Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Kosovarët braktisin turizmin në Shqipëri, ja arsyet

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kosovarët braktisin turizmin në Shqipëri, ja arsyet

Shqipëria është vizituar nga një numër rekord të huajsh në vitin 2017, sipas statistikave të lëvizjeve të shtetasve të publikuar nga INSTAT. Në total, Në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike. Ndonëse gradualisht po e braktisin vendin amë, shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë vendin e parë për sa i përket numrit të të huajve në vend, me 34% të totalit (nga 45% që ishte pesha e tyre vitin në 2016-n).

Sipas INSTAT, në vitin 2017 hynë 1.7 milionë shtetas nga Kosova, me një rënie të ndjeshme prej 19%. Rreth 411 shtetas më pak kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit të kaluar, në një protestë në heshtje ndaj abuzimeve me çmimet, standardeve të munguara të cilësisë, infrastrukturës së rënduar, diskriminimit me lëvizjet e autobusëve, apo dhe rendjes drejt alternativave të tjera rajonale. Shqipëria mbetet si destinacioni kryesor i turistëve nga Kosova, megjithatë ofertat në rritje me çmime më të leverdishme nga vendet tjera po i tërheqin një pjesë të mirë të shqiptarëve të Kosovës, duke i larguar ata nga turizmi tradicional në Shqipëri. Nga ana tjetër, Shqipëria ka qenë “zbulimi” i kësaj vere për shumë turistë nga Maqedonia, Greqia, Italia, Gjermania, Polonia, Anglia, Çekia, teksa vendi i shqiponjave ka qenë gjithë vitin në fokusin e mediave të huaja që shkruan për bukuritë e tij dhe alternativën e çmimeve të lira. Në 2017-n të huajt nga shtetet e tjera e neutralizuan efektin e ikjes së pushuesve nga Kosova.

Në vend të dytë për nga numri i hyrjeve janë maqedonasit, që u rritën me 18.5%, ku 671 persona kanë hyrë në Shqipëri. Maqedonasit kanë shënuar dhe rritjen më të madhe në vlerë absolute, me 105 mijë shtetas më shumë. Në vend të tretë ishin grekët, me një rritje prej 19%, me gati 490 mijë shtetas të hyrë. Në vend të katërt ishin fqinjët malazezë, me rritje 17% dhe rreth 380 mijë shtetas që hynë në kufirin shqiptar.

“Plazhe si Karaibet, peshk me vetëm 7 euro”, ishin disa nga titujt me të cilat mediat italiane i përshkruan pushimet në Shqipëri. Numri i tyre shënoi rritjen të lartë me 36% (dhe të dytën në vlerë absolute pas maqedonasve), teksa 363 mijë italianë erdhën në Shqipëri në 2017-n, një pjesë për biznes e të tjerë për pushime. Edhe këtë vit pritet e njëjta tendencë, pasi një kompani e madhe turistike italiane Alpi Tours ka hyrë në Shqipëri dhe pritet të sjellë pushues italianë, me preferencë jugun e vendit. Në rritje të ndjeshme ishin dhe shtetasit nga Gjermania, me një rritje prej 47%, apo 212 mijë shtetas. Risia e 2017-s ishte ardhja e polakëve përmes agjencisë turistike më të madhe në Poloni, ITAKA. Hyrja e tyre bëri që 12 hotele në Durrës të grupoheshin dhe të ofronin paketa të gjitha të përfshira.

Statistikat tregojnë se në 2017-n, Shqipërinë e vizituan 114 mijë polakë, me një rritje prej të fortë prej 73%. Këtë vit gjithsesi, polakët nuk duken shumë entuziastë, por vendin e tyre në prenotime po e zënë ukrainasit si dhe nordikët. Këta të fundit janë dhe më të preferuar nga hotelet shqiptare pasi paguajnë më mirë. Edhe nga SHBA, ka pasur një rritje të interesit, ku ardhjet e shtetasve nga ky vend u rritën me 19.3% në 98 mijë hyrje.

Rritja e numrit të turistëve ka sjellë një përmirësim të ndjeshëm të bilancit të shërbimeve. Sipas Bankës së Shqipërisë, ardhurat nga udhëtimet arritën për 9-mujorin një nivel rekord prej 1.3 miliardë eurosh, me një rritje prej 13% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur nivelin më të lartë rekord.
Rritja e ndjeshme e interesit për Shqipërinë pritet të vijojë edhe këtë vit, bazuar në prenotimet e hoteleve, të cilat që në fillim të këtij viti janë rezervuar mbi 90%.

Por, nuk dihet sa do të zgjasë “eksperimenti” i të huajve me Shqipërinë, nëse nuk do të rregullohen problemet me infrastrukturën, plehrat, raportin cilësi-çmim, mungesën e alternativave argëtuese e shumë të tjera. Pushuesit nga Kosova ishin të parët që protestuan në hedhjet, polakët ndoshta të dytët. Për të tjerët duhet të presim. /monitor

Tags: arsyetkosovareshqiperiturizmi

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Korçë/Blindat e ushtrisë shpërndajnë materialet zgjedhore

Korçë/Blindat e ushtrisë shpërndajnë materialet zgjedhore

“Le të ketë vëllavrasje”, policia shoqëron ish-deputetin demokrat

“Le të ketë vëllavrasje”, policia shoqëron ish-deputetin demokrat

Rimandatimi si kryeministër në vitin 2001, Meta: Marrëdhënia ime me Fatos Nanon (Video Arkiv)

Rimandatimi si kryeministër në vitin 2001, Meta: Marrëdhënia ime me Fatos Nanon (Video Arkiv)







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com