Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kostot e izolimit në vendet e varfra

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kostot e izolimit në vendet e varfra

Heqja e kufizimeve – kur, pse dhe si. Ato janë instrumente të ashpra që mund të shkaktojnë dëm të jashtëzakonshëm. Koha për të qenë më diskriminues

Që kur Kina mbylli qytetin e Wuhan-it më 23 janar, mbi një e treta e popullsisë së botës është mbyllur në shtëpi, në një periudhë të caktuar. Është e vështirë të mendosh për ndonjë politikë tjetër që është imponuar kaq gjerësisht me kaq pak përgatitje apo debat, shkruan The Economist.

Izolimi i shoqërisë nuk ishte një përgjigje e menduar, por një masë e dëshpëruar në një kohë të dëshpëruar. Ajo ka ngadalësuar pandeminë, por me një çmim të tmerrshëm. Teksa qeveritë përpiqen të heqin kufizimet, ato nuk po i kushtojnë vëmendjen e duhur kostove dhe përfitimeve që do të vijnë më pas.

Edhe pse distancimi social mund të vazhdojë për muaj ose vite, izolimet mund të jenë vetëm të përkohshme. Kjo për shkak se po bëhet e qartë sa të kushtueshme janë, veçanërisht në vendet e varfra. Një pjesë e kostove janë ekonomike. Goldman Sachs parashikoi se PBB-ja e Indisë do të bjerë në tremujorin e dytë me një normë tremujore vjetore prej 45%, dhe do të rimëkëmbet me 20% në tremujorin e tretë nëse hiqen masat bllokuese. Banka Absa parashikon se ekonomia e Afrikës së Jugut mund të tkurret me një normë vjetore prej 23.5% në tremujorin e dytë.

Vendet e varfra janë goditur më tepër, sepse nuk kanë rezerva mbështetëse. Në Afrikën Nënsahariane, një individ me të ardhurat më të ulëta, ka vetëm 4% shanse për të marrë ndihmë sociale nga qeveria në kohë normale. Kombinimi i COVID-19 dhe izolimet mund të çojnë 420 milion njerëz në varfëri absolute – duke mbijetuar me më pak se 1.90 dollarë në ditë. Kjo do të rriste totalin me dy të tretat dhe do të zmbrapste përparimin kundër varfërisë së skajshme me një dekadë.

Pasojat do të jenë të thella

Uria ka ndikim të përhershëm negativ tek fëmijët. Izolimet që bllokojnë shërbimet normale mund të kushtojnë humbje jetësh. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se COVID-19 kërcënon programet e vaksinimit. Nëse ato ndalen në Afrikë, për shmangien e çdo vdekjeje nga COVID-19, mund të vdesin 140 fëmijë. Një izolim tremujor, i ndjekur nga një ndërprerje dhjetëmujore e trajtimit të tuberkulozit, mund të shkaktojë 1.4 milionë vdekje në periudhën 2020-2025. E njëjta gjë vlen për sëmundjet e malaries dhe SIDA-s. Sa më gjatë që vazhdojnë izolimet, aq më e mundur është që do të kushtojnë më tepër jetë sesa do të shpëtojnë.

Gjendja në vendet e pasura është më pak dramatike, por ende shqetësuese. Shkalla e papunësisë në Amerikë u rrit nga 3.5% në shkurt në 14.7% në prill. Në Britani, një së tretës së studentëve të sapodiplomuar, iu anulua apo iu shty oferta e punës. Tregjet e bonove në Amerikë po sinjalizojnë një valë të rënies së të ardhurave, veçanërisht në hoteleri, lëndët e para dhe prodhimin e makinave. Dëmi në tregun e punës mund të zgjasë për vite me radhë. Edhe shërbimet e vendeve të pasura janë në një pozicion delikat. Një studim arriti në përfundimin se vonimi me gjashtë muaj i konsultave për kancerin në Angli, do të ulte me 40% vitet e jetës së fituar nga trajtimi i një numri ekuivalent pacientësh me COVID-19. Shkalla e vaksinimit ka rënë, duke rrezikuar shpërthimin e sëmundjeve si fruthi.

Heqja e kufizimeve rrezikon përhapjen e një vale të dytë infeksioni. Irani u rihap në prill për të shpëtuar ekonominë, por javën e kaluar e caktoi kryeqytetin, Teheranin dhe tetë provinca si “zona të kuqe”, sepse virusi nisi të përhapej sërish. Disa shtete amerikane, si Xhorxhia, që nuk e frenuan përhapjen fillestare të virusit, së shpejti do të zbulojnë nëse i hoqën kufizimet shumë shpejt. Disa vende afrikane po vazhdojnë veprimtarinë normale edhe pse rastet po shtohen.

Ulja e rrezikut kërkon një qasje epidemiologjike që përqendrohet në vendet dhe njerëzit që kanë më shumë gjasa të përhapin sëmundjen. Një shembull i tillë janë azilet, të cilat në Kanada përfshijnë 80% të vdekjeve, edhe pse strehojnë vetëm 1% të popullsisë. Në Suedi, refugjatët janë me rrezik të lartë, ndoshta sepse njerëz të brezave të ndryshëm mund të jenë grumbulluar në një shtëpi. Të rrezikuar janë edhe rojet e sigurisë, të cilët shpesh janë të moshuar dhe ekspozohen ndaj shumë njerëzve gjatë punës së tyre.

Që kjo qasje të ketë sukses në një shkallë të lartë, janë të nevojshme të dhëna nga testet që të na tregojnë me hollësi se si përhapet sëmundja. Falë testimeve në masë, Gjermania zbuloi me shpejtësi se kishte një problem me thertoret e vendit, ku virusi qëndron më gjatë se zakonisht  në sipërfaqet e ftohta. Po kështu, Koreja e Jugut identifikoi një përhapje më të lartë të virusit në klubet për homoseksualë. Pa kryer testime, një shtet mbetet i verbër.

Kur janë të pajisura me të dhëna, qeveritë mund të përmirësojnë vazhdimisht politikat e tyre. Disa janë universale. Më parë, maskat mendohej se nuk ishin efektive, por në fakt ato ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së sëmundjes. Ashtu si larja e duarve, ato nuk janë të kushtueshme dhe nuk shoqërohen me kosto të fshehura. Sidoqoftë, mbyllja e shkollave i dëmton fëmijët dhe nuk i lejon prindërit të punojnë. Ndryshe nga gripi, përfitimet për shëndetin nuk janë veçanërisht të mëdha. Shkollat duhet të rihapen, në kushte që mbrojnë mësuesit dhe nxënësit më të rrezikuar.

Si rregull, bilanci i kostove dhe përfitimeve favorizon politikat e ngushta lokale mbi ato kombëtare. Në Britani, punëtorët e agjencisë e mbartin virusin nëpër azile: prandaj ata duhet të punojnë vetëm në një qendër azili. Gjibraltari ka caktuar një Orë të Artë, kur mjediset e hapura vihen në dispozicion të personave të moshuar mbi 70 vjeç, në mënyrë që ata të kryejnë aktivitet fizik, ndërsa të gjithë të tjerët qëndrojnë në shtëpi. Stokholmi po i zhvendos njerëzit në rrezik në banesa të veçanta. Universiteti Liberty, i drejtuar nga Jerry Falwell, një përkrahës i presidentit Donald Trump, u kritikua për mbajtjen e kampusit të hapur gjatë pandemisë. Por falë distancimit social, nuk ka regjistruar asnjë rast të COVID-19.

Vendet e varfra nuk do të jenë në gjendje t’i përballojnë të gjitha këto qasje. Sidoqoftë, Vietnami dhe shteti indian i Keralas kanë treguar se sistemet e mira të kujdesit shëndetësor themelor mund të krijojnë përshtatje. Vendet e varfra kanë më shumë përvojë në sëmundjet infektive sesa ato të pasura. Epidemiologët këmbëngulin për “kontrollin e zgjuar” që mund të praktikohet nga të gjithë.

Ruanda ka instaluar stacionet e larjes së duarve duke qëndruar në këmbë, në vende të dendura me njerëz, si stacionet e autobusëve. Lagjet e varfra kanë nevojë për ujë të pastër për larjen e duarve dhe duhet të shkurtojnë radhët e gjata. Udhëheqësit lokalë mund të përcjellin mesazhe shëndetësore dhe të përcaktojnë zona ku mund të izolohen rastet e dyshimta. Tregjet duhet të qëndrojnë të hapur, por të kufizojnë kontaktet sociale. Nëse njerëzit mund të fitojnë para, me miliona veta që do të vuanin nga uria, mund të ushqehen vetë.

Faza e urgjencës së pandemisë po afrohet. Shumë qeveri nuk arritën të dallonin atë që po vinte, por më pas bënë sa mundën për ta përballuar. Në fazën e dytë e më të gjatë, nuk do ta kenë më një justifikim të tillë. Ato duhet të identifikojnë grupet në rrezik; të hartojnë dhe miratojnë politika për to; t’i shpjegojnë qartë në mënyrë që njerëzit e rrezikuar të ndryshojnë sjelljen pa rënë pre e virusit; të sigurojë infrastrukturë jetësore; dhe të jenë të gatshëm për t’u përshtatur me të dhënat e reja që do të marrin. Kjo do të dallojë vendet ku qeveria punon nga ato ku nuk punon. Humbjet që mund të pësohen janë shumë të larta. /Monitor

Tags: izolimitkoronaviruskostotvendet e varfera

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
“Rimbyllja është e pamundur”/ Tritan Kalo thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm

“Rimbyllja është e pamundur”/ Tritan Kalo thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm

“Kriza ka gjunjëzuar vendin”/ Basha në Vlorë: Rama la mijëra biznese pa mbështetje

“Kriza ka gjunjëzuar vendin”/ Basha në Vlorë: Rama la mijëra biznese pa mbështetje

“Nga 14 ditë karantinë tek testet”, Greqia publikon planin sesi do të zhvillohet turizmi

“Nga 14 ditë karantinë tek testet”, Greqia publikon planin sesi do të zhvillohet turizmi







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

by mirseda
22:27 | 06/11/2025
0

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën...

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com