Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kosovë, shënon rritje borxhi i përgjithshëm publik

9 vjet ago
in Të Gjitha
Kosovë, shënon rritje borxhi i përgjithshëm publik

Borxhi publik i Kosovës vazhdon të shënojë rritje, përkundër faktit që ai vlerësohet më i ulëti në rajon. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në vitin 2016, borxhi i përgjithshëm i shtetit ka arritur në 852.7 milionë euro, kurse vitin 2015 ka qenë rreth 750 milionë euro.

Kjo rritje e borxhit, sipas raportit të Bankës Qendrore, i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm, i cili ka arritur në 479 milionë euro, ndërsa borxhi i jashtëm publik ka arritur në 373.8 milionë euro.

Shprehur në përqindje, borxhi publik ka arritur 14.5 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kjo vlerë e borxhit, nga ekspertë për çështje ekonomike, konsiderohet jo e lartë dhe se sipas tyre, ka hapësirë për të marrë kredi për qëllime zhvillimore.

Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu për thotë se shuma e borxhit publik të Kosovës nuk mund të konsiderohet alarmuese pasi është brenda kornizës ligjore.

Gërxhaliu: E them këtë duke u bazuar në faktin se trend i borxhit duhet të matet dhe krahasohet me nivelin e rritjes ekonomike. Dhe nëse Banka Botërore dhe Fondi Monetar e konfirmojnë rritjen ekonomike për vitin 2016 afër 4 për qind dhe kemi këtë nivel të borxhit, atëherë nuk kemi nevojë për brengosje. Por, përkundrazi duhet të na motivojë që të kemi projekte që kanë arsyeshmëri sa më të mirë dhe disiplinë financiare.

Edhe eksperti tjetër për çështje ekonomike, Naim Gashi, thotë se krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ka përqindjen më të ulët të borxhit publik, por që sipas tij, ky borxh nuk duhet të rritet në mënyrë të pakontrolluar.

Gashi: Kosova ka hapësirë juridike që të vazhdojë marrjen e borxheve, mirëpo edhe pse legjislacioni në fuqi na lejon këtë edhe parametrat e institucioneve financiare ndërkombëtare lejojnë. Megjithatë, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme në hyrje në borxhe të reja dhe gjeneratat e ardhshme t’i shlyejnë borxhet tona, në të cilat nuk ka leverdi ekonomike dhe përfitime financiare drejtpërdrejtë, për ekonominë, për qytetarët dhe për arkën e shtetit.

Gashi tha po ashtu se në Kosovë ka shumë sektorë dhe shumë projekte profitabile, për të cilat autoritetet kompetente mund të marrin borxh dhe lehtë të shlyejnë kredinë.

Gashi: Në këtë rast mendoj se është ndërtimi i kapaciteteve energjetike dhe riaktivizimi i sektorit minerar dhe metalurgjik në Kosovë. Përfitimet në këta dy sektorë janë shumë të mëdha dhe mendoj që shlyerja e borxheve nuk do të ishte barrë për gjeneratat e ardhshme.

Ndërkaq, Safet Grëxhaliu thekson se duhet të anashkalohet qasja e marrjes së kredive për tu investuar në infrastrukturë, por është koha, thotë ai, që të përmbushen objektivat tjera, konkretisht fuqizimi i sektorit privat.

Gërxhaliu: Në këtë drejtim duhet vërtet të kemi më tepër institucione për hulumtim dhe zhvillim, që për fat të keq në Kosovë mund t’i gjesh pak ose fare hiq.

Ndryshe, sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

Në rast se borxhi i përgjithshëm e tejkalon këtë përqindje të Bruto Produktit Vendor, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind.

 

Tags: borxhi i përgjithshëmkosovepublikrritje

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Presidenti Trump thyen traditën, nuk organizon darkën e Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë

Trump "sulmon" Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions

Basha: Zgjedhjet e 25 qershorit, triumf i paligjshmërisë; OSBE-ODIHR të pasqyrojnë realitetin

Rritja e çmimin të ujit/ Basha: Veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt ndaj qytetarëve

Të ecësh zbathur në rërë, ja si ndikon për shëndetin

Të ecësh zbathur në rërë, ja si ndikon për shëndetin







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com