Pas mbylljes së eliminatoreve të botërorit Rusi 2018, kombëtarja e Kosovës është në kërkim të një trajneri. Pasi Bunjaki ka dhënë dorëheqjen pas ecurisë së dobët që pati ekipi në këto eliminatore. Federat e Futbollit të Kosovës tashmë është në kërkim edhe të një trajneri që të marrë frenat e ekipit, por që ta ngrejë atë në nivele të larta, për të pasur një ecuri më të mirë në eliminatoret e Europianit 2020.
Pak ditë më parë u publikua në media se do të jetë legjenda e futbollit gjerman Matheus, por sot del në pah një emër tjetër dhe ai është italian. Presidenti i FFK-s, Fadil Vokrri, ka pasur një takim me italianin Rodolfo Vanoli, raportojnë mediat italiane.
Vanoli ka drejtuar ekipe të vogla, por ka një eksperiencë të gjatë si trajnerë. Kulmin si trajner e ka arritur në sezonet 2007-2009, kur në drejtim kishte ekipin e Udinezes. Kjo duket një skemë e njohur për në pasi edhe kombëtarja shqiptare ka në pankinë një trajnerë italian. Vocrri mbase është duke imituar strategjinë që ndoqi FSHF me De Bisani që na dërgoi në Euro 2016, dhe shpreson që një gjë e tillë të ndodhë edhe me përfaqësuesen e Kosovës.