Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kosovë / Ekspress: Partitë opozitare nuk bashkëpunojnë me njëra-tjetrën

5 vjet ago
in Kryesore, Rajoni

Tri partitë politike opozitare ende nuk kanë arritur të koordinohen në Kuvendin e Kosovës. PDK, LDK dhe AAK po vazhdojnë të jenë të ndara në qëndrime dhe veprime për t’u ballafaquar me Qeverinë Kurti edhe mbi një muaj pas konstituimit të legjislaturës së tetë. Ani pse e pranojnë që kanë dallime ndërmjet veti, përfaqësuesit e tri partive shpresojnë që në të ardhmen të unifikojnë qëndrimet për të gjetur rrugën e bashkëpunimit.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi thotë për KosovaPress se partia e tij, si më e madhja në opozitë, do të tentojë të bashkëpunojnë me dy partitë tjera kur ka tema të rëndësishme.

Por sipas tij, PDK e ka identitetin e vet dhe asnjëherë nuk do të bëhen pjesë e pazareve me qeverinë, siç thotë një pjesë e opozitës ka bërë.

“Asnjëherë nuk do të jemi pjesë e pazareve me qeverinë, siç e kemi dëshmuar edhe tek rasti i zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë. Qysh një pjesë tjetër e opozitës ka hyrë në marrëveshje me ta. Na jemi të qartë…Kur ka tema të ndjeshme ne do të koordinohemi me opozitën, është detyrë e jona si partia më e madhe opozitare. Por jemi të dalluara prej partive tjera, si PDK do të mundohemi që për tema të rëndësishme të bashkëpunojmë edhe me ta. Pjesën tjetër, ne e kemi identitetin tonë si PDK dhe prej këndit tonë do ta kundërshtojmë qeverinë dhe do të mbikëqyrim me kujdesin më të madh veprimet e saj”, thotë ai.

Se ka mungesë të bashkëpunimit opozitar në Kuvendin e Kosovës e thotë edhe Pal Lekaj nga AAK-ja.

“Deri më sot, nuk kemi ndonjë bashkëpunim, apo koordinim të asaj si të veprohet si opozitë unike. Çdo subjekt politik ka qëllimet e veta, mbron planin e vet në atë që ju ka ofruar gjatë zgjedhjeve qytetarëve. Por kjo nuk do të thotë që të ardhmen nuk do të kemi koordinim për çështjet vitale të shtetit të Kosovës”, thotë ai për KosovaPress.

Ndërkohë, Besa Gaxherri nga LDK thotë se partia e saj do ta ruajë subjektivitetin e vet, por do të gjejë rrugën e bashkëpunimit me opozitën për tema që shërbejnë për të mirën e vendit.

“LDK do ta ruajë subjektivitetin e vetë dhe njëkohësisht do të bashkëpunoj me opozitën për temat për të cilat dakordohen partitë opozitare. LDK tashmë është e njohur për konstruktivitetin dhe bashkëpunimin në çdo aspekt në shërbim të të mirës së përgjithshme për vendin”, thotë ajo përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, PDK u rendit si partia e dytë me 19 deputetë, LDK me 15 deputetë dhe AAK me 8 deputetë. Por javë më parë, një deputete e PDK-së kaloi në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e lënë PDK-në me 18 deputetë. Të tri partitë janë opozitë e qeverisë Kurti, që e ka shumicën në Kuvend. /gazetaekspress/

Tags: AAKkosovaLDKpdk

TË LIDHURA

Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për transmetim “live”, kamerat jashtë sallës së gjyqit

11:41 | 05/06/2026
Aktualitet

Gjyqi në themel për Metën dhe Kryemadhin, nis seanca në Gjykatën e Posaçme

11:32 | 05/06/2026
Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Next Post

Video / Armando Broja në top-formë, shënon golin e 11-të sezonal në Holandë

Vlorë / Vodhi argjendarinë në mes të ditës, minoreni 17-vjeçar lihet në burg

E fundit / Pas Topallit dorëhiqet dhe Astrit Patozi nga drejtimi i BD-së







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Brikena konfirmon ndarjen nga Mateo: Vendosa të largohem

by mirseda
11:55 | 05/06/2026
0

Pas indicieve të dhëna në veprimet indirekte në rrjetet sociale, ka ardhur konfirmimi i ndarjes mes dy...

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për transmetim “live”, kamerat jashtë sallës së gjyqit

11:41 | 05/06/2026

Gjyqi në themel për Metën dhe Kryemadhin, nis seanca në Gjykatën e Posaçme

11:32 | 05/06/2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina

11:24 | 05/06/2026

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

10:54 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com