Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kosova reagon ndaj deklaratës së Josep Borrell

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosova reagon ndaj deklaratës së Josep Borrell

Kosova reagon pas deklaratës së kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili ndër të tjera, aksionin e policisë kundër kontrabandës në veri të Kosovës e cilësoi si një veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Në Prishtinë dhe tek një pjesë e komunitetit ndërkombëtar ngjalli reagime deklarata e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili në thirrjen e tij për ndaljen e akteve të dhunshme në veri të Kosovës, u shpreh edhe mbi “veprimet e një anshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme”. Kjo deklaratë nga autoritetet e Prishtinës u interpretua si një kritikë e Borrellit, për aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës. Ky aksion u shoqërua nga një rezistencë e ashpër e serbëve lokalë, ku si pasojë 8 policë dhe 10 qytetarë u lënduan, pati shkrepje armësh zjarri në drejtim të policisë, u përdor gazi lotsjellës dhe u sulmuan edhe mediet që raportonin nga vendi i ngjarjes.

“Incidentet e dhunshme në veri të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne jemi në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin”, shkroi Josep Borrell në Twitter.

Reagimi nga Kosova – Krimi nuk ka etni

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në reagimin e saj për aksionin e policisë kundër kontrabandës me mallra, tha se “krimi s’ka etnitet dhe se kushdo që e kundërshton aksionin e policisë është në anën e krimit të organizuar”. “Lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe duhet të jetë e pakompromis. Policia e Kosovës dhe Autoritetet e Doganave ndërmorën një aksion legjitim kundër grupeve të organizuara kriminale të përfshira në kontrabandë, në disa lokacione në Republikën e Kosovës. Krimi s’ka etnitet dhe duke e lidhur në mënyrë false aksionin e sotëm me grupe etnike është thellësisht e papërgjegjshme dhe do të shërbejë vetëm për rritjen e tensioneve. Kushdo që është kundër këtij aksioni është në anën e krimit të organizuar dhe është kundër vlerave të sundimit të ligjit të BE-së”, shkroi Presidentja Osmani.

Edhe kabineti i kryeministrit Albin Kurti tha se “luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë e shtetit sovran”. “Andaj, askush, dhe në veçanti asnjë zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të përpiqet ta bëjë këtë problem politik apo etnik, dhe asnjë koordinim bilateral s’është i rëndësishëm në këtë rast, sepse luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran”, shkroi Luan Dalipi shef i kabinetit të kryeministrit Kurti.

Ambasada amerikane: E papranueshme dhuna ndaj autoriteteve, mediave, qytetarëve

Edhe ambasada amerikane në Prishtinë u rreshtua në anën e policisë së Kosovës dhe aksionit të tyre  kundër kontrabandës. Zëdhënësi i ambasadës, Eric Brassil, ka thënë se “ambasada amerikane e cilëson të papranueshme dhunën ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve”. “SHBA është e shqetësuar nga përgjigja që iu dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit”, tha zëdhënësi Brassil.

Reagim më të ashpër në drejtim të kreut të diplomacisë evropiane Josep Borrell bëri eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, e cila tha se “Borrell duhet të kritikojë shtetet, ku sundimi i ligjit nuk po implementohet”. “Ju lutemi kritikoni vendet ku sundimi i ligjit nuk zbatohet. BE duhet të mbështesë vendet që luftojnë Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Institucionet shtetërore që bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë”, shkroi Viola Von Cramon në Twitter.

Rohde: Jo krahasime me natën e kristaltë

Një krahasim i shefit të Listës Srpska Goran Rakiq i cili tha se në veri të Kosovës po ndodh si “Nata e kristaltë”, nxiti reagimin e menjëhershëm të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. Përmes një shkrimi në Twitter, Rohde tha se “është i papranueshëm krahasimi i aksionit të policisë në veri me natën e kristaltë”. “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. Mbroni Faktet”, shkroi ambasadori Rohde në Twitter. Situata në veri të Kosovës të enjten, një ditë pas aksionit të policisë kundër kontrabandimit me mallra paraqitet e qetë. /DW

Tags: Josep Borrellkosovaserbi

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”
Rajoni

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

09:48 | 06/03/2026
Next Post
Bie dollari, euro dhe paundi të stabilizuara

Njihuni me këmbimin valutor, 15 tetor 2021

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, temperaturat në rritje

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, temperaturat në rritje

“S’më telefonoi”/Çollaku-ish zëdhënëses: Florianës “një javorëshe në PD”

“S’më telefonoi”/Çollaku-ish zëdhënëses: Florianës "një javorëshe në PD"







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com