gjykata e Krujës në lidhje me çështjet e lirimeve me kusht, zbutjen e llojit të vuajtjes së dënimit, amnistitë dhe llogaritjen e ditëve të burgut.

Ballhysa i mëshoi ankimeve të pakta të bëra nga prokuroria në lidhje me këto çështje dhe pretendoi se këto duhej të merreshin parasysh në rezultatet e kriterit të profesionalizmit.

Në krahun tjetër avokati tha se në rastet e lirimeve me kusht, duke marrë parasysh edhe çështjet e rrëzuara, ankimet ishin bërë në të gjitha çështjet e rëndësishme. Ai tha se roli i prokurorisë në tre pikat e tjera ishte i vogël dhe se në rastin e llogaritjes së ditëve procesi ishte matematikorë.

KPA vendosi të presë informacion shtesë sa i përket raportit të DSIK-së dhe njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohej në 21 korrik./BIRN

Tags: hetimeKPAprokurori i krujes

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026
Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Next Post

Thirrjet raciste në stadium, UEFA dënon ashpër Hungarinë

Skandal! Merr titullin “profesor”, kur çështja është në gjykim për plagjiaturë

Frika nga efektet anësore, Kim Jong Un refuzon 2 milionë doza të AstraZeneca-s







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

by mirseda
19:35 | 08/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS sot ka misionin historik për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin...

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët grumbullohen në Sheshin Skënderbej

18:30 | 08/06/2026

Rama pritet me protesta në Shkodër, qytetarët kundër projekteve në Rrjoll dhe Zvërnec

18:25 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com