Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Kosova s’ka kapacitete të themelojë gjykatë për krime lufte”

7 vjet ago
in Të Gjitha
“Kosova s’ka kapacitete të themelojë gjykatë për krime lufte”

Shfuqizimi eventual i Ligjit për Gjykatën Speciale, besohet se do t’i hapte rrugë krijimit të një gjykate vendore, pavarësisht dilemave nëse Kosova ka kapacitete të mjaftueshme.

Nisma e një grupi të deputetëve në Kuvendin e Kosovës në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ende nuk ka zënë vend në agjendat e institucioneve shtetërore. Por, në bazë të deklaratave të disa prej nënshkruesve, nisma mbetet në fuqi dhe mund të aktualizohet, në kohën kur Kuvendi fillon sesionin pranveror të punës.

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se iniciativa e deputetëve, aktualisht nuk është duke vazhduar.

Ai ka thënë, po ashtu, se Ligji për Gjykatën Speciale vazhdon të jetë në fuqi që nga miratimi në vitin 2015, i cili kishte pasuar edhe me disa ndryshime të nevojshme kushtetuese.

E, nëse ndodh shfuqizimi i kësaj gjykate, ministri Tahiri thotë se do t’i kryejnë të gjitha obligimet që i takojnë.

“Çfarëdo ndryshimi i këtij ligji, ne, si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet, jemi të obliguar që ta zbatojmë dhe jemi në pritje se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, nëse do të jetë pjesë e agjendës së Kuvendit apo jo”, ka thënë ministri Tahiri.

Një alternativë tjetër e Gjykatës Speciale, nëse ajo shfuqizohet, mbetet edhe krijimi i një gjykate nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Për krijimin e një gjykate të tillë nga Këshilli i Sigurimit, ministri Tahiri ka thënë se nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar si Qeveri e Kosovës.

Ndërkaq, pjesëtarë të shoqërisë civile, iniciativën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e shohin si aventurë të rrezikshme që rrezikon të ardhmen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se themeli i një gjykate me seli në Kosovë që do të gjykonte krimet e luftës, bie në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në raport me Bashkimin Evropian dhe shtetin e Holandës.

“Ne nuk duhet të harrojmë faktin që Gjykata Speciale, tanimë është në fazën e fundit të funksionalizimit të saj. Nuk duhet harruar fakti se janë shpenzuar me dhjetëra milionë euro për funksionalizimin e kësaj gjykate, andaj edhe për Kosovën do të jetë shumë e vështirë apo një mision i pamundshëm që të themelojë një gjykatë të tillë në Kosovë”, konsideron Miftaraj.

Kurse, në lidhje me opsionin e krijimit të një gjykate nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Miftaraj thotë se pasojat në këtë rast do të ishin të parikuperueshme.

Ai shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar publikisht se nuk do ta pengojnë themelimin e kësaj gjykate nëse iniciohet nga Rusia në Këshillin e Sigurimit, e ku rol të madh do të kishin Rusia dhe Serbia, por edhe shtete të tjera që janë kundër shtetësisë së Kosovës.

Sipas tij, me këtë Kosova do të tregonte se nuk është e gatshme të marrë obligime ndërkombëtare dhe kjo do të ndikonte që shteti i Kosovës të pengohej gjatë anëtarësimit në organizata të ndryshme.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në fund të dhjetorit tentuan zhbërjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, ligj të cilin e votuan në vitin 2015. Nisma e tyre, u “pezullua” përkohësisht pas presioneve ndërkombëtare. Ndërkaq, në fillim të vitit 2018, disa nga nismëtarët e kësaj ideje, kanë deklaruar se nisma për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale do të rikthehet në Kuvend.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty./REL

 

Tags: gjykatëkapacitetekosovaKrimelufteS`kathemelojë

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
“Mundo Deportivo”: Mbaron telenovela, Coutinho tek Barcelona për 160 milionë euro

“Mundo Deportivo”: Mbaron telenovela, Coutinho tek Barcelona për 160 milionë euro

“Amerika do Fatmir Xhafajn për kryeministër! Peshqit e mëdhenj janë dorëzuar”

“Amerika do Fatmir Xhafajn për kryeministër! Peshqit e mëdhenj janë dorëzuar”

Deputeti i PS-së i nxin faqen qeverisë Rama: Po punon për tepsinë!

Deputeti i PS-së i nxin faqen qeverisë Rama: Po punon për tepsinë!

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik, arrestohet 21-vjeçari
Bota

Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik, arrestohet 21-vjeçari

by mirseda
11:26 | 13/05/2025
0

Një i ri 21-vjeçar është vënë në pranga nën dyshimin se ka ndezur zjarr në banesën e...

Carlo Ancelotti nis nga ‘puna’, kontakton me Neymarin për Kupën e Botës 2026…

Carlo Ancelotti nis nga ‘puna’, kontakton me Neymarin për Kupën e Botës 2026…

10:56 | 13/05/2025
Aksidentoi çiftin austriak, arrestohet 52-vjeçari nga Qeparoja

Aksidentoi çiftin austriak, arrestohet 52-vjeçari nga Qeparoja

10:54 | 13/05/2025
Arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit në Kukës

Arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit në Kukës

10:15 | 13/05/2025
“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren!

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren!

10:13 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com